LIVE UPDATES
Bota

Fatlume Sadiku, shkencëtarja shqiptare që i ka “shpallur luftë” kancerit

12 Korrik 2019, 13:24 Nga DOSJA
Fatlume Sadiku, shkencëtarja shqiptare që i ka “shpallur

ZVICËR-Shkencëtarët janë njerëz të shenjtë për faktin se ata bëjnë ndryshime historike duke e ndryshuar të menduarit e botës, duke lënë gjurmë për të mirë. Ne kemi gra të shquara në fusha të ndryshme si art, kulturë, politikë e biznes por Fatlume Sadiku ka zgjedhur të sfidojë një shkencë më të vështirë. Dhe me përpjekjet, talentin e me karakterin e fuqishëm që ka, ajo gjithmonë ia del, shkruan albinfo.ch. Ajo sot është një shembull, një grua vizionare e angazhuar në shkencën e Informatikës, e fokusuar me hulumtime në Informatikën e Mjekësisë, e në veçanti në zhvillimin e metodave inovative për zbulimin e hershëm të kancerit.

Nuk është e vështirë ta përshkruash figurën e Fatlumes: e zgjuar, e bukur, e suksesshme, e dashur. Por është për tu habitur me guximin e saj; është ndër ato gratë e rralla që u hynë studimeve më revolucionare: një shkence, e cila është shumë premtuese edhe në luftën kundër sëmundjeve më të rënda.

Biografia

Fatlumja u lind në Pejë, ku e përfundoi edhe gjimnazin si laborante teknike e Biologjise. Edhe pse ajo kishte shumë prirje për Matematikë, u përcaktua për drejtimin e biologjisë meqë kishte dëshirë të madhe për të studiuar mjekësinë. E impresionuar nga fiziologjia e bimëve dhe e fascinuar nga bukuritë e natyrës, ajo më vonë vendosi dhe e studionte bujqësinë në Prishtinë. Por, edhe gjatë studimeve të këtij drejtimi, interesi i saj për temat që ndërlidheshin me mjekësinë mbeti i madh. Ai madje u shtua edhe më shumë, që nga dita kur ajo u njoh me Dr. Xhafer Sadikun, në atë kohë student mjekësie në Prishtinë. Ky interes u reflektua edhe në zgjedhjen e punimit për diplomimin e saj në bujqësi, me titull „Capsaicina dhe ndikimi i saj në shëndetin e njeriut“.

Në fund të vitit 1995 Fatlumja dhe Xhaferi, tani më të diplomuar dhe të martuar, migruan në Gjermani dhe banonin afër qytetit Frankfurt am Main. Me njohuri solide të  anglishtes, Fatlumja këtu nuk ballafaqohët me probleme të mëdha komunikimi me gjermanët. Por, me qëllim që t`i hapte dyert vetes për punësim, ajo angazhohët dhe shumë shpejt e mëson edhe gjermanishten. Në ndërkohë ajo ishte informuar se këtu mundësitë per punësim në lëmin e bujqësisë ishin pothuajse të barabarta me zero. Kjo e shtyri Fatlumen që të regjistrohej për një kualifikim të ri profesional si specialiste për marketing. Ky shkollim e përfshinte edhe trajnimin intensiv të pjesëmarrësve për një punë të avancuar me kompjuter.

Puna e parë, në një ambulancë radiologjike me teknologji të sofistikuar

Pas këtij kualifikimi, Fatlumes i hapen mundësi të reja për punësim si nëpunëse në firma të ndryshme në Frankfurt. Mirëpo, e shtyrë nga interesi i saj permanent për temat mjeksore, ajo vendos të punojë në një ordinancë të madhe radiologjike.  “Ishte një ndër ordinancat e rralla, të cilat në atë kohë posedonin sisteme për arkivim dixhital të raporteve dhe fotografive radiologjike si dhe sisteme për administrim elektronik të pacientëve”, thotë Fatlumja dhe vazhdon: “Krahas njohjes së gjuhëve te huaja dhe terminologjisë mjekësore, vendimtare për pranimin tim këtu ishte njohja shumë  e mirë e punës me kompjuter”.

Në këtë ordinancë Fatlumen të gjithë e quanin „specialistja e kompjuterit“. Dhe pikërisht këtu lindi dhe prej viti në vit u shtua dëshira e saj për t`i studiuar shkencat kompjuterike, pra informatikën. Tri vite më vonë kjo dëshirë e saj bëhët realitet: Xhaferi punësohet në një spital afër Passaut në Bayern si mjek në specializim të Mjekësisë Interne. Domosdoshmërinë për ta lëshuar punën në Frankfurt dhe për tu shpërngulur në Bayern Fatlumja e shfrytëzon si shans të jetës dhe i fillon studimet e saj në Universitetin e Passaut. Ajo këtu përcaktohet për studimin 5 vjeçar të Informatikës me studim minor (sekondar) në psikologji.

Pyetjes se si e kishte pritur rrethi familjar e shoqëror vendimin e saj dhe sa ishte i vështirë fillimi, Fatlumja i përgjigjet: “Meqë informatika konsiderohet si njëra ndër studimet më të vështira dhe unë tashmë i kisha mbushur 35 vjet, as unë vetë nuk kam qenë shumë e sigurt se do të kem sukses. I vetmi person që, krahas burrit tim, ka besuar shumë në suksesin tim, ishte vëllau i im, Bajrami. Ai jeton dhe punon në Gjermani, ku me vetëshkollim është aftësuar për zhvillimin e softëereve në gjuhë të ndryshme programuese.

Vështirësitë e mëdha, të cilat unë i pata në vitin e parë të studimeve, kërkuan me të vertetë një angazhim shumë të madh; shpesh më ka ndodhur të mësoj edhe deri në 16 orë në ditë, pa ndërprerje. Ky angazhim rezultoi me fitimin e shpejtë të njohurive (në radhë të parë atyre matematikore) të cilat mua më mungonin, por që ishin të domosdoshme për vazhdimin dhe përfundimin e suksesshëm të studimeve”, tregon për albinfo.ch shkencëtarja shqiptare.

Diplomoi si njëra ndër studentet më të mira të informatikës

Suksesi i treguar në provime i solli Fatlumes oferta të punës si asistente dhe doktorante nga tre profesorë të ndryshëm, ende pa e përfunduar punimin e saj të diplomës. Në këtë punim ajo u thellua në studimet e sistemeve inteligjente multimediale, të karakterizuara me aftësinë e tyre për ekstrahimin e informacioneve semantike (pra kuptimit) nga fotografitë, tekstet, videot apo audio-incizimet e ndryshme. Interesin e Fatlumes për këto sisteme e zgjoi posaçërisht përshtatja e tyre për analizimin dhe menaxhimin e dokumenteve mjekësore. Studimet i përfundoi me një notë mesatare ndër më të lartat dhe arriti të radhitet ndër studentët më të sukseshëm të informatikës në Universitetin e Passaut. Por, pranimi i ndonjërës nga ofertat e lartpërmendura për të punuar si asistente ishte i pamundur për Fatlumen ; ajo tani po jetonte në Zvicër, mëqë burri i saj (Xhaferi) kishte filluar të punonte si kryemjek në Bürgerspital të Solothurnit.

Jeton në Zvicër, por punon e studion edhe në Gjermani

Në një pauzë disamuajshe Fatlumja e ndihmon Xhaferin rreth hapjes së ordinancës së tij në Thalëil të Cyrihut, në të cilën ajo edhe sot është shumë e angazhuar. Por, e shtyrë nga ëndrra e saj e kahmotshme për të ndihmuar disi në luftën kundër kancerit, ajo u punësua në Qendrën Gjermane për Hulumtime të Kancerit (DKFZ) në Heidelberg të Gjermanisë. Në këtë qendër hulumtuese me renome botërore, më shumë se 1000 shkencëtarë, specialistë të disiplinave  të ndryshme (mjekë, biologë, inxhinierë të Informatikës etj.) punojnë me moton „Për një Jetë pa Kancer“. Fatlumja këtu punon në repartin „Medical Informatics in The Translational Oncology“ si hulumtuese dhe inxhiniere e informatikës. Por, në kuadër të një bashkëpunimi të këtij reparti me Kliniken Universitare në Frankfurt am Main ajo punon edhe si hulumtuese eksterne në një projekt për hulumtime të sëmundjeve (edhe kancerit) të rralla.

Tregimi për punën hulumtuese të Fatlumes nuk përfundon këtu; ajo paralelisht me punën e saj në Cyrih, Heidelberg dhe Frankfurt është duke i vazhduar studimet si doktorante eksterne në Universitetin e Passaut. “Në punimin e doktoraturës unë jam duke u marrë me zhvillimin e një sistemi inteligjent për analizimin e fotografive radiologjike (CT ose MRT), i cili do ta mundësojë zbulimin e kancerit të melqisë në një fazë shumë të hershme, në të cilën ky kancer dhe pothuajse të gjitha llojet e kancerit janë të shërueshme.

Billie Jean King ka thënë: “Kampionët luajnë deri sa të jenë fitues”, por a do të ndalet shkencëtarja jonë?

“Nga tetori i këtij viti unë do të punoj në një projekt të ri hulumtues në Zvicër. Ky projekt i quajtur „Medicina e Personalizuar“ ka zgjuar interesim të madh në të gjitha qendrat e mëdha hulumtuese të Botës. Në Zvicër ky është duke u udhëhequr nga katër spitalet universitare ku hyn edhe ETH në Cyrih. Unë do të punoj në spitalin universitar të Baselit”, thotë për albinfo.ch Fatlume Sadiku.

Nuk ka fund synimi i saj drejt zbulimeve në lëmin e Informatikës së Mjekësisë.

Mendjet e ndritura i japin Botës buzëqeshjen dhe gëzimin.

Si shqipëtarë krenohemi me Fatlume Sadikun.

“Për një jetë pa kancer”

E shtyrë nga ëndrra e saj e kahmotshme për të ndihmuar disi në luftën kundër kancerit, ajo u punësua në Qendrën Gjermane për Hulumtime të Kancerit (DKFZ) në Heidelberg të Gjermanisë. Në këtë qendër hulumtuese me renome botërore, më shumë se 1000 shkencëtarë, specialistë të disiplinave  të ndryshme (mjekë, biologë, inxhinierë të Informatikës etj.) punojnë me moton „Për një Jetë pa Kancer“.

Lajmi më i freskët në lidhje me sukseset e Fatlume Sadikut është emërimi i ri i saj në Spitalin Universitar të Bazelit

Fatlume Sadiku me post të rëndësishëm në Spitalin Universitar të Bazelit

Shkencëtarja shqiptare, Fatlume Sadiku, me prejardhje nga Peja që jeton e vepron në Zvicër e Gjermani ka marrë një post të rëndësishëm në Spitalin Universitar të Bazelit.

Ka qenë vetë ajo, që ka publikuar lajmin në rrjetet sociale.

Ajo ka marrë pozitën ICT Projekt Manager në Departmentin ICT të Spitalit Universitar në Bazel – i quajtur shkurt: USB.

Statusi i saj në Facebook

Lumja nga 1 Gushti 2019 ne poziten: ICT Projekt Manager ne Departmentin ICT te Spitalit Universitar ne Basel – i quajtur shkurt: USB.

Meqe une kurr nuk e kam besuar se do ta marr nje oferte te till vetem 8 muaj pas fillimit te punes sime ketu, gezimi i im per besimin e udheheqjes se IT-projekteve me karakter klinik dhe shkencor ne USB eshte shume i madh. Kjo oferte erdhi menjehere pasi u muarr vesh se une punet e lidhura me projektin aktual shkencor, perfundimi i te cilava ishte i planifikuar ne fund te Janarit 2021, une po i perfundoj me shume sukses ne fund te muajit Korrik 2019. Rezultatet e punes sime 8 mujore ne USB ishin teme e shume fjalimeve dhe prezentacioneve te cilat u mbajten te ejten e kaluar ne nje „Face-To-Face“- Meeting ne Bern, qe kishte te bente me fushen hulumtuese: Medicina e Personalizuar dhe Teknologjite e Nderlidhura (PHRT). Ne kete Meeting, ku une u paraqita me tri prezentime, u fol per te arriturat e deritashme ne te gjitha qendrat zvicerane te perfshira ne hulumtimet qe e kan per qellim zbulimin e hershem te Sepses me ndihmen e algoritmave intelegjent.

Marrë nga VOAL.CH

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni fatlume sadiku zbulimi i kancerit zvicer fatlume sadiku zbulimi i kancerit zvicer

Sondazh

Poll
Bota 12 Korrik 2019, 11:38

Merkel dhe dridhja: Himni ulur

Përse më parë askujt nuk i ka rënë ndërmend kjo zgjidhje? Vizita e kryeministres së re daneze të enjten (11.07) në Berlin e shoqëruar me nderime ushtarake dhe k...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit