LIVE UPDATES
Politike

Familjet në Kinostudio rrezikojnë të mbeten jashtë banesave, Rushaj takohet me banorët

11 Mars 2021, 12:03 Nga DOSJA
Familjet në Kinostudio rrezikojnë të mbeten jashtë banesave, Rushaj

TIRANË– Drejtuesi i Fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Kinostudio, në njësinë numër 4 në Tiranë, aty ku është takuar dhe me banorët.

90 familje të një pallati të madh rrezikojnë të mbeten jashtë, pas vendimeve kontradiktore që janë marrë për këtë pallat pas lëkundjeve sizmike të 26 nëntorit 2019.
Ekspertimi i parë e nxori të detyrueshme thjesht për riparime të lehta, ndërsa një aktekspertim i dytë, siç tregojnë banorët i detyron ata të dalin jashtë sepse kanë vendosur ta shembin.


Banori: Përveç shkallës së parë që ka nevojë për riparime, kurse shkalla jonë vetëm diçka ka, të rregullojmë parapetat 1, edhe të suvatohet pallati. Babai im ka qenë brigadier këtu. Ti si mendon ndonjëri këtu se unë jam budalla të rri në shtëpi po qe shtëpia e prishur?! Ore, unë do lë kalamaqtë brenda në shtëpi dhe të rri këtu, budalla jam unë?! Ka ndonjë budalla që rri në shtëpinë e prishur?! Unë besoj se s’ka! Si thoni ju?! Ju si thoni?! Mund të jetë një po jo 90 familje! 80 familje! Hiq 10 që janë ustallarët etj, 70 familje nuk janë budallenj! Se pallatin e ka bërë babai im dhe ky zotëria këtu! Po thanë ata që do prishet unë jam i pari që do iki! E para. Edhe në rast se këta 10 veta do ta nxjerrin pallatin që do prishet, dakord! Më sill një avokat këtu dhe një notere që të bëjë noterinë këtu e ta prishin pallatin, unë shtëpinë e dua prapë këtu, pallati do bëhet prapë kaq sa është, 5 kate, prapë me 9 shkallë dhe çdonjeri të marrë sa metra të kemi, asnjë centimë më tepër! Jam në rregull?! Jo të prishet! Të ma marrin, se duan ta marrin këta, dihet se kush janë! Në rast se duan ta nxjerrin që ta prishin, më sill një avokat këtu, firmën kush është ustai, të bëjë noterinë me mua këtu. Unë e dua prapë shtëpinë ku e kam te shkalla 7, kati 2! Unë nuk dua lekë në dorë fare!
Pallatin në e bën për një javë a një vit është puna e vet! Shtëpinë e dua këtu! E fundit fare është kjo! O s’ka gjë fare, a më kupton?! Në rast se këta duan ta nxjerrin pallatin tonë për prishje, i bie të shembet gjithë Durrësi, e Shijak…

Alfred Rushaj: Ka ardhur njeri t’u ketë prezantuar ndonjë plan?

Banorët (Njëzëri): Absolutisht jo!

Banorja 2: Në mënyrë absolute! Asnjëherë!

Banori 1: Kjo bëhet për grabitje o zotëri! Nuk bëhet për plan e gjithë kjo! Duan të na përzënë neve, të na çojnë në fund të dynjasë e ta bëjnë për vete qendër tregtare, pallat.

Banori 3: Duan ta bëjnë qendër tregtare!

Banori 1: Do bëhet rrethrrotulli i Rrugës së Arbrit!

Alfred Rushaj: Ai ka ardhur t’jua shembi!

Banorja 2: Ne nuk jemi dakord të na shembet pallati!Kjo nuk është për tërmetin, kjo është për interesat e tyre! Prandaj, të lutem shumë, ne si banorë duam që ky pallat mos lëvizë! Nuk e di, prandaj kemi dalë të gjithë këtu! Nuk duam të shembet! Nuk luhet me jetën tonë! I kemi bërë me gjak! Kushdoqoftë! Ndokush i ka blerë ndërsa të tjerët i kanë bërë me krahë, me krahë, kanë mbajtur llaçin, cimenton, tullat, i kemi hipur lart! Kemi hyrë në këtë pallat pa shkallë, në ’91.

Banori 4: Kemi jetuar një vit duke e marrë ujin te burimi poshtë.

Banorja 2: Ne nuk jemi dakord për t’u prishur dhe të firmosim që edhe në rast tërmeti le të na zërë brenda!

Alfred Rushaj: Atëherë një sekondë zonjë, një sekondë! Ne e kemi parë dokumentacionin që na keni vënë në dispozicion.

Banorja 2: Po.

Alfred Rushaj: Na rezulton që këtu një herë ka një shkelje të hapur të ligjit! Është e qartë që këtu nuk bëhet për asnjë qëllim tjetër përveçse për të shpenzuar lekët që ju kanë vënë në dispozicion për të ndërtuar gjëra për tërmetin. Por kjo nuk ka, sipas gjykimit tonë, asgjë me dëmtimin që ky pallat ka!Është e qartë që këtu është shkelur ligji, me të dyja këmbët! Duke filluar që nga fakti që dëmtimet qenkan aq të mëdha, sa pallati do shembet ndërkohë që banorët këtu jetojnë brenda! Që është detyrim i bashkisë për ta bërë, këtë, nëse do ishte i tillë, ju do kishit ikur që të nesërmen!
Ky aktekspertimi ka datën 6.12.2019. Më datë 7 këtu do ishte vënë komplet shiriti, do kishit dalë jashtë!
Përveç kësaj, edhe nëqoftëse këtu do kishte ndonjë plan që kishte interes publik, kur të ishte bërë plani, sipas ligjit, bashkia duhet të kishte ardhur t’u prezantonte planin, të kishte marrë opinionin tuaj dhe mbi bazën e vërejtjeve, pëlqimeve apo jo kishte vendosur për zhvillimin e zonës.
Kjo që po ju them unë nuk është dëshirë as e Erion Veliajt, as e punëtorëve të tij, është detyrim që ia ka kërkuar ligji!

Banorja 2: Në radhë të parë detyrim njerëzor! Pastaj detyre!

Alfred Rushaj: Natyrisht e fillova me njerëzoren por duke qenë që këta njerëzore nuk kanë asgjë, unë po them që çfarë ligji i detyron! Në mënyrë të drejtpërdrejtë këta kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët!
Ajo çfarë ne do bëjmë: ditën e hënë do sjellim një person këtu, një avokat, tonin dhe do ju marrim një për një deklarimet e të gjithë banorëve që nuk janë dakord që kjo të shembet! Me kartë identiteti do paraqiteni këtu, do firmosim!
Do e ndajmë vendimin tonë në dy pjesë.

Banorja 2: Në rregull!

Alfred Rushaj: Një pjesë që po bëjmë tani që jemi në opozitë dhe një pjesë kur të jemi në qeverisje! Se ne gjykojmë që këtu nuk ka asgjë të pariparueshme!
Nëqoftëse ju na autorizoni, do bëjmë kallëzim penal!
Banorët (Njëzëri): Po, po!

Alfred Rushaj: Për të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë mes!
Do i kërkojmë Prokurorisë, gjëja e parë, të bëjë një ekspertim të pavarur! Sepse kemi dy akte ekspertimi! Të bëjë një akt ekspertimi të pavarur! Dhe nëqoftëse rezulton që ata që kanë firmosur për DS5-ën që është dëmtime për shembje atëherë duhet të mbajnë përgjegjësinë!

Banori 5: Të shkojnë para ligjit! Para ligjit!

Alfred Rushaj: Ata që kanë vendosur që ta bëjnë këtë punë me kokën e tyre, pa marrë opinionin e banorëve të shkojnë përpara ligjit.
Unë po ju garantoj se do e bëj këtë punë duke filluar që të hënën e javës tjetër dhe deri sa të mbarojë dokumentacioni me shpresën që shumë shpejt t’i çojmë aty ku duhet!
Padyshim që ne na keni në krahë! Sa herë që ju mendoni se duhet të vimë, na keni në krahë! Ervinin e keni këtu! Luanin e keni këtu! Padyshim që edhe unë do vij!
Por kjo është ajo që do bëjmë duke filluar që nga java tjetër! Zonjë më dëgjo një sekondë! Ne do sjellim një person dhe do ju marrim një për një firmat. E para do t’i çojmë letër bashkisë, ta dijë njëherë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë. E dyta sapo të mbarojmë këtë pjesën e dokumentacionit, të firmave tuaja, nëqoftëse na autorizoni ne përgatisim kallëzim penal!

Banorja 2: Po. Po!

Alfred Rushaj: Do i kërkojmë prokurorisë: 1. Të pezullojë të gjithë këtë maskaradë që po bëhet këtu me pronat tuaja! E dyta, të sekuestrojnë çdo dokumentacion që këta kanë bërë se këta i ndryshojnë letrat çdo javë. E treta, të ngrejnë një komision të pavarur për të thënë që pse thonë njëherë që ka dëmtime të lehta dhe pastaj thonë dilni nga shtëpia se duam ta marrim neve!Faleminderit juve!

Banor 6: Të falenderojmë nga zemra! Edhe suksese!

Banor 7: Edhe rrofsh që ke ardhur! E ke bërë tamam!

Alfred Rushaj: E kam për detyrë për të ardhur! Po tani ta vazhdojmë, që të hënën ta vazhdojmë dhe çfarë kemi mundësi të bëjmë të bëhet!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alfred rushaj alfred rushaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje