“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Falsifikonin biletat e linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë, 1 në pranga dhe 2 në kërkim
11 Mars 2022, 08:00Nga DOSJA
TIRANË- Një 25-vjeçar, i identifikuar me inicialet A. Ç., është arrestuar pasi akuzohet se i jepte bileta qytetarëve, të cilat ishin të falsifikuara. Biletat nuk prodhoheshin në shtypshkronjën e letrave me vlerë në linjën e autobusëve Tiranë-Krrabë, ndaj si pasojë ka përfunduar në prangat e Policisë Ndërkohë që në kërkim janë shpallur, 39-vjeçari me iniciale V. I. dhe administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç.
Njoftim i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bileta”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Sekuestrohen bileta transporti të dyshuara të falsifikuara. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se tre shtetas falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të transportit publik, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bileta”, në kuadër të të cilit u në arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Ç., 25 vjeç, banues në Mushqeta, Tiranë, faturino i linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë.Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit V. I., 39 vjeç, banues në Baldushk, administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç, banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të linjës së transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Ç. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme biletash të dyshuara të falsifikuara.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, per veprat penale “Falsifikimi i letrave me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave”dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
(d.d/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Gazetari i ABC, Taulant Kopliku ka dhënë detaje nga rrugëtimi i tij i vështirë në Kiev të Ukrainës, mes sulmit të ashpër të Rusisë. Kompliku në fjalën e tij në ...
SHKODËR- 51 qytetarët të Vaut të Dejës janë proceduar penalisht pasi akuzohen se përmes mashtrimit kanë përfituar ndihmë ekonomike edhe pse nuk i plotëson...
TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka njoftuar se është ngritur një grup pune me avokat për të liruar qytetarët të cilët janë arrestuar gjatë protestave ...
BULQIZË– Gazetari Sami Curri ka përfunduar në polici. Kjo për shkak se ai kishte shpërndarë në rrjetet sociale, ftesën për protestën e qytetarëve për...