LIVE UPDATES
Ekonomi

Fiskalizimi/Vështirësi me shit-blerjen online dhe faturat në valutë. Kontabilistët: Të përmirësohet ligji i faturimit, p

15 Korrik 2021, 05:50 Nga DOSJA
Fiskalizimi/Vështirësi me shit-blerjen online dhe faturat në

Nga zbatimi i fazës së dytë të fiskalizimit kanë kaluar 2 javë dhe kontabilistët sërish ngrenë shqetësimin se bizneset po hasin çdo ditë vështirësi për lëshimin e faturave me sistemin e ri.

Administrata tatimore parashikon në total që fiskalizimi të zbatohet nga 100 mijë biznese. Në fazën e dytë parashikohet të përfshihen 34 mijë subjekte. Nga 1 shtatori pritet të nisë fazë e tretë, ku do të përfshihen bizneset e vogla për transaksionet me para në dorë.

Akti normativ për shfuqizimin e gjobave ndaj bizneseve që nuk fiskalizohen do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2021. Për këtë arsye kontabilisti Armand Mala rekomandon që përgjatë këtij viti të bëhen, disa përmirësime të ligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, duke adresuar problematikat e hasura me qëllim që të shmangen problematikat e reja dhe bizneset mos penalizohen me gjoba. Kontabilisti Mala ngre shqetësimin e mospërcaktimit në ligj për procedurat e fiskalizimit për kompanitë shqiptare që zhvillojnë aktivitet shit-blerje online jashtë Shqipërisë.

“Nëse është subjekt i regjistruar në organet tatimore shqiptare duhej të parashikohej në ligj si duhej te vepronte. Një shitës i tillë p.sh mund të sigurojë po themi 100,000 euro të ardhura vjetore, të cilat të gjitha do të kalojnë nëpërmjet bankës. Normalisht këto të ardhura shitësi do t’i deklarojë dhe meqenëse ligji është hartuar së fundmi, duhej ta kishin marrë në konsideratë dhe një aktivitet të tillë, kur shitjet online po shtohen gjithmonë e më shumë”. Sipas tij për këtë kategori subjektesh administrata tatimore ka shpjeguar në faqen zyrtare se: “rasti i paraqitur nuk sqaron/vërteton pronësinë e mallit, për këtë duhet që mallrat të hyjnë në territorin shqiptar në mënyrë që shitja të konsiderohet konform rregullave, pasi legjislacioni shqiptar i shtrin efektet vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.”

Vështirësi në zbatimin e procesit të fiskalizmit janë hasur edhe nga subjektet që lëshojnë fatura në valutë. “Një subjekt kishte zgjedhur x kompani për zgjedhje softuerike. Në momentin që i duhet të lëshonte faturë në euro, pasi edhe kontratat e furnizimit i kishte në valutë të huaj, procesi ishte i pamundur të realizohej. Pasi telefonon suportin e kompanisë që ofron programin, i shpjegohet se ende nuk mundësojnë lëshimin e faturave në monedha të huaja. Biznesi duhet të ndërrojë praktikën, të faturojë në lekë, sepse programi nuk ia ofron mundësinë e faturimit në monedhë të huaj. Ndërkohë arkëtimi do të bëhet në valutë të huaj. Janë të shumta problematikat që hasin çdo ditë bizneset. Rekomandoj që në këtë situatë të adresohen të gjitha problematikat e hasura në mënyrë që secila palë të bëjë korrigjimet përkatëse”, pohon kontabilisti Armand Mala.

Në ditët e para të fazës së dytë të fiskalizimit, bizneset u hasën me problemin e mosfunksionimit të portalit SelfCare, nëpërmjet të cilit ngarkohen certifikatat e sigurisë për nisjen e lëshimit të faturave elektronike nga zgjidhjet software.

Shqetësim më i madh i subjekteve ishte edhe pranimi i faturave nga subjekte të pafiskalizuara që ende vazhdojnë të punojnë me blloqe tatimore. Për këtë situatë kontabilistët u shprehën se penalizon bizneset e blerjes, pasi nuk u njihet TVSH-ja dhe shpenzimet e zbritshëm. Më herët për këtë shqetësim administrata tatimore sqaroi se ka sqaruar së fundmi se përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri në datën 31 gusht 2021. Sakaq tërheqja e këtij dokumentacioni nga tatimpaguesit, pranë Drejtorive Rajonale, ku ata janë të regjistruar, do të mund të kryhet deri në datën 15 gusht 2021. Për të shmangur problemet dhe konfuzionin me zbatimin e fazës së tretë që nis nga 1 shtatori kontabilistët më herët rekomanduan zbatimin e fazës pilot për 2-3 mijë biznese me qëllim evidentimin dhe zgjidhjen e problematikës. Ndërsa aktin normativ për shtyrjen e gjobave ata e cilësuan si nxitës së evazionit.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi fiskalizimi ne shqiperi fiskalizimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj