LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Financial Times” shkrim për Ismail Kadarenë: Shkrimtari mund të jetë dhe skllav në një vend të lirë

26 Tetor 2019, 12:24 Nga DOSJA
“Financial Times” shkrim për Ismail Kadarenë: Shkrimtari

BRITANI- Nëpër stendat e trotuareve, në tregun e së dielës të librave, në Nju Delhi, një librashitës ishte gjeni për të klasifikuar librat e përdorur në grumbuj të vegjël sipas ngjashmërisë së tyre. Unë isha një studente që kërkonte një kopje të lirë të librit ”Kështjella” të Franc Kafkës dhe ai ma ofroi mes një kopjeje të vjetër të dramave të Brehtit dhe të një libri të një autori që nuk e kisha hasur asnjëherë, Ismail Kadaresë.

Me kalimin e viteve, bleva shumë libra të papërdorur të Kadaresë, duke nisur nga romani i tij i parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (i vitit 1963 dhe i përkthyer për herë të parë në anglisht në vitin 1971), që bënte fjalë për një gjeneral italian dhe një prift, të cilët kërkonin në Shqipëri eshtrat e bashkatdhetarëve të tyre të rënë në luftërat botërore deri tek librat klasikë si “Prilli i thyer” (1978), ku subjekti ka të bëjë me dukurinë e gjakmarrjes që shtrihet në breza të tërë dhe “Kështjella” (1970), që tregon përplasjen mes popullit shqiptar dhe Perandorisë Otomane, si dhe shumë romane të tjera.

Këtë javë, Kadare fitoi çmimin ndërkombëtar “Neustadt” për letërsinë. Drejtuar nga Universiteti i Oklahomas dhe nga gazeta amerikane “World Literature Today”, çmimi “Neustadt” është më pak i spikatur se çmimi “Nobel” në letërsi dhe në pothuajse 50 vjetët që u akordohet shkrimtarëve, ka pasur një grup shumë më global fituesish sesa zgjedhjet eurocentrike të bëra nga Akademia Suedeze.

Kadare u lind në vitin 1936 në Gjirokastër dhe fillimisht studioi në kryeqytetin e Tiranës. për t’iu drejtuar më pas Institutit Letrar ”Gorki” të Moskës, atmosfera e të cilit iu duk e ashpër dhe kufizuese. Krijimtaria e tij fillon që në moshë të hershme me botimin e përmbledhjes së tij të parë me poezi kur ishte vetëm 18 vjeç dhe me publikimin e romanit të tij të parë në moshën 27-vjeçare.

Në Shqipëri, Kadareja luajti me regjimin e asaj kohe si “macja me miun”. Ai shkroi poezi që lëvdonin Leninin, sepse nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha, i cili udhëhoqi Shqipërinë deri në vitin 1985, çdo student duhej ta përmbushte atë detyrë, por ai gjithashtu shkroi romane që zemëruan diktaturën. “Pallati i ëndrrave” (1981) tregon për një shtet që i kushtonte një organizëm të tërë shtetëror analizimit të ëndrrave të qytetarëve të tij duke i servirur ato si gosti të rralla në vëmendjen e diktatorëve. Në vitin 1981 “Pallati i ëndrrave” u ndalua të lexohej pasi “ishte i mbushur me aluzione kundër regjimit”, duke u ndaluar madje që të shkruhej apo të përmendej edhe titulli i tij.

Kadare fitoi çmimin ndërkombëtar “Man Booker” në vitin 2005 duke ngjallur polemika të shumta. Poetja rumune, Renata Dumitrascu, shkruajti se ai nuk ishte një Solzhenicin. Kadare ka qenë anëtar i partisë nën regjimin e Hoxhës dhe gëzonte privilegje që shkrimtarëve të tjerë shqiptarë u mungonin. Por, në një shtet krejtësisht totalitar, është e pamundur të jesh kundërshtar ideal. Ata që ngrenë zërin shumë lart ose përdorin penën shumë lirshëm, zhduken në burgje, vriten ose nëse janë me fat, internohen.

Shpesh, kundërshtarit i mbetet thjesht të mbijetojë. “Nuk e kam konsideruar ndonjëherë veten si hero apo disident“, shkruan Kadare, në një shkëmbim letrash në vitin 1998, të publikuara “Review of Books” të Nju Jorkut. “Në Shqipërinë e Hoxhës, si edhe në Rusinë e Stalinit, ishte e sigurt që një disident i deklaruar do të  ndrydhej”. Shumë nga novelat e tij u ndaluan, siç është poema e vitit 1974 “Pashallarët e kuq”, menduar si e zhdukur, derisa u gjet në një arkivë, në vitin 2002.

Kadare u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Paris në vitin 1990, duke kërkuar azil politik. Në Francë, ai mund të shkruante e të shprehej më lirshëm, por ai këmbëngul se mënyra e tij e të krijuarit funksionon në mënyrë të pavarur, siç ka thënë në një intervistë të tij të vitit 2009: “Mendoj se krijimtaria ime nuk është më shumë politike se teatri antik grek.  Do të isha bërë ky shkrimtar që jam në cilindo regjim politik.

Edicioni i veprës “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, të cilin e bleva në një rrugë të mbipopulluar të Delhit, ka kohë që është zhdukur. Nuk ishte ndonjë kopje e bukur, i mungonte kopertina, faqet ishin të ngrëna dhe të njollosura me çaj, por do të desha ta kisha tani si një kujtesë të mënyrës se si i zgjedhim ne historitë për të lexuar.

Ndryshe është ta zbulosh një autor nga çmimet e marra, duke lexuar veprën e tij sipas botimeve, ndryshe është të zgjedhësh një libër nga rrjedha e pafund e veprave më të shitura. Sidoqoftë, për shumë lexues, marrëdhënia me një autor nis në mënyrë aksidentale, por të natyrshme.

Librashitësi shton një roman në grumbullin e librave. Nuk është libri që dëshiroje, por është me çmim të lirë. Ngjarjet zhvillohen në një vend, për të cilin ti nuk di gjë prej gjëje. Kjo gjë të intrigon dhe me kalimin e viteve, e gjen veten duke kërkuar për gjithçka që ka shkruar ai autor, dikur i panjohur.

Kadare më ka ofruar një ndjesi paqeje, përmes të kuptuarit vetjak të gjurmëve të lëna pas nga luftërat dhe Perandoritë më pak të njohura.

Në romanet e tij, njerëzit gjejnë liritë e tyre dhe hijeshinë e çasteve të shkurtra, edhe kur kufizohen nga ligje të padrejta dhe fuqia e një tirani. “Një shkrimtar mund të jetë i lirë në një botë të skllavëruar ose skllav në një vend të lirë”, tha ai, në një intervistë radiofonike në vitin 2001. Ai e bën shumë të qartë se jemi ne ata që zgjedhim.

(Shkrimi i “Financial Times”, marrë nga Lapsi.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture financial times ismail kadare shkrimi ne ft per kadarene financial times ismail kadare shkrimi ne ft per kadarene

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 26 Tetor 2019, 12:13

TIRANË- DJ Vicky ka gjetur mënyrën më të pazakontë dhe momentin më të papërshtatshëm për t’i propozuar partneres së tij për martesë. Dj Vicky është pjesë e...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet