Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bizneset ndjehen pesimistë për të ardhmen e ekonomisë në vend nisur nga kriza e shkaktuar prej pandemisë, prandaj ata nuk kanë preferuar të marrin kredi për investime edhe në tremujorin e tretë të vitit.
Banka e shqipërisë në raportin e aktivitetit kreditues tregon se kërkesa për kredi e bizneseve është raportuar disi më e ulët në tremujorin e tretë të vitit 2020.
Kërkesa më e ulët për kredi është shfaqur vetëm në segmentin e biznesit të madh dhe në kreditë dhënë për financimin e investimeve.
Por është vërejtur një kërkesë e shtuar për kredi nga bizneset e vogla e të mesme, si edhe për për likuiditet.
Në tremujorin e fundit të vitit bankat presin zgjerim të kërkesës për kredi si nga biznesi i vogël e i mesëm, ashtu edhe nga ai i madh.
Bankat presin rritje të kërkesës për kredi për likuiditete, ndërkohë në kreditë për investime pritet një kërkesë pothuajse e pandryshuar nga një tremujor më parë.
Sipas bankave, mungesa e kërkesës për financimin e investimeve, si edhe kushtet e përkeqësuara të financimit kanë ardhur nga rënia e besimit të biznesit, si edhe nga situata aktuale ekonomike e perspektiva për të.
Kërkesa për kredi nga ana e bizneseve ka qenë për nevojat për: rifinancimin/ristrukturimin e borxheve ekzistuese; financimin për bashkimin e kompanive; si edhe financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues.
“Përtej faktorëve tradicionalë që ndikojnë në zgjerimin e kërkesës për kredi,skemat e garancive sovrane ofruar nga qeveria për të zbutur efektet negative nga Covid-19, si edhe fushatat e iniciuara nga vetë bankat,duket se kanë nxitur kërkesën për kredi nga ana e bizneseve gjatë këtij tremujori”, thotë Banka e Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë edhe bankat kanë shtrënguar standardet e kreditimit edh enë tremujorin e tretë të vitit 2020. Kjo si në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në atë të biznesit të madh, nxitur prej kredive dhënë me qëllim financimin e investimeve.
Kurse standardet e kreditimit për kreditë e akorduara me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet u lehtësuan disi në tremujorin e tretë.
Për tremujorin e fundit të vitit 2020, bankat presin që të vijojë shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset, duke qenë më evident në kategorinë e bizneseve të mëdha, si edhe në kreditë për financimin e investimeve. Nga ana tjetër, bankat u shprehën se do mbajnë thuajse të pandryshuara nga një tremujor më parë standardet e kreditimit për bizneset e vogla e të mesme, si edhe për kreditë me qëllim financimin e nevojave për likuiditet.
Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset u ndikua nga perceptimi i bankave për rrezik të shtuar lidhur me situatën ekonomike e perspektivën për të, si edhe me aftësinë paguese të kredimarrësit. Po ashtu, edhe toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut ishte faktor që luajti rol në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset. Pandemia dhe pasiguritë e lidhura me të u raportua sifaktor me ndikim shtrëngues në standardet e kreditimit edhe në këtë tremujor.
Marrë nga Gazeta “Si”
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Aplikacioni i Whatsapp-it ka bërë një ndryshim sërish, duke shtuar opsionin për t’i bërë “mute” përgjithmonë bisedave. Jo më pak se 2 muaj më parë Whatsap...
SHQIPËRI-Bashkitë në vend po krijojnë detyrime të shumta, duke mos kryer pagesat për investimet, mallrat dhe shërbimet, apo për vendime të ndryshme gjyqëso...
A do të bëhet Shqipëria “Parajsë fiskale”? A do të mbyllet regjistri i biznesit në mënyrë që të mos kenë akses mediat dhe qytetarët? Një proces i dyshimtë po zh...
Është publikuar sot Raporti i Bankës Botërore për ekonominë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i titulluar “Rimëkëmbje e pasigurt” fokusohet në për...
SHQIPËRI- Pagesat direkte nga buxheti në mbështetje të sektorit të shëndetësisë për të përballuar pandeminë Covid- 19 përllogaritën në 8,4 miliardë lekë os...
Përsa i përket pandemisë së koronavirusit, Meri Shehu në emisionin Rudina në Tv Klan është shprehur se nëse situata nuk rëndohet deri në 1 Nëntor, gjërat do ndr...
Ermira është nënë e dy fëmijëve, djem. I madhi në klasën e gjashtë, i dyti në klasën e tretë. Të dy ndjekin arsimin publik në Tiranë.Ermira shpjegon se djali i ...
“Do të të hedh bombën në shtëpi. Do të të vras vëllain”. Për një vit rresht një 17-vjeçare është kërcënuar nga shoku i klasës së 11-të në një shkollë në ...
SHQIPËRI-Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi parashikimet e reja për ekonominë e Europës, në të cilat shihet se Shqipëria ofroi masat më të pakta fiskale n...
TIRANË- Ditën e sotme ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka prezuantuar projekt-buxhetin e vitit 2021. Sipas ministres prioritet në këtë proje...