LIVE UPDATES
Ekonomi

Pse familjet e varfra shqiptare nuk e kanë prioritet arsimin, më shumë para haxhojnë për ushqime dhe qera

21 Tetor 2020, 15:01 Nga DOSJA

Ermira është nënë e dy fëmijëve, djem. I madhi në klasën e gjashtë, i dyti në klasën e tretë. Të dy ndjekin arsimin publik në Tiranë.

Ermira shpjegon se djali i madh ka një natyrë të veçantë, që nuk i vjen për shtat arsimi publik; klasa me shumë nxënës dhe mësuesesja e cila merret më shumë me nxënësit ekstrovers.

“Malindi është tejet kreativ, pëlqen artet, çdo gjë e bën kur ka frymëzim dhe nuk ka natyrë dominuese dhe imponuese. I bën gjërat ngadalë dhe me nge. Një natyrë e tillë nuk inkurajohet në arsimin publik në një klasë me 40 nxënës, por nuk kam çfarë të bëj. E kam rrotulluar nga të gjitha anët me bashkëshortin si mundësi për ta shpënë në shkollë private, por nuk e kemi shpënë. Sepse nuk na del të shpiem të dy fëmijët” – thotë Ermira.

Ndërsa tek e pyes nëse të ardhurat që kanë si familje i mjaftojnë për të bërë një jetë normale, më thotë se nuk iu lë gjë mangët fëmijëve që nga ushqimi i mirë, vëshjet dhe pushimet.

Ermira punon në një kompani private dhe e ka rrogën mbi mesataren, kurse i shoqi është profesionist i lirë.

Ajo mendon se fëmijët kur duan, pavarësisht se institucioni është cilësor ose jo, ata ia dalin.

“Mua për shembull, prindërit nuk kanë dashur të shkoj në shkollë të lartë. Për ta mjaftonte shkolla e mesme”- thotë Ermira.

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se familjet shqiptare të klasifikuara në 20% e poshtëm të të ardhurave mujore (pra të varfra), i kanë të fundit në listë shpenzimet për arsimin e përkthyer vetëm 0.2% të buxhetit të tyre mujor shkon për për të.

Grafiku i përpiluar me të dhënat e INSTAT tregon se pasi këto familje heqin shpenzimet për gjërat bazike si ushqimi dhe faturat, konsumojnë për duhan, alkool, argëtim, restorante.

Më shumë se gjysma e shpenzimeve mujore totale tek ky grup familjesh shkon për blerjen e ushqimeve, të cilave u dedikojnë 53.8% të totalit të shpenzimeve. Konsumi i ushqimeve tek ky grup është të paktën 13% më i lartë se mesatarja e përgjithshme. Shpenzimet për këto shërbime vlerësohen 16 herë më të larta se ato për arsim.

Sociologu Gëzim Tushi thotë për gazetën “Si” se “Familjet e varfra në të gjitha kuptimet (jo domosdoshmërit financiarisht) kanë fokus për të shpenzuar më shumë për mallra dhe shërbime që nuk u sigurojnë atyre një zhvillim të qëndrueshëm”.

Profesor Tushi sjell dy argumente për të mbështetur faktet: trashëgiminë kulturore dhe femonenin teknoprofetizmin (bindjen se mund të arsimohesh e të nxësh edhe vetëm përmes internetit).

“Është e vërtetë që ka një shpërpjestim të raportit, është një raport dikotomik i nevojave të familjeve që kanë një nivel të qëndrueshëm krahsimisht me ato në varfëri. Familjet dinastike ( me një trashëgimi kulturore, arsimore, financiare) që kanë një stof kulturor e kanë domosdoshëmri arsimin. Mirëqenia e tyre është e lidhur me zhvillimin arsimor sepse janë të bindur dhe ndërgjegjshëm se investimi në arsim, ju krijon një të ardhme të sigurt. Ky tutukadh i trashëuar u jep këtyre familjeve dinastike bindjen se arsimi ju mundëson të ardhmen e suksesshme. Ata kanë mundësi për të gjitha shpenzimet, por investojnë në mënyrë racionale. Ata kanë synim arsimin”– shpjegon profesor Tushi. Sipas tij, këto familje kursejnë nga të gjitha zërat e shpenzimeve për të investuar për fëmijët që ti shpien në institucionet më të mira arsimore, madje edhe duke marrë hua ose kredi.

Kurse, familjet e varfra, kanë sjellje të kundërt. “Ato kanë mungesë orientimi ndaj qëndrueshmërisë dhe harxhojnë në mënyrë kaotike. Këto familje nuk kanjë stof kulturor, bërthamë kulturore që iu ofron dëshirën për zhvillim të qendrueshëm, I cili vjen nga arsimi”.

“Familjet e varfra besojnë tek Teknoprofetizmi, që arsimi mund të bëhet përmes internetit, edhe pse jo të gjithë i disponojnë mjetet teknologjike. Por përmes internetit ti merr informacion, jo dije. Spostimi i përgjegjësisë të prindërve tek interneti, teknologjia është i gabuar dhe i dëmshëm për të dy; ai për prindërit, ashtu edhe fëmijët. Dinastikët kanë më censurë ndaj fëmijëve, janë më konservatorë, kurse të varfrit më të papërgjegjshëm”- Gëzim Tushi.

Argumenti i dytë që jep profesor Tushi për familjet e varfra të cilat sipas tij shpenzojnë në mënyrë kaotike dhe nuk e kanë në fokus arsimin, vjen sipas tij pasi ato besojnë tek Teknoprofetizmi, që arsimi mund të bëhet përmes internetit, edhe pse jo të gjithë i disponojnë mjetet teknologjike.

“Por përmes internetit ti merr informacion, jo dije. Spostimi i përgjegjësisë të prindërve tek interneti, teknologjia është i gabuar dhe i dëmshëm për të dy; ai për prindërit, ashtu edhe fëmijët. Dinastikët kanë më censurë ndaj fëmijëve, janë më konservatorë, kurse të varfrit më të papërgjegjshëm”- shpjegon profesor Tushi.

Kurse Ersida Teliti nga Qendra e Konsumatorit Shqiptar i konsideron absurde të dhënat e INSTAT ku tregohet se familjet e varfra frekuentojnë restorantet dhe bëjnë qejf.

Sipas saj, familjeve të varfra të ardhurat u dalin vetëm për bukë dhe rrezikojnë përherë të mos e përfundojnë muajin.

Por bie dakord që sjellja konsumatore shqiptare është e çuditshme dhe nxjerr në pah disa karakteristika që nuk dallohen në shoqëritë e tjera ku ka standarte dhe klasa të përcaktuara qartë e ku secila familje shpenzon sipas të ardhurave.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale arsimimi ne shqiperi arsimimi ne shqiperi


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës