LIVE UPDATES
Ekonomi

BB: Shqipëria e Kosova me rënien më të fortë ekonomike në Ballkan pas Malit të zi

22 Tetor 2020, 21:11 Nga DOSJA
BB: Shqipëria e Kosova me rënien më të fortë ekonomike

Banka Botërore ka rishikuar në ulje vlerësimet e saj për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, si pasojë e ndikimit të pandemisë së COVID 19-ës, duke folur për një recesion të thellë të rajonit. “Aktiviteti ekonomik në Ballkan, parashikohet të tkurret me 4.8 përqind në 2020, ose – 1.7 pikë përqindje nën parashikimin e bërë në Raportin e Rregullt Ekonomik të pranverës 2020”, bëri të ditur sot Banka përmes publikimit të Raportit të saj të vjeshtës.

Në ulje, Banka ka rishikuar dhe rritjen e ekonomisë së Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat, pritet të kenë rënien më të fortë mes vendeve të rajonit, pas Malit të Zi. Serbia rezulton të jetë vendi në të cilin ndikimi i pandemisë parashikohet të ndjehet më pak. Sa i takon vitit të ardhshëm, Shqipëria dhe Kosova mendohet se mund të kenë rimëkëmbjen më të shpejtë, pas Malit të Zi, me një Prodhim të Brendshëm Bruto më të lartë.

Sipas Bankës Botërore, shkaqet e recesionit në Ballkanin Perëndimor janë “rënia e kërkesës së brendshme dhe të jashtme, dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit për shkak të masave të vendosura të kufizimit, të tilla si bllokimet e plota. Një valë e dytë e pandemisë në Ballkanin Perëndimor që nga mesi i qershorit dhe pasiguria politike rreth zgjedhjeve në disa vende kanë penguar më tej rimëkëmbjen ekonomike. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit dhe kërkesave të distancimit social, sezoni i turizmit veror në thelb konsiderohet i humbur, gjë që ka goditur veçanërisht rëndë Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi”.

Në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, kriza e COVID 19-ës vlerësohet të ketë shtyrë në varfëri mbi 300,000 njerëz, një numër i konsiderueshëm, por që, sipas Bankës Botërore, është më pak se gjysma e asaj që do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishin ndërmarrë masa si kundërpërgjigje.

Shqipëria, rënia ekonomike -8.4 përqind

Në raportin e saj të pranverës, Banka Botërore parashikonte që ekonomia shqiptare të tkurrej me 5 përqind, dhe në variantin më të keq në 6.9 përqind. Por tani, ato kanë shkuar më tej, dhe vlerësimi për aktivitetin ekonomik të vitit 2020 është për një rënie me -8.4 përqind, e ndikuar “nga ulja e konsumit privat, i cili pritet të ketë një kontribut negativ prej 5.2 pikë përqindje në rritjen ekonomike dhe nga eksportet që pritet të kenë kontribut negativ prej 3.4 pikë përqindje në rritjen ekonomike”. Sipas Bankës Botërore “pavarësisht gjithë financimeve të qeverisë për rindërtimin pas tërmetit, investimet pritet të kontribuojnë me vetëm 0.2 pikë përqindje në rritje”.

Raporti vlerëson se “pozita fiskale e Shqipërisë për vitin 2020 pritet të përkeqësohet me rritjen e parashikuar të deficitit në 8.5 përqind të PBB-së. Rënia e aktivitetit ekonomik pritet të ulë raportin e të ardhurave tatimore ndaj PBB-së nga 25.7 përqind e PBB-së në 2019 në 24.1 përqind. Të dy këta faktorë së bashku, të ardhurat e ulëta dhe deficiti i lartë fiskal, pritet ta rrisin borxhin publik të Shqipërisë në 81.4 përqind të PBB-së”.

Për vitin e ardhshëm “duke supozuar se pandemia do të vihet nën kontroll deri në fund të 2020-ës, PBB-ja parashikohet të rikthehet në rritje me 5 përqind, për shkak të rimëkëmbjes së eksporteve, konsumit dhe investimeve. Gjithashtu, vijimi i procesit të rindërtimit të strukturave të dëmtuara nga tërmeti pritet t’i japë hov rritjes ekonomike, siç ka ndodhur në situata të ngjashme në ekonomitë e tjera në zhvillim”. Por sipas Bankës Botërore “pas kësaj periudhe, rritja do të varet gjithnjë e më shumë nga konsumi privat, mbështetur nga rindërtimi pas tërmetit. Investimet private dhe ato publike do të kontribuojnë gjithashtu pozitivisht në rritjen ekonomike për sa kohë që qeveria do të vijojë reformat për përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimet në infrastrukturë. Sektori i shërbimeve, kryesisht ato që lidhen me turizmin, dhe sektori i ndërtimit, pritet të jenë kontribuesit kryesorë sektorialë në rritjen ekonomike”, thekson Banka Botërore.

Pak ditë më parë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e rishikoi në ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke parashikuar një recession me -7.5 përqind për vitin 2020, ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka bërë një parashikim më të zymtë, për një tkurrje në -9 përqind. Banka e Shqipërisë nga ana e saj ka deklaruar së fundmi se parashikimet e saj për momentin janë për një rënie me 7.6 përqind, ndërkohë që qevria, në projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm, vlerëson se për 2020-ën aktiviteti ekonomik do të bjeëë me 6.1 përqind.

Kosova, Prodhimi i Brendshëm Bruto do tkurret me 8.8 përqind

“Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret me 8.8 për qind në vitin 2020” vlerëson Banka Botërore në Raportin e saj periodik duke nënvizuar se “pandemia po ushtron trysni të paprecedentë mbi aktivitetin ekonomik. Vazhdimi i COVID-19 është duke ndikuar negativisht eksportet e shërbimeve, konsumin privat dhe investimet”. Sipas Bankës tkurrja ekonomike pritet të ndikohet kryesisht nga rënia e investimeve, që parashikohet të kontribuojë me -4.6 pikë përqindjeje, konsumi i përgjithshëm me -2.6 pikë përqindje, ndërsa për shkak të rënies së eksporteve të shërbimeve, eksportet neto do të kontibuojnë me -1.5 pikë përqindje.

Raporti vlerësn se “pa rritjen e dërgesave të emigrantëve dhe përgjigjen kundërciklike të politikës fiskale, tkurrja do të ishte më e thellë”. Flukset hyrëse të dërgesave deri në muajin korrik 2020 u rritën me 9.8 për qind, “me një rritje domethënëse në dërgesat që vijnë përmes kanaleve formale, të cilat kapin 47 për qind të totalit. Kjo konfirmon sa i lartë është kontributi i remitancave në rrjetet informale të sigurisë sociale në Kosovë”, nëvizon raporti.

Kriza e zgjatur e COVID 19-ës “do ta rëndojë pozicionin fiskal të Kosovës. Deficiti i përgjithshëm buxhetor pritet të arrijë në 9.5 për qind të PBB-së, nga 2.9 për qind që ishte në vitin 2019, për shkak të rënies prej 13 për qind të të ardhurave publike, shpenzimeve më të larta rrjedhëse për reagimin ndaj krizës, dhe tkurrjes domethënëse të PBB-së”

Kriza e COVID 19-ës pritet të ketë ndikim afatgjatë në aktivitetin ekonomik dhe siç thekson Banka Botërore “në varësi të kohëzgjatjes së saj, ajo mund të shkaktojë mbyllje të përhershme të bizneseve dhe humbje të vendeve të punës. Kjo do t’i kthente mbrapsht përfitimet zhvillimore të arritura me aq mund në Kosovë”

Ekonomia prite t’i rikthehet rritjes pozitive në 3.7 për qind në vitin 2021, dhe më pas të përshpejtohet në 4.9 për qind në vitin 2022, sipas Bankës Botërore e cila saktëson se “kohëzgjatja e pandemisë, ashtu si edhe madhësia e pasojave të saj ekonomike dhe sociale, janë ende shumë të pasigurta. Rimëkëmbja në vitet 2021 dhe 2022 do të varet edhe nga mënyra se si do të rikthehet rritja në BE, por dhe nga frenimi me sukses i pandemisë deri sa vaksinat të jenë përgjithësisht të qasshme. Për Kosovën, kufizimet e udhëtimeve ndërkombëtare -veçanërisht nga Gjermania dhe Zvicra – dhe reagimi i sektorit financiar ndaj një vazhdimi të zgjatur të pandemisë, janë përcaktuesë të tjerë të rimëkëmbjes”

Banka vë në dukje se “ka edhe potenciale që rritja të jetë edhe më ë lartë se parashikimi, varësisht nga sa efektive do të jetë qeveria në realizimin e plotë të planit për rimëkëmbjen ekonomike; kur dhe sa do jenë investimet nga zbatimi i marrëveshjes së kohëve të fundit për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë”.

Parashikimi i Bankës Botërore për Kosovën, është më i zymti nga institucionet ndërkombëtare financiare. Ndërsa Fondi Monetar parashikon një tkurrje prej 7.5 përqind, Banka Europian për Rindërtim dhe Zhvillim pret një rënie me -5 përqind.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi banka boterore banka boterore

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale