Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Familjarja e Endri Dumanit: Humbëm kontaktin para 1 jave me Evën, u mashtrua nga disa gra
27 Tetor 2020, 21:56Nga DOSJA
TIRANË- Sonja Ndregjoni, familjare e Endri Dumanit u shpreh se është gëzuar shumë për rikthimin e tij ndërsa presin pafund rikthimin edhe të Evës, e ftuar mbrëmjen e sotme në Open.
Ajo thotë se Eva nuk mund të pranojë që të radikalizohet sepse mezi priste që të rikthehej në Shqipëri, deri para një jave kur kishin komunikuar. Ndër të tjera ajo mendon se një grup grash të radikalizuara e kanë mashtruar duke i thënë se do ta dërgonin në një vend më të keq se atje.
“Jemi gëzuar pafund, të gjithë kemi qenë të përfshirë që para 7 vitesh, më shumë në atë periudhë kanë qenë babai, xhaxhallarët por u arrit nga shteti. pashë që kishte ndryshim në fytyrën e nënës së Endrit se ishim 7 vite që shikonim sytë e ngrysur dhe shpresoj të ketë ndryshim edhe kur Eva të kthehet. Është një teori që njëra nga gratë në kamp i ka mashtruar duke u thënë se i presin fatkeqësitë në kampin që do t’i dërgonin. Mund të jetë pamundësi e menaxhimit të situatës, e mendon veten si një grua në kamp tjetër. Unë personalisht nuk kam pasur kontakt, por babi ka pasur kontakt 1 javë më parë. Ishim në dijeni,kemi qenë këtë javën e fundit nuk e di nëse babai ka qenë më parë. Kanë humbur kontaktin me Evën, nuk kanë munsdur t’ia mbushin mendjen që po vjen në shtëpi. Eva ka qenë një vajzë që donte me shumë shpresë që të kthehej në Shqipëri. E mendoj të pamundur që Eva të jetë radikalizuar sepse donte shumë të rikthehej në shtëpi”, tha ajo.
Marrë nga: TopChannel
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Iris Luarasi është shprehur se Eva Dumani, shqiptarja e mbetur në kampin Al hol, i ka lënë një mesazh të vëllait. E ftuar në studion e “Opini...
TIRANË– Drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano ka rrëfyer se në momentin që janë gjendur pranë kampit Al Hol, kanë rrezikuar jetën.I ftuar në studion e...
TIRANË- Pse nuk u kthye Eva Dumani dhe vëllai i saj po… të ftuarit e sotëm në Open dhanë detaje për të gjitha mundësitë se pse Eva nuk u kthye në shtëpi.Dr...
TIRANË – Rikthimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri, është temë diskutimi në emisionin “Real Story”, në News24. Në një lidhje...
TIRANË– Shefi i Operacioneve Speciale Antiterrorizëm në Policinë e Shtetit, Indrid Doda dha shpresë se edhe Eva Domani të kthehet në atdhe së shpejti. I ft...
TIRANË– Gazetari Taulant Kopliku ka bërë thirrje që të mos përmendet emri i Eva Dumanit.Në një lidhje me Skype në studion e “Open”, Kopliku e krahaso...
TIRANË -Babai i Alvin Berishës, vogëlushit që rrëmbeu zemrat e shqiptarëve një vit më parë, teksa u shpëtua nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri, rrëfeu në...
TIRANË-Fiks Fare rikthen sërish në vëmendje rastin e Anila Vasilit nga Leskoviku e cila para 5 vitesh është ankuar në emision se mjekët nuk i kishin bërë v...