Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
“Ndihma 200 mln rëndon OSHEE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike
10 Tetor 2021, 18:08Nga DOSJA
Këshilli i Ministrave ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika, që do t’i kushtojë buxhetit 200 milionë euro.
Në këtë plan garantohen çmime të pandryshuara energjie për familjarët dhe biznesin e vogël si dhe furnizim i pandërprerë me energji elektrike në vend. Për ekspertin Lorenc Gordani kjo kosto në buxhet është një kambanë alarmi për një reformë të thellë në sektorin e energjisë. Shqipëria nuk duhet të sigurojë më energji në mënyrë të paplanifikuar, por me kontrata afatgjata:
Lorenc Gordani: “Tregu energjetik nuk funksionon me prokurime publike as me ankande. Në të gjithë Evropën funksionon me bursa energjetike. Nëse ne do të kishim një bursë qoftë kombëtare apo rajonale do të kishim maksimizuar fitimet nga shitja e energjisë, ndërsa në këtë skemë ku jemi, do mbetemi pafundësisht të detyruar të përballojmë luhatjet e tregut.”
Për shkak të emergjencës qeveria gjithashtu i ka kërkuar tre kompanive publike OSHEE, KESH dhe OST të ndalojnë investimet e tyre.
Eksperti Gordani shprehet se kjo mund të sjellë një kosto për qytetarët, në mënyrë indirekte:
Lorenc Gordani: “Nuk do bëhen investimet e rëndësishme në dy drejtime, për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetit. Duhet të kuptojmë që OSHEE duhet të bëjë 50 mln euro investime në vit, për të ulur me 1% humbjet në rrjet. Këto investime nuk do të bëhen më dhe humbjet e rrjetit në Shqipëri janë ndër më të lartat në Evropë. Këto humbje të gjitha faturohen tek qytetari nga ana e shpërndarësit.”
Kriza që ka pushtuar globin nuk parashikohet ende sa do të zgjasë, ndërsa çmimet e produkteve energjetike nuk pritet të kthehen më në nivelet që ishin.
Plani i qeverisë për emergjencën
1. Garantimin e furnizimit pa ndërprerje 2. Mbrojtjen e familjeve dhe bizneseve të vogla nga rritja e çmimit të energjisë 3. Garantimin e mjeteve për blerjen e energjisë.
Fondi: 200 milionë euro
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Në vitin 2020 morën leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian 37,592 shtetas shqiptarë, sipas të dhënave të fundi...
A e dini se sa kushton transmetimi i një reklame në televizionet shqiptare, cilat janë emisionet emisionet më të shtrenjta dhe ato më të lira?“Monitor”, si &cce...
Pas vitit të vështirë të pandemisë, fundi i vitit 2021 cilësohet si një terren i ri për televizionet, të cilëve u duhet të “luftojnë” për të mbajtur pas vetes a...
Kostoja e mizogjinisë. Shtypja e grave nuk dëmton vetëm gratë, por edhe burrat, shkruan The Economist“Një grua që i jep makinës do të vritet”, thotë sheiku Hazi...
TIRANË – Vendi ynë ndodhet në kulmin e një krize energjitike, por kjo nuk e ka penguar KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) që të aktivizojë...
Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut e ka njohur qasjen në ambient të pastër dhe të shëndetshëm si të drejtë themelore.Rezoluta, e diskutuar...
TIRANË- Nëse ju pëlqen të vraponi, nuk duhet të humbisni për asnjë arsye Maratonën e Tiranës e cila do të zhvillohet të shtunën më 17 Tetor. Gara do të për...