LIVE UPDATES
Politike

Fikja e radarëve/ Ish-ministri i Brendshëm: Filloi të thyhet kodi i heshtjes Omerta, vajisni byzylykët o qeveria ‘hash

14 Shtator 2019, 10:14 Nga DOSJA
Fikja e radarëve/ Ish-ministri i Brendshëm: Filloi të thyhet kodi

TIRANE- Dritan Demiraj, ish-ministër i Brendshëm, thotë se deklarata e Saimir Tahirit për radarët, thyen kodin e heshtjes “Omerta”, të asaj që ai e quan mafia shqiptare në qeveri. Demiraj akuzon Kodhelin se bashkë me kolegët e saj kanë nxjerrë jashtë funksionit sistemin e monitorimit të radarëve. Ai gjithashtu thekson se edhe vetë si ministër ka denoncuar mosfunksionimin e radarëve.

Reagimi i plotë

Kodi i heshtjes “OMERTA” i “Cosa Nostra Albania”, filloi të thyhet!!! Me gjithë kujdesin e Shtatlartësisë dhe organizatës “Rripjellja” për të mbrojtur anëtarët e “familjeve mafioze”për t’i patur nën kontroll nëpërmjet ligjit të heshtjes apo “Omerta”, frika e vendosjes së “byzylykëve, nxorri protagonist dy ish-ministra të qeverisë “HASHASHI”!!!

Gjatë seancës gjyqësore, ish-ministri i Brendshëm nën hetim Saimir Tahiri thekson se; “Unë, me shkresën e datës 29/10/2013, në kohën që kam qenë ministër i Brendshëm, me datë 29/10/2013, i kam dërguar një shkresë konfidenciale koleges sime, ish-ministres Mimi Kordheli. Në këtë shkresë, e kam vënë në dijeni se radarët e ushtrisë nuk punonin, pasi Policia kishte konstatuar mosfunksionimin e tyre, duke hapur një rrugë të re për trafikun e drogës.”

Por, shoqja Kordheli si gjithmonë e vëmendshme për t’u ekspozuar si “puritane” vrapon në media (Neës 24 TV), për të larguar përgjegjësitë e saj dhe për t’u mbrojtur nga “gjynahet” e pafundme që i ka krijuar Forcave të Armatosuara dhe Shqipërisë.

Me të ardhur në pushtet, ti anullove në mënyrë të jashtëligjshme procedurën e mirëmbajtjes së Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Detare me arsyetimin e “mungesës së fondeve”, ku fondet ishin të planifikuara në buxhet por i bëre tualet modern për t’u relaksuar në MM. Pse nuk flisni për proceduara dhe fondin shumë më të lartë që përdorët disa muaj më vonë, duke ia dhënë këtë shërbim një dyqani celularësh, e cila ishte përjashtuar nga procedura dhe duke larguar gjigantin botëror “Lockheed Martin Corporation”.

Ju treshja e mamuthëve të korrupsionit në Ministrin e Mbrojtjes (Kodheli – Kraja – Pijaneci Bazo), me skema-proçedura të ngjashme korrupsioni “Cosa Nostra”, keni cënuar sigurinë kombëtare duke nxjerrë totalisht jashtë funksionit sistemin e Monitorimit të Hapësirës Detare.

Gjithashtu, arritët deri aty sa mashtruat disa herë dhe AKPE-in në lidhje me ndërtimin, instalimin dhe shfrytëzimin e dyanshëm (civil dhe për FA) të sistemeve të radio-komunikimit për shërbime me qarqe dixhitale brenda territoreve ushtarake të FA dhe përdorimin e frekuencave të “pa lejuara” nga subjekti privat për vitet 2014-2015 për interesa përdorimi nga FA.

Për rikujtesë të Mimi Kordhelit dhe për mbarë opinionin kombëtar shqiptar, gjatë kohës që kam ushtruar detyrën e Ministrit të Brendshëm me shkresën datë 31/08/ 2017, ju kam informuar dhe ju kam kërkuar të merrni urgjentisht masa për vënien në funksionim të Sistemit të Monitorimit të

Radarëve, pasi sipas konstatimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit, sistemi ishte jashtë funksionimit dhe madje prek kohësh, pasi sipas tyre kjo bëhej me qëllim të mos ndalohej trafiku i drogës në vendin tonë, në të cilin dhe ti ke “kontribuar” jo pak.

Deri më sot, opinion publik nuk është sqaruar asnjëherë mbi arsyet e shkarkimit tuaj si ministre, apo meqenëse e pate orientuar gabim kolegun dhe mikun tuaj Tahirin, duke i fikur radarët dhe ai shkoi në rrugë të gabuar apo nuk kishit drita, pasi çelësin e dritave e mbante Damian Gjiknuri i partisë me çunat problematik???

Dhe një këshillë, mos imito në fjalor lartgjatësinë tuaj, duke përdorur shprehjet e rëndomta “gjuajte nën brez” , pasi ju shquheni si “portiere” e stërvitur!!. Ju kujtoj se nëse drejtësia shqipëtare do të vihet ndonjë ditë, nuk do të kishte avokat që të të marrë në mbrojtje, pasi çështja do të ishte e humbur!

“Byzylykët” është mirë ti vajisni që mos tu shkaktojnë dhimbje! Sa për vënien e dorës për betim mbi Kushtetutë të ministrave hajdutë të kategorisë tuaj, e keni bërë Kushtetutën si “shami hundësh!!

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha më 10 shtator në Gjykatë, se nuk e ka ndihmuar grupin “Habilaj” për të realizuar dhe lehtësuar trafikun e drogës. Për t’a ilustruar këtë fakt para gjykatës, Tahiri nxorri shkresat që i kishte dërguar ministres së Mbrojtjes së kohës, Mimi Kodheli, të cilën e vinte në dijeni gjatë kohës kur ishte ministër për problemet që kishte sistemi i monitorimit të radarëve. Deklarata solli konfuzion dhe pak orë pas Tahirit, Kodheli i doli kundër duke thënë se këto ishin “goditje poshtë brezit”, dhe se nuk i është dashur letra e Tahirit për të ditur problemin e radarëve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dritan demiraj fikja e radareve mimi kodheli radaret e ushtrise saimir tahiri dritan demiraj fikja e radareve mimi kodheli radaret e ushtrise saimir tahiri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet