LIVE UPDATES
Ekonomi

“Më kërcënoi se do më hedhë bombën në shtëpi dhe do më vriste vëllanë”/ Përdoruesi i drogës dhunonte ish të da

21 Tetor 2020, 14:53 Nga DOSJA
“Më kërcënoi se do më hedhë bombën në

“Do të të hedh bombën në shtëpi. Do të të vras vëllain”. Për një vit rresht një 17-vjeçare është kërcënuar nga shoku i klasës së 11-të në një shkollë në Tiranë, pasi ajo i dha fund lidhjes pas dyshimeve se i riu ishte përdorues droge dhe nën efektet e saj, kthehej në një person të dhunshëm. Por kur adoleshenti u braktis nga shoqja e shkollës, përplasjet mes tyre disa herë përfunduan për t’u zgjidhur tek mësuesit dhe në fund, çështja përfundoi në policinë numër katër në kryeqytet. Një burim policor i gazetës Si pohoi jozyrtarisht se adoleshentja A. A kallëzoi për përndjekje bashkëmoshatarin me inicialet O. N, i cili për shkak të moshës së mitur nuk u arrestua.

“Kam pasur një histori që nisi një vit më parë në nëntor 2019, O. N. e kam shok klase. Një ditë ai më kërkoi adresën e Instagramit dhe prej aty ne u afruam më shumë, derisa u lidhëm dhe unë u deklarova si e dashura e tij, – pohon në polici e mitura. Nxënësja shton se si i dashuri i saj nevrikosej shpesh dhe se si nuk vetëkontrollohej, veçanërisht sa herë përdorte hashash. Por nxënësja ka duruar deri ditën kur duke dalë nga shkolla nën shoqërinë e një shoqeje, ajo u sulmua nga ish i dashuri.

“Më vendosi dorën në qafë dhe në fytyrë, filloi të më shante me fjalë banale. Më pas erdhi mbas meje duke bërtitur dhe sharë, më pas më gjuajti me shpullë mbas koke, derisa u rrëzova përtokë ku edhe aty vazhdoi të më godasë me shkelma dhe grushte”, kujton në polici 17-vjeçarja.

Pas këtij problemi, adoleshentja ka hyrë me vrap në shkollë ku dhe ka takuar mësuesen.

“Gjatë kohës që ishim të lidhur bashkë, – rrëfen adoleshentja – ai ishte vazhdimisht i dhunshëm dhe shumë herë më kërcënonte se do më vriste vëllain në rast se ndahesha prej tij. E pyetur nga policia për rrethanat e njohjes, 17-vjeçarja kujtoj se historia me shokun e klasës nisi në tetor 2019 dhe bukuria e lidhjes ka zgjatur vetëm një muaj.

“Me justifikimin se ishte xheloz, ai nisi të ushtronte dhunë psikologjike, më tej me dhunë fizike. Gjatë gjithë kohës më ofendonte me fjalë banale. Madje, gjatë karantinës ai ishte aq xheloz, saqë më kërcënoi në telefon, – do të ther vëllain”.

Adoleshentja insiston se gjatë intensitetit të lidhjes edhe në Instagram, ajo i ishte rrëfyer për pikën e dobët që ishte i vëllai dhe familja ndaj dhe ish i dashuri e kërcënonte në këtë pikë. “Ai më thoshte do të hedh bombë në shtëpi, isha e frikësuar dhe nuk mundesha të flisja me prindërit. Ditën që më sulmoi, bisedova me mësuesen kujdestare”, thekson 17-vjeçarja. Siç bëjnë me dije burimet e gazetës “Si”, komisariati numër katër u njoftua nga mësuesit e shkollës, që pasi folën me nxënësen i kërkuan direkt praninë e oficerit të sigurisë në shkollë.

Mes personave që u pyetën është edhe mësuesja kujdestare, sipas të cilës ishte duke dhënë mësim kur nxënësja hyri duke qarë dhe i kërkoi ndihmë “Më kishin treguar nxënësit e tjerë, por vajza e mohonte ndonëse e kam pyetur herë pas here deri ditën kur u bind se duhet të fliste, – shton mësuesja përpara agjentëve të krimeve.

E pyetur se çfarë sjellje ka adoleshenti, ajo e përshkruan si një fëmijë dhe nxënës problematik që jo vetëm është i dobët në mësime, por që gjithashtu shpesh sillej agresiv. Për problemet e nxënësit me drogën mësuesit kanë ngritur supet, duke mohuar të kishin dijeni, ndërkohë që sipas policisë pas përpilimit të deklaratave, edhe pse nuk u arrestua, 17-vjeçari do të dërgohet në prokurori për t’u hetuar më tej për akuzën e përndjekjes.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet