LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e çmimit të energjisë, FMN: Prek të varfrit, sugjerojmë të mbështeten

12 Tetor 2021, 13:00 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të energjisë, FMN: Prek të varfrit,

Shqipëria duhet të investojë tek njerëzit dhe të bëjë konsolidimin fiskal dhe të përmirësojë transparencën fiskale, tha përfaqësuesja e FMN-së, Yan Sun. Ne shohim financime në investime që nuk janë të nevojshme, të cilat duhet të frenohen. Znj.Sun ishte e rreptë në këshillat që dha për menaxhimin e buxhetit për projektet e PPP-së, këshilla që i kanë dhënë dhe në deklaratat e tyre të mëparshme.

Deklarata u bë në një konferencë të përbashkët për shtyp, mes përfaqësueses së FMN-së, Yan Sun, guvernatorit të bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe ministres së financave Delina Ibrahimaj.

Fondi dhe qeveria kanë rishikuar ndjeshëm me rritje pritshmërinë për ecurinë ekonomike këtë vit, në 7.6-7.8%, nga 5-5.5% që ishte vlerësimi fillestar.

Edhe në deklaratë, Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë shqiptare që të rrisë transparencës e shpenzimeve publike ndërsa investimet publike tejet ambicioze të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) duhet të moderohen. FMN këshilloi që mbështetja buxhetore duhet të orientohet me mirë tek personat që kanë më shumë nevojë. Gjithashtu, besueshmëria e buxhetit dhe kuadrit fiskal duhet të forcohet dhe rreziqet fiskale në rritje duhet të monitorohen dhe menaxhohen më mirë.

“Rritja e shpejtë e stokut të partneriteteve publike private (PPP) —që pritet të arrijë në 50 për qind të PBB–së në 2021, nga 33 për qind në vitin 2018—kërkon dyfishimin e përpjekjeve për të forcuar menaxhimin e investimeve publike (MIP). Investimet publike të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) janë rritur me shpejtësi që nga viti 2020.

Sfidat kryesore përfshijnë mungesën e transparencës mbi tejkalimin e kostove dhe af ateve f illestare dhe mosrespektimin e proceseve të miratuara të përzgjedhjes dhe miratimit të projekteve, përfshirë këtu kur PPP–të përdoren për të anashkaluar tavanet buxhetore af atmesme. Është e rëndësishme të forcohet kapaciteti e MFE–së për të vepruar në mënyrë pro–aktive si një barrierë në përzgjedhjen e projekteve dhe të angazhohet në mënyrë aktive në proceset e vlerësimit dhe monitorimit. Duhet te bashkerëndohen proceset për projektet e f inancuara nga buxheti dhe PPP–të”, thuhet në deklaratë.

Si FMN dhe ministra e financave bënë të ditur se do të fillojë zbatimi i një strategjie të shëndoshë të të Ardhurave, e cila parashikon heqjen e përjashtimeve fiskale.

Fondi ishte virtualisht dy javë në Shqipëri, që kishte për qëllim kryerjen e një analize të thelluar të ecurisë ekonomike të Shqipërisë dhe dhënien e rekomandimeve. “Këto rekomandime janë mjaft të rëndësishme”, tha Ibrahimaj, por është dhe një pikë reference për aktorët e ekonomisë.

Ibrahimaj tha që pas dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia i është rikthyer normalitetit dhe po kalon një moment mjaft të favorshëm, duke tejkaluar edhe pritshmëritë e fillim vitit. Ky moment favorizues merr më shumë vlerë me shfaqjen e disa rreziqeve si kriza energjetike dhe disbalancat në kërkesë e ofertë të produkteve ushqimore. Këto risqe nuk bëjnë kërcënim serioz për ekonominë dhe do të jenë të përkohshme, por gjithsesi janë marrë masat.

Ibrahimaj tha se megjithë ndikimin e rëndë të dy goditjeve të tërmetit dhe më pas pandemisë, për shkak të politikave të ndërmarra, rimëkëmbja është më e mirë sesa pritej dhe përbën një test real të aftësisë përshtatëse të ekonomisë tonë.

Pavarësisht recesionit të vitit të kaluar, fondamentet kryesore të ekonomisë i kanë rezistuar mirë goditjeve. Rënia ekonomike ishte më e forta në tremujorin e dytë, ndërsa i gjithë viti 2020 u mbyll me një recesion prej -4%, që ndonëse më i forti në tre dekada ishte më i ulët sesa pritshmëritë mbi -6%. Edhe tregu i punës ka qenë fleksibël, i ndikuar dhe nga masat mbështetëse.

Rritja e deficitit të llogarisë korente nuk ka qenë në shkallë shqetësuese, tha Ibrahimaj. Kursi ishte i stabilizuar, sistemi financiar dhe aktiviteti i ndërmjetësimit ishin të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, kredia u rrit me 7%, sistemi ka vijuar të akumulojë kursime të bollshme, kreditë me probleme janë ulur. Financat publike ishin po ashtu të qëndrueshme, përtej përkeqësimit të borxhit publik e deficitit, që erdhën si rrjedhojë e masave për të përballuar krizën shëndetësore dhe rënien ekonomike. Borxhi publik u rrit me rreth 10 pikë përqindje. Por, kjo politikë fiskale zgjeruese ishte e pashmangshme për të shmangur pasojat në ekonominë e vendit.

Ecuria e buxhetit deri tani duket e mirë, sidomos në kahun e të ardhurave. Këto të fundit janë 5% më shumë se 2019-a për 8 mujorin. Deficiti fiskal është poshtë planit të periudhës dhe na krijon hapësirë që të akomodojmë nevojat shtesë që mund të kemi nga problematikat e energjisë.

Ibrahimaj tha se po hartohet buxheti i vitit 2022 dhe atij afamesme. Politika fiskale në afatmesëm do të vijojë të ketë si objektiv primar konsolidimin fiskal. Borxhi do vijojë reduktimin vit pas viti. Balanca primare do të kthehet brenda rregullave nga viti 2024.

Ibrahimaj tha se në kuadër të planit afatmesëm të të ardhurave, në bashkëpunim em FMN do të hiqen përjashtimet tatimore.

Për ketë vit, nëse pandemia nuk përkeqësohet dhe thellemet e ekonomisë nuk do tronditen, presim një rritje prej 7.6% këtë vit, ndërsa në afatmesëm do të jetë 4-4.5%. kjo rritje në afatmesëm do të gjenerohet nga kërkesa e brendshme.

Rreziqet mbeten të balancuara, por pasiguria e parashikimeve vijon të mbetet e lartë, tha Ibrahimaj. Rreziqet negative që mund të absorbohen në të ardhmen janë rritur, si psh ai i energjisë.

Efekti i çmimeve i përkohshëm, FMN kundër uljes së pragut të TVSH-së, të mbështeten shtresat e varfra

Efekti i çmimeve tha përfaqësuesja e FMN-së do të jetë i përkohshëm. Qeveria në politikat e saj duhet të adresojë shtresat e varfra, që kanë të ardhura të ulëta dhe janë në programe ndihme. Nuk rekomandojnë subvencionimet e gjera.

Sa i takon propozimit të PD-së për uljen e TVSH-së, ne jemi kundër ndryshimeve të sistemit të taksave, sepse komplikon të ardhurat dhe nuk transmetohet në uljen e çmimeve dhe nga kjo përfitojnë më shumë ata që nuk kanë nevojë për ndihmë.

Sejko: Politika monetare do vijojë lehtësuese, goditja e çmimeve e përkohshme

Edhe guvernatori Sejko tha se rritja e çmimeve është goditje e ofertës së importuar dhe do të jetë kalimtare. Banka nuk parashikon të ndryshojë menjëherë politikën e saj monetare. Do të ndjekim politikën monetare akomoduese. Rritja e çmimeve të gazit e naftës do të transmetohet në produktet e tjera. Do të monitorojmë ndikimin e tyre në nivelin e inflacionit. Objektivi ynë është niveli i 3% dhe presim që ky objektiv të arrihet në vitin 2022.

Nëse do ketë ndikim të fortë në inflacion, nëse rritja e çmimeve në produktet bazë do jetë e fortë, do jemi të gatshëm të rishikojmë qëndrimin e politikës monetare, duke rritur normat e interesit. Por për momentin goditja do jetë kalimtare.

Deklarata e FMN

Ekonomia e Shqipërisë ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë. Pas vitit të vështirë 2020, aktiviteti ekonomik po ringrihet fuqishëm. Politikat luajtën rol kyç në ruajtjen e jetëve dhe mjeteve të jetesës, duke i hapur rrugë rimëkembjes ekonomike. Sfidat kryesore tani janë të dyfishta: Së pari, investimi me efikasitet tek njerëzit dhe ekonomia për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të vendit; së dyti, rindërtimi i hapësirës për manovrim të politikës f iskale, për të ulur def içitin shumë të lartë fiskal dhe raportin e borxhit publik. Mënyra për të kapërcyer këto dy sfida është ndërtimi i një strategjie ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore dhe përmirësimi i transparences dhe cilësisë së investimeve publike. Me një tjetër mandat, qeveria është e mirë vendosur për të adresuar këto sfida dhe për të kërkuar mbështetjen e të gjithë aktorëve të interesuar të shoqërisë në funksion të këtij qëllimi. Konkretisht:

Tani është koha për të miratuar një plan të besueshëm të rregullimit fiskal afatmesëm, mbështetur nga një Strategji e shëndoshë e të Ardhurave që duhet të ndërmerren në periudhën af atmesme. Ajo që nevojitet qe kjo strategji të jetë e suksesshme, është para së gjithash angazhim dhe udhëheqje e fortë politike. Në të njëjtën kohë, duhet rritur cilësia dhe transparenca e shpenzimeve publike ndërsa investimet publike tejet ambicioze të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) duhet të moderohen. Mbështetja buxhetore duhet të orientohet me mirë tek personat që kanë më shumë nevojë. Gjithashtu, besueshmëria e buxhetit dhe kuadrit f iskal duhet të forcohet dhe rreziqet fiskale në rritje duhet të monitorohen dhe menaxhohen më mirë.
Ndërsa politika fiskale mbështetëse të vijë duke u ulur, politika monetare duhet të vazhdojë të mbetet lehtësuese. Shtrëngimi i politikës monetare nevojitet vëtem nëse ka indicie të qarta se presionet inflacioniste po zgjerohen dhe janë të qëndrueshme. Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të monitorojë me kujdes zhvillimet e stabilitetit financiar, sepse ndikimi i goditjeve vazhdon të jetë prezent në sistemin bankar.
Më e rëndësishme, Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, të ulë dobësitë që burojnë nga korrupsioni, të rrisë konkurueshmërinë që të mbështesë realizimin e qëllimeve dhe aspiratave të saj të zhvillimit afatgjatë.

Ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri ndaj dy goditjeve të mëdha Pas një periudhe kontraktimi me 4 për qind në vitin 2020, ekonomia po ngrihet f uqishëm me rritje të parashikuar prej 7.8 për qind në vitin 2021, nxitur nga mbështetja e vazhdueshme e politikave monetare dhe fiskale, nga rindërtimi, pakësimi i kufizimeve të lëvizjes, prodhimi i lartë të energjisë elektrike f alë kushteve të f avorshme të motit në pjesën e parë të vitit, si dhe një sezoni turistik relativisht të mirë. Ne parashikojmë që rritja ekonomike do të normalizohet në 3.8 për qind në vitin 2022, duke reflektuar më pak mbështetje nga politikat fiskale dhe maturimit të ef ektit të rimëkembjes. Norma e inf lacionit është rritur për shkak të çmimeve më të larta të ushqimeve dhe energjisë, por inflacioni bazë deri tani ka mbetur i qëndrueshëm dhe presionet inf lacioniste të ulëta. Dalja e varianteve rezistente ndaj vaksinave në nivel global apo shpërthimeve të lokalizuara në Shqipëri, potencialisht kushteve më të shtrënguara globalef inancimi, si dhe rritja e çmimeve të energjisë në nivel global, përfaqësojnë rreziqe të mëdha në kahun rënës në perspektivën ekonomike. Një normalizim më i shpejtë nga pandemia përf aqëson një risk në kahun rritës.

Me forcimin e rimëkëmbjes, politika fiskale duhet të kthehet drejt konsolidimit që t’i bëjë ballë goditjeve të ardhshme dhe të ulë borxhin, duke plotësuar ndërkohë nevojat për zhvillim të Shqipërisë–të gjitha këto do të varen nga rritja e të ardhurave tatimore.

Ndërkohë që rritja e konsiderueshme e def icitit në vitin 2020 ishte e nevojshme për të zbutur ndikimin e goditjeve, politika f iskale në vitin 2021 është më ekspansioniste sesa nevojitet.

Pavarësisht një arkëtimi më të mirë në të ardhurat tatimore, defiçiti primar do të mbetet në nivelin e 4.6 për qind të PBB-së, i ngjashëm me atë në vitin 2020. Borxhi i përgjithshëm i qeverisë parashikohet të rritet në pothuajse 80 për qind të PBB-së, në f und të vitit 2021, ndër më të lartit në rajon. Borxhi pritet të bjerë gradualisht, pasi masat mbështetëse dhe rindërtimi të përf undojnë dhe të respektohet rregulli fiskal i një bilanci primar fiskal të paktën zero duke filluar nga viti 2024, në zbatim të Ligjit Organik të Buxhetit (LOB). Pa përpjekje të mëtejshme për rregullim f iskal, ne parashikojmë që borxhi të mbetet mbi normën 70 për qind të PBB-së në periudhën af atmesme. Nevojat bruto të f inancimit të qeverisë mbeten të larta në rreth 20 për qind të PBB-së në vit.

Bilanci i autoriteteve për të mbajtur nën kontroll defiçitin fiskal dhe për të ulur borxhin përpara goditjeve u ka krijuar atyre besueshmëri dhe hapësirë për politikat e ndjekura, duke i lejuar të reagojnë shpejt për të mbrojtur Shqipërinë nga ef ektet më të renda të goditjeve. Tani është thelbësore të përdoret rimëkëmbja ekonomike për të rikrijuar hapësirë për politikat fiskale. Një plan i besueshëm afatmesëm rregullimi—është më mirë të f ormulohet tani dhe të zbatohet duke filluar nga viti 2022—duhet të përcaktojë masa për të zvogëluar defiçitin primar në rreth 2 për qind të PBB-së në vitin 2022, si dhe të arrijë në mënyrë të qëndrueshme një balance primare pozitive prej rreth 1.5 për qind të PBB-së në vitin 2024.

Themeli i një rregullimi të tillë të fiskal të besueshëm duhet të jetë një Strategji e shëndetshme Af atmesme të Ardhurash (MTRS) që zgjeron bazën tatimore dhe të eleminon mundësitë për shmangie. Ne e mirëpresim planin e qeverisë për të f inalizuar dhe miratuar MTRS-në pas konsultimive publike dhe për të f illuar zbatimin e saj në f illim të vitit 2022. Angazhimi dhe udhëheqja politike si dhe mbështetja e gjerë e palëve të interesuara janë vendimtare për t’a kthyer këtë në sukses. Ne vazhdojmë të këshillojmë kundër amnistisë tatimore dhe përjashtimeve e incentivave tatimore ad hoc, të cilat shkojnë në drejtim të kundërt me strategjinë af atgjatë të qeverisë për rritjen e të ardhurave tatimore. Ne shohim nevojën për krijimin e një njësie të dedikuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE) për politikat tatimore që të ketë burime dhe personelin e duhur.

Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që të moderohen investimet publike tepër ambicioze të f inancuara nga burimet e brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) duke pasur parasysh kapacitetin e dobët dhe ef ikasitetin e ulët. Hapësira f iskale e krijuar në këtë mënyrë duhet të përdoret pjesërisht për ofrimin e kujdesit shëndetësor—dhe veҫanërisht për vaksinimin, pasi një pjesë më e madhe e popullsisë duhet të vaksinohet—si dhe për të siguruar mbështetje për pjesën më në nevojë të shoqërisë, veçanërisht duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Në të ardhmen, pasi të f orcohet qeverisja dhe të rritet ef ikasiteti i shpenzimeve publike, si dhe të përmbahen risqet fiskale, përfitimet nga reforma e të ardhurave tatimore mund të përdoren për të mbështetur nevojat e zhvillimit të Shqipërisë. Ne besojmë se me një strategji të tillë, borxhi i qeverisë mund t ë kthehet afër 65 për qind të PBB-së deri në vitin 2026, që do të thotë se do të ketë përsëri hapësirë të mirë politike për të adresuar goditjet e reja që mund të kalojë vendi. Të ardhurat tatimore shtesë duhen ruajtur për uljen më të shpejtë të def içitit dhe borxhit. Nëse rimëkëmbja has në pengesa, mund të ndërmerren më shumë masa mbështetëse sesa ishte parashikuar.

Marrë nga MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi fmn fmn

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën