"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Festa e Ujit të Bekuar, Meta tregon dhuratën që mori nga priftërinjtë e Mitropolisë së Beratit: Mirënjohje klerikëve pa
6 Janar 2021, 19:04Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e Festës së Ujit të Bekuar në Berat ka marrë një dhuratë nga priftërinjtë e Mitropolisë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta bën të ditur se priftërinjtë me rastin e 30-vjetorit të rihapjes së kishave në Berat i dhuruan disa fotografi nga mesha e zhvilluar në 6 janar 1991 nga At Vangjel Xoxe.
Krahas fotos Meta i shpreh mirënjohje klerikëve patriotë shqiptarë që sipas tij kanë ndriçuar arsyen veçanërisht për t’u ndarë nga ‘paudhësia’ dhe për të ndjekur zotin, rrugën e drejtë dhe të vërtetën.
“Kremtimi i Ujit të Bekuar në Berat është gjithnjë i veçantë. Të tillë e bëjnë besimtarët e mrekullueshëm të këtij qyteti, lumi Osum dhe fakti se në çdo 6 janar përkujtohet zhvillimi i ceremonisë së parë fetare për këtë festë, në Kishën e Shën Spiridhonit, pas dekadash të mohimit të Zotit nga regjimi diktatorial. Falënderoj me mirënjohje priftërinjtë e Mitropolisë së Beratit, të cilët me rastin e 30-vjetorit të rihapjes së kishave në këtë qytet, më dhuruan sot disa fotografi nga mesha e zhvilluar në 6 janar 1991 nga At Vangjel Xoxe. Mirënjohje për klerikët patriotë shqiptarë, të cilët përgjatë gjithë historisë kanë dhënë, me shumë sakrifica, një kontribut të vyer në drejtim të çështjes shqiptare, lirisë, demokracisë dhe forcimit të shtetit shqiptar, duke na ndriçuar arsyen me mesazhe të mençura, veçanërisht për t’u ndarë nga “paudhësia” dhe për të ndjekur, me besim në Zot, rrugën e drejtë dhe të vërtetë.”- shkruan Meta.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për kantautorin e njohur Kujtim Prodani, i cili u nda nga j...
TIRANË– Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe 15 ministra e deputetë të Partisë Socialiste. Në kallëzimin e firmosur nga...
TURQI– Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, i konsideruar si një mik i vyer nga kryeministri Edi Rama, e ka ndihmuar gjithmonë këtë të fundit parg fushate. So...
TIRANË– Zbardhen dy nga marrëveshjet e formosura në Turqi nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan. Në një status në rr...
TIRANË- Edhe pse i shkarkuar dhe në hetim për mosdeklarim të dënimeve penale, Agim Kajmaku, ish-kryetar i bashkisë së Vorës vazhdon të bëjë fushatë për Par...
TIRANË – Një ligj i miratuar nga qeveria aktuale vitin e kaluar detyron kompanitë, supozohet edhe disa nga koncesionet kontroverse të dhëna nga vetë ...
TURQI– Presidenti i Turqisë ka zbuluar ‘kulisat’ e një marrëveshjeje me kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë të përbashkët me Ramën gjatë vizitës së ...
TIRANË– Drejtori i Kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti në një konferencë, që ka mbajtur ditën e sotme për shtyp i ka bërë thirrje Anila Denajt dhe Ed...
TIRANË– Deputeti i Bidjes Demokratike, Andi Përmeti, ka treguar me detaje betejën e vështirë që kaloi me sëmundjen e COVID-19.Në një intervistë për ‘...
TURQI– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në konferencën e përbashkët që pati me Presidentin turk Recep Tayip Erdogn në Turqi.Teksa fliste për zotim...