"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Turqia kërkon ekstradimin Fatih Faruk Özer të arratisur në Shqipëri: mashtron investitorët me shumën prej 2 miliard dolla
23 Prill 2021, 15:16Nga DOSJA
TURQI–Ministria turke e Drejtësisë ka nisur procedurën për kërkimin me njoftim të kuq dhe ekstradimin nga Shqipëria për Fatih Faruk Özer, themeluesin dhe drejtuesin e platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex në Turqi.
Ministria e Brendshme në një shkresë më 22 prill konfirmoi se Özer ka udhëtuar nga Aeroporti i Stambollit drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës në Shqipëri dhe se ndodhet në këtë vend raportojnë mediat.
Teksa vazhdojnë procedurat e hetimit të zhvilluara nga Prokuroria e Stambollit, janë në pritje rezultatet e kërkesave të Ministrisë turke të Drejtësisë për publikimin e buletinit të kuq dhe arrestimin e përkohshëm të të dyshuarit në Shqipëri.
Dokumentet e siguruara nga Prokuroria për arrestimin në Shqipëri dhe ekstradimin në Turqi të Özer, pas përkthimit të nevojshëm nga Ministria e Drejtësisë ato i janë përcjellë Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme për veprimet e mëtejshme të nevojshme.
Në këtë kuadër Gjykata e Stambollit dha urdhrin e arrestit ndaj Özer për akuzat “mashtrim duke përdorur si mjet sistemet teknologjike, bankat ose institucionet e kredisë dhe formim të organizatës me qëllim kryerjen e krimit”.
Me udhëzim të Prokurorisë u krye kontroll në vendin e punës dhe u morën masa ndaj llogarive bankare të të dyshuarit.
Në këtë kuadër Prokuroria i përcolli Ministrisë së Brendshme dokumentet e nevojshme me qëllim për publikimin e (buletinit) njoftimit të kuq ndaj Özer.
(e.k/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar mbylljen e fushatës ditën e sotme dhe në orën 17:00 pritet të jetë në Durrës. Pikërisht takimi i organizuar nga ...
FIER-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasiten e sotme në Fier ku një qytetar i fierit ka goditur me thikë një 30-vjeçar me emrin Klajdi Driza dhe më pas ës...
ELBASAN– Videoja që po shikoni vjen nga Elbasani, ku shihet se si furgonat e Policisë së Shtetit, njëri pas tjetrit shkojnë pranë zyrave të Partisë Demokratike ...
TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me Ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe sot me Ambasadorin e Delegacionit të BE...
ELBASAN– Efektivë të Policisë së Elbasanit dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në zyrat e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit. Dosja.a...
ELBASAN– Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave po verifikon dy zëvendës drejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla dhe 8 pol...
LEZHË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Lezha, në rrethrrotullimin e këtij qyteti ku mbështetësit e Partisë Demokratike kanë nisur festën. Siç shihet ...
DIBËR– Shtabi socialist në Dibër ka mohuar që Denis Gjoli, një prej punonjësve të Bashkisë së Bulqizës që u kap dje në Maqellarë me 5 milionë lekë të...
TIRANË– Gazetari Erjon Skëndo ka ndarë intervistën që ka zhvilluar me mjekun epidemiolog, Ilir Alimehmeti në lidhje me vendimin e Komitetit Teknik të...