LIVE UPDATES
Ekonomi

Dhoma Amerikane mbledh Asamblenë, Kim: Kemi tri prioritete, Shqipëria të ‘pastrohet’

13 Tetor 2021, 16:41 Nga DOSJA
Dhoma Amerikane mbledh Asamblenë, Kim: Kemi tri prioritete, Shqipëria

TIRANË– Dhoma Amerikane ka mbledhur sot Asamblenë e Përgjithshme ku diskutohet mbi klimën e biznesit dhe zgjedhjet për Bordin drejtues. E pranishmë në këtë Asamble është është Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, dhe përfaqësues nga AmCham Ëashington dhe Kompania Bechtel.

I pari e mori fjalën Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço i cili u shpreh se Shqipëria duhet të orientojë politikat drejt mundësive euro-transantlantike. Jaço shtoi se vendi ynë duhet të përfitojë nga këto mundësi dhe të luftojë ‘ekonominë e zezë’, referuar informalitetit.

“Sot janë tre hije që karakterizojnë ekonominë shqiptare. Është ekonomia e bardhë, e cila është e pastër, por është edhe ekonomia gri dhe ajo e zezë. Dhe ju (anëtarët) punoni në ekonominë e paster por jeni duke paguar kostot e anës së errët të ekonomisë. Kjo nuk është e drejtë dhe duhet të marrë fund,”- tha Jaço ndër të tjera.

Presidenti i AmCham tha se ka një shqetësim në rritje dhe pakënaqësi me politikat e brendshme të vendit, pasi matësi vjetor i AmCham tregon se shumë shpesh praktikat në mënyrën e të bërit biznes nuk janë të drejta.

“Ka një shqetësim në rritje dhe pakënaqësi me politikat e brendshme të vendit. Indeksi i Biznesit, matësi vjetor i AmCham tregon se shumë shpesh praktikat në mënyrën e të bërit biznes nuk janë të drejta. Si rrjedhojë e kësaj situate, talente të reja profesionale janë duke parë mundësitë e largimit nga Shqipëria. Nëse duam të ndërtojmë vërtetë një ekonomi konkurruese, kjo është një kosto për të gjithë ne – përfshirë bizneset tona. Ne përgëzojmë Qeverinë për nismat në reduktimin e informalitetit të ekonomisë gri përmes faturimit elektronik të detyrueshëm por ne e inkurajojmë atë, që të bëjë më shumë përpjekje për të ç’rrënjosur ekonominë e zezë duke pranuar programet perëndimore mbi praktikat kundër pastrimit të parave. Këto masa do të rrisnin interesin e investitorëve seriozë drejt Shqipërisë. Koorporata Bechtel do të realizojë një nga projektet më strategjik të energjisë në Skavicë, me një impakt të jashtëzakonshëm në ekonomi dhe turizëm. Dhe përveç Bechtel, dy gjigandë të tjerë amerikanë, Excon Mobile dhe Açelerate janë duke përparuar me eksplorimin e një tjetër projekti domethënës energjetik. Vetëm këto dy projekte do të kenë impakt domethënës në ekonomi dhe në krijimin e vendeve të reja të punës, por shpresoj që këto të jenë dy projektet e para dhe të tjerë do të vijnë në vijim,”- shtoi ai.

Më pas foli ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e cila tha se SHBA-të kanë tre prioritete në Shqipëri, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Ajo shtoi se të gjithë duhet që t’i japin përparësi përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Sipas Kim, Shqipëria ka mundësi që të përmirësohet duke punuar në mënyrë që të ketë edhe gjykata e institucione ‘të pastra’ nga krimi.

“T’i ngremë marrëdhëniet e biznesit në të njëjtin nivel me SHBA-në.  Shumë mund të përfitohet në Shqipëri, pasi ka një ekonomi në rritje, duhet të kemi qasja në më shumë produkte. Pothuajse një vit më parë ne nëshkruam një memorandum për marrëdhënien ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe pamë rezultate të ndjeshme. Një javë më parë ishim në hidrocentralin e Skavicës që do të ndërtohet nga një kompani amerikane. Mbetet ende shumë punë për t’u bërë. U bëj thirrje që të jetë prioritet përmirësimit të klimës së biznesit, për të përmirësuar potencialin që ndodhet këtu,”- tha Kim ndër të tjera.

(i.a;F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi dhoma amerikane e tregtise dhoma amerikane e tregtise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet