LIVE UPDATES
Ekonomi

Rriten ndjeshëm fondet në valutë, bankat kanë 2.3 miliardë euro të painvestuara

14 Tetor 2021, 06:34 Nga DOSJA
Rriten ndjeshëm fondet në valutë, bankat kanë 2.3

TIRANË – Rritja me ritme të larta e depozitave në monedhën europiane po sjell shifra rekord të fondeve të painvestuara, që sektori bankar shqiptar po i mban në formën e llogarive rrjedhëse apo depozitave.

Statistikat tregojnë se vetëm fondet në valutë, të mbajtura nga bankat tregtare në llogaritë e tyre rrjedhëse pranë Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit gusht arritën vlerën ekuivalente të 25 miliardë lekëve, pothuajse tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa në total, fondet në valutë të mbajtura në Bankën e Shqipërisë në formën e depozitave, arritën në 109.4 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Paralelisht, edhe vendosjet dhe depozitat në valutë në institucionet financiare jashtë vendit kanë arritur vlerën e 165.6 miliardë lekëve, me një rritje prej 20% krahasuar me një vit më parë. Gjithsej, vendosjet e fondeve në valutë të bankave shqiptare në llogari dhe depozita të institucioneve të tjera financiare kanë arritur në afërsisht 275 miliardë lekë ose rreth 2.3 miliardë euro.

Në dy vitet e fundit, depozitat bankare janë rritur me ritme të shpejta, sidomos ato në monedhën europiane. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit gusht totali i depozitave në këtë monedhë arriti në rreth 5.146 miliardë euro. Në një muaj, depozitat u zgjeruan me 248 milionë euro, rritja më e lartë mujore e regjistruar në statistika për të paktën pesë vitet e fundit.

Me bazë vjetore, rritja e depozitave në euro ka arritur në 15.5%, nga 11.7% që ishte rritje me bazë vjetore në fund të korrikut. Kjo normë rritjeje është pothuajse dy herë më e lartë krahasuar me normën mesatare të rritjes së depozitave bankare në total.

Ndërsa depozitat në euro po rriten me ritme të shpejta, e njëjta gjë nuk po ndodh me kredinë, që në vitet e fundit është gjithnjë e më e orientuar drejt lekut. Në 12 muajt e fundit mes gushtit 2020 dhe gushtit 2021, kredia në valutë të huaj është rritur me vetëm 4.2%, ndërsa kredia në lekë është rritur me 9%. Pesha e monedhës vendase në portofolin e kredisë është zgjeruar në 52.6%, nga 51.4% që kishte qenë një vit më parë.

Për krahasim, norma e rritjes vjetore të depozitave në valutë është pothuajse katër herë më e lartë krahasuar me normën e rritjes së kredisë në valutë. Në një vit, kredia në monedhën europiane është rritur me vetëm 100 milionë euro, ndërsa depozitat janë rritur me pothuajse 700 milionë euro.

Diferenca pjesërisht është investuar në letra me vlerë (rreth 130 milionë euro), por në pjesën dërrmuese është vendosur në llogari dhe depozita pranë institucioneve të tjera financiare. Mbajtja e fondeve të papërdorura në euro është një kosto e konsiderueshme për bankat, në një periudhë kur normat e interesit janë shumë afër zeros, madje në disa raste edhe negative. Për shembull norma e remunerimit të rezervës së detyrueshme në euro nga Banka e Shqipërisë është -0.5%, e njëjtë me atë të depozitës ditore të Bankës Qendrore Europiane.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë banka qendrore evropiane depozitat ne euro depozitat ne lek banka e shqipërisë banka qendrore evropiane depozitat ne euro depozitat ne lek

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet