6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Përdorimi i fondeve publike për përballimin e fatkeqësive natyrore, tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë Covid-19 është bërë në mungesë të plotë të transparencës.
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar inspektoi zhvillimet ekonomike në vend javën e kaluar dhe në përfundim lëshoi një deklaratë, në të cilën u shpreh se, qeveria shqiptare nuk është treguar transparente për përdorimin e fondeve publike për menaxhimin e këtyre fatkeqësive. Madje Fondi inkurajoi KLSH-në të përfundojë dhe të publikojë raportet e auditit për menaxhimin e pandemisë dhe projektin e rindërtimit.
“Duhen masa për të rritur transparencën dhe llogaridhënien lidhur me shpenzimet e kryera me procedura emergjence. Këto masa duhet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe përdorimi i fondeve të rindërtimit duhet të jetë subjekt i kontrollove standarde të menaxhimit të financave publike” sugjeroi Fondi.
Më tej, deklarata e FMN-së, cilësoi “Mirëpresim publikimin e afërt të raportit të auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për shpenzimet e lidhura me tërmetin dhe pandeminë në vitin 2020”.
Projekti i rindërtimit të pasojave të tërmetit është angazhimi më i madh fiskal i viteve të fundit nga fondet publike. Gjatë këtij viti janë në vënë në dispozicion 28 miliardë lekë, rreth 240 milionë euro nga buxheti i shtetit. Mirëpo procesi i rindërtimit po zhvillohet me mungesë të plotë transparence, teksa kontraktorët e punimeve janë zgjedhur me negocim.
Në dy vitet e fundit, nëpërmjet buxhetit të shtetit, qeveria ka ofruar një paketë të konsiderueshme për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, por alokimi i fondeve ka qenë i vakët dhe shumë larg planifikimeve si vitin e kaluar, edhe ketë vit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë 8-mujorit 2021, fondet e çelura për rindërtimin ishin 15,7 miliardë lekë, ose sa 53% e planit vjetor prej 28 miliardë lekësh, poshtë planit të periudhës prej 18 miliardë lekësh. Alokimet mujore të 2021 tregojnë se, nga fondet e shpenzuara në 8-mujor për riparimin e pasojave të tërmetit, 26% (3.9 miliardë lekë) u përdorën në muajin prill në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Edhe vitin e kaluar, qeveria planifikoi të investonte në programin e rindërtimit 28 miliardë lekë, por në realitet u shpenzuan pak më shumë se 16 miliardë, ose rreth 60% e planit vjetor.
Ndryshe nga zërat e tjera të shpenzimeve, fondet e rindërtimit do të mbartën vit pas viti në buxhetet pasardhëse deri sa të realizohen të gjitha investimet e programuara.
Shumica e projekteve të mëdha po ndërtohen me donacione, teksa qeveria e ka rritur borxhin publik pikërisht për financimin e programit. Në fondin total të rindërtimit mungon transparenca se sa fonde janë nga donatorët dhe sa nga burimet e brendshme buxhetore.
Ndër projektet më të mëdha janë ndërtimi i 524 apartamenteve në Kurbin nga qeveria turke, ndërtimi i 2000 apartamenteve në Durrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërtimi i 22 shkollave në fazën e parë dhe rreth 40 në fazën e dytë nga Komisioni Europian etj.
Krahas transparencës për fondet e tërmetit, në deklaratën e fundit, FMN bëri thirrje për frenim të shpenzimeve jo të domosdoshme dhe kritikoi ashpër projektet e parteritetit publik privat (PPP).
Marrë nga MONITOR
LEXO EDHE:
Treguesit e FMN-së, Tabaku: Situata në kufijtë e çmendurisë, qeveria po dështon
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Situata shëndetësore e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka ndikuar edhe për 2021 në treguesit e shërbimit spitalor publik.Sipas raportit të monitorimit të Minist...
Shqipëria duhet të investojë tek njerëzit dhe të bëjë konsolidimin fiskal dhe të përmirësojë transparencën fiskale, tha përfaqësuesja e FMN-së, Yan Sun. Ne shoh...
Institucionet publike kanë vijuar të shfaqin problematika sa i takon raportimit për shpenzimet e kryera të reflektuara në sistemin informatik financiar të qever...
Shqiptarët ende e konsiderojnë martesën si mjetin kryesor për krijimin e familjes. Në vitin 2019, Shqipëria u renditet e treta në Europë për numrin e martesave ...
Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy shtetet që e kanë energjinë elektrike për familjarët, më të shtrenjtën në rajon, sipas tabelave të publikuara në faqen e Institu...
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka zhvilluar sot dy ankande për të blerë 44.400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-1...
SUEDI– David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens kanë fituar çmimin Nobel në ekonomi këtë vit. Treshja bashkëndanë çmimin mbi përdorimin e...
Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) pjesë e OSHEE Group do të hapë këtë të hënë një procedurë te re ankandi për sigurimin e sasisë së energjisë për konsum në vend...
Në shtator, indeksi i çmimeve të konsumit në grupin “Bukë dhe Drithëra” u rrit me 4.3% në raport me shtatorin 2020.Këto ishin ritmet më të larta të rritj...
Arkitekti amerikan Kris Hasler para 13 vitesh arriti në Gjirokastër si vullnetar i Korpusit të Paqes dhe vendosi të jetojë në këtë qytet. Ai herë pas here përfs...