Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Fansat nuk e lënë vetëm! Dalin për Berishën sot në tubim, postimi që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale
20 Maj 2021, 12:09Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të dalë sot në një konferencë për shtyp, në orën 18:00, një ditë pasi u shpall non “grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një profil në Facebook, i përdorur nga mbështetësit e Berishës, me emrin “Shqipëria Fiton”, ka kërkuar që demokratët të mblidhen para hotelit për ta suportuar.
“Çdo demokrat dhe demokrate e ka obligim që sot ne 18:00 të jenë në Tiranë, pranë hotel Rogner për të mbështetur Sali Berishën!,“-shkruhet në profilin e Facebook. Ky postim është bërë viral, por nuk dihet nëse PD ka organizuar vërtetë një tubim në mbështetje të tij.
POSTIMI I PLOTË:
Çfarë ndodhi dje?
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.
TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefsh...
TIRANË– Astrit Patozi i ka dalë në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga SHBA, lajm ky i bërë i ditur një ditë më pa...
TIRANË– Një betejë për dinjitetin, një betejë personale për të mbrojtur dinjitetin e tij, kështu e ka quajtur ish-kryeministri Sali Berisha përballjen e ti...
TIRANË– Vazhdon debati në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. Anëtari i KAS, Ilir Rusmajli ka sqaruar se pyetjet që bën gjatë seancave dëgjimore janë pë...
TIRANË– Ndërkohë që politika dhe opinioni publik po ‘gëlon’ pas shpalljes non-grata nga SHBA për Sali Berishën, presidenti i vendit nuk ka bërë ende asnjë ...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla e komentoi lajmin e shpalljes non-grata të Sali Berishës nga SHBA, si një lajm të bukur. Balla tha se...
TIRANË– Debat në Komisionin e Sanksioneve dhe Ankesave për procesin e votimit në qarkun e Vlorës. Anëtari i KAS, Ilir Rusmajli është përplasur me juristin ...
TIRANË– Ralf Gjoni u shpreh ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë se disa prej deputetëve e dinin se Berishës nuk i lejohej që të shkonte në SHBA.Gj...
TIRANË- Marash Logu, jurist i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ka publikuar “provat”, që sipas tij tregojnë se zgjedhjet në Qar...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali tha ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë se i vjen keq që ish-kryeministri Sali Berisha ka mbushur botën me lajme për s...