LIVE UPDATES
Art&Argëtim

As tapetë të kuq dhe as yje në Kanë. Ja se si do të realizohet këtë vit festivali i filmit

13 Maj 2020, 18:00 Nga DOSJA
As tapetë të kuq dhe as yje në Kanë. Ja se si do të

Këtë javë bota e filmit do të mblidhej në jug të Francës për festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë. Por për shkak të krizës së Coronës Festivali i Cannes u anulua. Disa festivale më të vogla po reagojnë ndryshe.

As tapetë të kuq, as yje të kinematografisë, as Palmë e Artë. Për shkak të Coronës organizatorët e Festivalit të Filmit në Cannes e anuluan atë. Fillimisht ata menduan ta zhvendosnin festivalin në fillim të verës. Por edhe kjo ide u hodh poshtë. Sikurse edhe ideja e organizimit të festivalit në internet.

Drejtori i Festivalit Thierry Frémaux tha në një intervistë se ky festival me historinë, shpirtin, shkëlqimin dhe traditën e tij nuk mund të shndërrohen në një festival online. Edhe pse kjo deklaratë mund të tingëllojë arrogante pas saj fshihen edhe rezerva të lidhura me çështje ekonomike dhe të të drejtave të autorëve të filmave që do të prezantoheshin në Cannes.

Online nuk do të thotë falas

Maji është koha e festivaleve të filmit edhe në Gjermani. Gjysmën e parë të majit do të zhvilloheshin normalisht katër festivale të rëndësishëm ai në Oberhausen, në Shtutgart, në Visbaden dhe Mynih. Festivalet u anuluan për shkak të pandemisë, por ndryshe nga festivali në Cannes, organizatorët vendosën t’i ofrojnë disa nga filmat që kishin në program në internet. Disa festivale planifikohen të riorganizohen në vjeshtë me shpresën se deri atëhere do të jetë përsëri e mundur që filmat të shfaqen para spektatorëve.

Për shembull festivali i 20-të “GoEast” i Filmave nga Evropa Qendrore dhe Lindore, i cili qe parashikuar të zhvillohej nga 5 deri në 11 maj në Viesbaden, u anulua shtatë javë para fillimit. Por organizatorët vendosën për “një zgjidhje hibride “. Gjatë periudhës disa nga pikat kulmore të programit u ofruan në inernet me pagesë, kurse disa filma të tjerë u shfaqën falas. Edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua online. Organizatorët parashikojnë t’i inkuadrojnë shfaqjet e filmave të festivalit “goEast” në festivalin “exground filmfest” që zhvillohet në nëntor.

Eksperimente në internet bënë edhe organizatorët e Festivalit të 27-të të Filmit Vizatimor në Shtutgart (5-10 maj). Drejtori i festivalit Ulrich Wegenast tha se reagimet e publikut ishin pozitive dhe se ata kishin shitur mjaft bileta per shfaqjen e filmave në internet. Kështu mbi 250 filmat vizatimorë, që përbëjnë thuajse të gjithë programin e festivalit u shfaqën në internet.

Edhe organizatorët e “Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Oberhausen” (13-18 maj) do t’i shfaqin filmat në internet. Bileta për të parë filmat në internet kushton 9.99 euro dhe me të mund të shikosh rreth 350 filma të shkurtër dhe të ndjekësh diskutimet. Të ardhurat do të shkojnë në favor të një fondacioni kulturor. Në mënyrë të ngjashme po veprojnë edhe organizatorët e festivalit “DOK.fest” në Mynih.

Ekranet e kinemasë dhe spektatorët mbeten përbërës të rëndësishëm të festivaleve

Por festivalet online nuk do të jenë model për të ardhmen, theksojnë organizatorët e festivaleve. “Ne jemi tejet të bindur që filmat kanë nevojë për ekranin e madh të kinemasë dhe për këtë arsye kemi vendosur qëllimisht që të mos e ofrojmë programin tonë plotësisht online. Qëllimi ynë i shpallur mbetet kinemaja si vendi i vetëm i vërtetë për filmin. Gjëja më e bukur e një festivali filmi janë “takimet midis audiencës, kineastëve dhe përfaqësuesve të industrisë së filmit” – thotë drejtori i festivalit të Oberhausenit Lars Henrik Gass.

Organizatorët e festivalit në Cannes po mendojnë nëse mund të bashkëpunojnë me Festivalin e Venecias që planifikohet të zhvillohet në fillim të shtatorit (2-12 shtator). Festivali i Venecias, është bashkë me atë të Cannes dhe Berlinalen një prej tre festivaleve më të mira në botë.

Një festival filmi online për të gjithë

Po ashtu organizatorët e festivaleve në Cannes dhe Venecia, ata të Berlinales, të Festivalit të Filmit në Toronto si dhe disa festival të tjerë ndërkombëtarë duan t’u ofrojnë në periudhën 29 maj deri 7 qershor filmëdashësve në të gjithë botën një festival online falas përmes YouTube. Nën moton “Ne jemi një: Një Festival Global Filmi” do të shfaqen filma artistikë, filma me metrazh të shkurtër, filma dokumentarë, muzikë dhe tryeza të rrumbullakëta virtuale.

Marrë nga;DW

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture festivali i filmit festivali i filmit

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët