LIVE UPDATES
Ekonomi

Fenomeni “Beni ecën vetë”/ Hipervigjilenca, ‘e keqja’ e prindërve shqiptarë

14 Tetor 2021, 16:16 Nga DOSJA
Fenomeni “Beni ecën vetë”/ Hipervigjilenca, ‘e

TIRANË- Prindërit shqiptarë kanë një mënyrë të tyre të ushtruarit të dhunës ndaj fëmijës dhe kur ata mendojnë se nuk ka. Organizata “Hyperactivity Albania” ka kryer një raport studimor në lidhje me ndikimin që ka sjellja prindërore në zhvillimin e fëmijës dhe ka dalë në disa përfundime shqetësuese.

“Parime të vjetra ku prindërit përdorin metoda shkatërruese të edukimit të fëmijës janë ndryshuar për shkak të kohëve moderne dhe tani fëmijët janë subjekt i një hipervigjilence prindërore (fenomeni i ri që i referohet një ndjeshmërie maksimale shqisore ndaj mjedisit)”, shkruhet në raportin e Hyperactivity Albania.

Në raport shkruhet se tashmë ka një fenomen edhe më kushtëzues ndaj fëmijës por jo formë fizike të dhunshme. Bëhet fjalë për ekstremin tjetër, atij të frikërave, pasigurive dhe paranojës prindërore për t’i paraprirë çdo kërcënimi të mundshëm të mjedisit ndaj fëmijës.

Nisur nga pyetja që dëshmon frikën dhe pasigurinë e çdo prindi e sidomos të atij lloji hipervigjilentësh: “Ҫfarë po ndodh me fëmijët tanë?” Organizata përcaktoi si qëllimin kryesor të kërkimit zbardhjen e historive, ngjarjeve dhe përvojave të rrëfyera nga specialistë që profesionin e tyre e kanë të lidhur ngushtë me zhvillimin e fëmijës në aspektin e shëndetit psikologjik, fizik dhe emocional. Ata dëshmojnë disa raste të veçanta të hipervigjilencës ku nëna e ushqen fëmijën 4 vjeç me ushqime të bluara në mixer duke i mohuar fëmijës ushtrimin e aparatit të të folurit dhe duke shkaktuar tek ai sindromën e belbëzimit; ku nëna i ofron iPhone për ta përdorur me një kohëzgjatje të madhe, sepse i druhet lotëve të fëmijës dhe mendon se duke qarë do të pësojë dëmtim në sistemin nervor, ndërkohë që ai fëmijë fiton instikte të kufizuara të autizmit virtual.

Këto janë episode nga jeta reale e këtyre prindërve, të cilët kanë ndarë emocionet, ndjesitë, frikërat dhe pasiguritë e tyre shumë të theksuara me këta profesionistë. Prindërimi hipervigjilent është një metodë e hershme, e cila gjendej edhe në sistemin e atëhershëm ku fëmijët ishin më pranë natyrës dhe shumë më larg pajisjeve elektronike. Shumë fenomene të kohëve moderne kane ekzistuar edhe më parë, thjesht popullata e atij sistemi nuk është prezantuar me terminologjitë e duhura.

Siç shkruhet në raport, në shumë sekuenca filmike të kinematografisë shqiptare të realizmit socialist, janë shfaqur sjellje hipervigjilente të prindërve kundrejt fëmijëve të tyre në rol.

Hulumtuesit e raportit kanë shkëputur një pasazh të shkëputur nga filmi shqiptar “Beni ecën vetë”

Beni, sa herë të kam thënë të mos rrish në dysheme, apo do të marrësh prapë të ftohtë?, – shprehet nëna.

Mami më lër të dalë pak jashtë se u mërzita, – thotë i biri.

Jo xhan, se fryn erë, – përgjigjet nëna.

-Po për ata nuk fryn erë moj mami?

-Fryn fryn, por ata nuk i gjen gjë!

-Po pse mua do të më gjejë gjë?

-Po edhe ty nuk të gjen gjë, por grykët…

-Grykët, grykët, mikrobet, një mijë herë më ke thënë, – përgjigjet furishëm Beni.

-Mos vrapo, se do djersitesh!

Në këtë film shfaqet edhe një fenomen që ekzistonte edhe në atë periudhë, që tani e ka një emërtim, i quajtur bullizëm. Shprehja “djalë mamaje” e shoqëron personazhin kryesor gjatë gjithë pjesës së filmit, për shkak se ai është rritur nën efektin e një kufizueshmërie të lirisë së tij për t’u djersitur, për t’u lënduar pak, për të luajtur në natyrë”, shkruhet në raport.

Nxitja e mendimit kritik tek fëmijët kur ata fillojnë të kuptojnë më mirë ngjarjet në përditshmërinë e tyre si në mjedisin familjar po ashtu edhe përtej saj, është fitorja më e madhe për një prind. Po si mund të arrihet kjo kur një fëmijë i kushtëzuar nga paranojat e prindit?

Në raport thuhet se një mënyrë e mirë për të ulur hipervigjilencën prindërore është që prindërit të bashkëpunojnë më shumë me mësuesit.

“Informacioni që ata mund të marrin mbi përditshmërinë e fëmijës mund t’i sigurojë ata për të qenë më të qetë, më të sigurt në mjedisin e përditshëm që frekuenton fëmija e tyre”.

Në përfundim të studimit, Organizata ka arritur në konkluzionin se mosha është një faktor biologjik që ndikon në rritjen e kurbës së hipervigjilencës prindërore. Prindërit e rinj në moshë kanë një vigjilencë të shtuar ndaj kujdesit të fëmijëve.

Gjithashtu, hipervigjilenca prindërore ndikon në rritjen e bullizimit të këtyre fëmijëve nga mjedisi i jashtëm. Ata janë subjekte të presioneve psikologjike të jashtme për shkak se janë të varur nga vëmendja dhe kujdesi i tepruar prindëror, një vëmendje që është një hap larg ndaj paranojës ku prindi manifeston simptoma të ankthit, stresit post-traumatik dhe pasiguri të shumta gjatë fazave të rritjes së fëmijës.

Nga ana tjetër, hipervigjilenca ka një avantazh që i referohet gjenerimit të informacionit të saktë mbi gjendjen aktuale të fëmijës dhe një disavantazh që krijon paaftësi të fëmijës për të qenë i lirë, i pavarur në socializim.

Marrë nga Gazeta Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale beni ecën vetë hyperactivity albania shqetesimet e prinderve beni ecën vetë hyperactivity albania shqetesimet e prinderve

Sondazh

Poll
Ekonomi 14 Tetor 2021, 13:46

TAP nis konsultimin publik për Kodin e Rrjetit

BAAR- Nga data 12 tetor 2021 deri në 11 nëntor 2021, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG do të zhvillojë një konsultë publike në lidhje me rishikimet në Kodin e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj