LIVE UPDATES
Aktualitet

Firma e nënkryetarit të Bashkisë së Finiqit fiton tenderin 50 milionë lekë

27 Dhjetor 2021, 20:34 Nga DOSJA
Firma e nënkryetarit të Bashkisë së Finiqit fiton tenderin

FINIQ-Emisioni “Fiks Fare” denoncoi një konflikt të pastër interesi, ku kompania e nënkryetarit të Bashkisë së Finiqit ka fituar një tender plot 50 milionë lekë të rinj nga Bashkia e Finiqit. Kompania “Kalivjoti”, me letra në pronësi të vëllezërve të Ilia Kalivjotit, fitoi tenderin me objekt rikonstruksion i rrugës Dermish-Jermë, në Finiq. Emisioni investigativ faktoi se, pavarësisht se Ilia Kalivjoti nuk është në këtë firmë (me letra), ai vijon të drejtojë punimet. Madje, bashkëpunëtores së Fiks Fare ai i lë takim për punët e firmës.

Disa muaj më parë, Bashkia Finiq, ka shpallur fituesin e tenderit me objekt rikonstruksion i rrugës Dermish – Jermë. Fondi për këtë tender ishte 79.9 milionë lekë. Fitues i këtij tenderi u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë “KALIVIOTI” & “ALBA KONSTRUKSION” me vlerë 51.9 milionë lekë. Fiks Fare ka hulumtuar dokumentet nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku rezulton se kompania “KALIVIOTI” ka administrator z.Vangjel Kalivjoti dhe aksionerë Alqi Kalivjoti, Niko Kalivjoti dhe Vangjel Kalivjoti.

Ndërkohë, në rubrikën “të dhëna që njoftohen vullnetarisht” si emër tregtar është “KALIVIOTI” dhe e-mail “[email protected]”. Pra, e-maili i z.Ilia Kalivjoti, i cili është nënkryetar i Bashkisë Finiq. Ndërkohë, është i publikuar edhe një numër telefoni 0684022***. Nga një kërkim i thjeshtë në faqen zyrtare të Bashkisë Finiq, ky numër telefoni rezulton në emrin e z.Ilia Kalivjoti, nënkryetar i Bashkisë Finiq. Pra, të dhënat e firmës janë të z.Ilia Kalivjoti, pavarësisht se emri i tij nuk figuron vetëm te aksionerët. Sipas një dokumenti që disponon “Fiks Fare”, z.Ilia Kalivjoti i ka dhuruar aksionet vetëm me letra në dhjetor 2015. Pasi që nga ajo kohë ai ka vijuar të drejtojë firmën!

Pasi faktuan se firma e nënkryetarit të Bashkisë së Finiqit, Ilia Kalivjoti, ka fituar një tender nga e njëjta bashki, gazetarët e Fiks Fare shkuan në fshatin Livadhja ku ka selinë firma për të pyetur se kush e drejton aktualisht. Banoret e Livadhjasë i thanë bashkëpunëtorëve të Fiks Fare se firmën e ka Ilia Kalivjoti, nënkryetari i bashkisë Finiq. Gazetarët shkuan te një lokal, që është në pronësi të z.Ilia Kalijvoti, ku takojnë bashkëshorten e tij. Ajo thotë se Ilia ka ikur në bashki se ka punë. Gazetarët i kërkojnë për një punë në Ksamil, pasi duhet të bëjmë një rrugë të shkurtër për te një biznes.

Bashkëshortja e tij i thotë se ka bërë punë edhe atje, pra në Ksamil. Ajo i thotë se duhet ta takosh që të bisedosh më të. Gruaja i jep gazetares së Fiks Fare numrin e telefonit dhe i thotë se për këto punë duhet që të flasë me Ilian. Më pas, gazetarja telefonon Ilian dhe i kërkon që firma Kalivjoti të kryejë këto punime. Ai i thotë se është shumë larg, pasi ka punë nga detyra si nënkryetar i Bashkisë Finiq. Më pas e pyet se çfarë punësh ka, ndërsa gazetarja i shpjegon edhe punët. Ai i lë takim të nesërmen, pasi të takohen dhe të vendosin për detajet për këto punë.

Fiks Fare shkon në Bashkinë Finiq, ku gazetarët takojnë kryetarin e Bashkisë, i cili na thotë se firmën Kalivjoti mesa e mban mënd e kanë vëllezërit e tij, jo Ilia. Pyetjes se të dhënat në QKB janë të Ilias, ndërsa thotë se do të zbatojë ligjin dhe autorizon një punonjës të sektorit të prokurimeve për të na dhënë intervistë. Fiks Fare interviston përgjegjësin e prokurimeve, që thotë se aksionerë janë vëllezërit e nënkryetarit të Bashkisë. Ai thotë që edhe këto të dhëna nuk duheshin të ishin në QKB. Ndërsa shton se ndoshta janë lënë që kur ka qenë. Më pas e mbron, duke thënë se kryesore për Bashkinë është emri te aksionarët dhe jo te të dhënat. Kur e pyesim se çfarë zbuluam, na thotë se “ne shikojmë vetëm letrat”.

Pas disa tentativash, Fiksi bisedon edhe me nënkryetarin e Bashkisë Finiq, Ilia Kalivjoti. Ai thotë se firma është e vëllezërve të tij, ndërsa shton se ka qenë dikur pronar, po tani “s’jam më”. E pyesim përse i tha bashkëpunëtores se fiksit se do bëjë punime, ndërsa na përgjigjet se “do të ndihmoja vëllezërit”.

Marrë nga Top Channel 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alba konstruksion bashkia finiq kalivioti kompania “kalivjoti” rikonstruksion i rrugës dermish-jermë alba konstruksion bashkia finiq kalivioti kompania “kalivjoti” rikonstruksion i rrugës dermish-jermë

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë