LIVE UPDATES
Ekonomi

Tuneli i Llogorasë, MIE sqaron operatorët: Kushtet që duhet të plotësohen kur janë bashkim shoqërish

15 Korrik 2021, 05:49 Nga DOSJA
Tuneli i Llogorasë, MIE sqaron operatorët: Kushtet që duhet

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaroi së fundmi operatorët ekonomikë lidhur me disa çështje që kanë të bëjnë me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogorasë.

Në një shkresë të bërë publike ministria ka sqaruar se licencat profesionale të operatorëve të huaj duhet të konvertohen në vendet e tyre të origjinës sipas kategorive të punëve që kërkohen për këtë projekt. Nga ana tjetër ministria është ndalur më gjatë sa i takon mënyrën sesi trajtohet oferta dhe kushtet që duhet të plotësohen kur kemi të bëjmë me joint-venture (bashkim shoqërish).

Ministria ka dhënë detaje për operatorët kur mbeten gati dy javë nga mbyllja e procedurës që u hap në 24 qershor. Fondi limit është 18.9 miliardë lekë (pa TVSH), ose rreth 153 milionë euro dhe ndërtimi duhet të përfundojnë për 37 muaj pas nënshkrimit të kontratës.

Sqarimi i plotë i ministrisë për operatorët ekonomikë.

“Lidhur me pyetjet tuaja jeni të ftuar të gjeni shpjegimet më poshtë:

Lidhur me pyetjen e parë, të gjithë pjesëmarrësit në Marrëveshjen e Ndërmarrjes së Përbashkët duhet të bëjë konvertimin e licencave profesionale të lëshuara nga vendi i origjinës për kategoritë e punëve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në Republikën e Shqipërisë.
Lidhur me pyetjen e dytë, në rastin e paraqitjes së ofertës nga një bashkim shoqërish apo operatorë ekonomikë, në përputhje me nenin 14.3 të Ligjit Nr. 162/2020 paraqitja dhe shqyrtimi i ofertave do të bëhet në përputhje me Neni 88 i VKM Nr: 285, Datë 19 maj 2021 siç mund ta gjeni më poshtë:
“Neni 88

Bashkimi i operatorëve ekonomikë

Oferta mund të paraqitet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, siç përcaktohet në Paragrafët 2 dhe 3, të nenit 14 të Ligjit të Prokurimit Publik, ku njëri prej tyre përfaqëson të tjerët gjatë procedurës dhe, në rast përzgjedhjeje, edhe gjatë ekzekutimit të kontratës. Oferta duhet të specifikojë pjesën e shërbimit, punës ose furnizimit, që do të kryhet nga secili prej anëtarëve që janë pjesë e këtij bashkimi përmes një kontrate bashkëpunimi të lidhur midis palëve.
Anëtarët e bashkimit të operatorëve ekonomikë caktojnë, në kontratën e bashkëpunimit të lidhur midis tyre, përfaqësuesin për paraqitjen e ofertës. Kjo kontratë bashkëpunimi duhet të paraqitet së bashku me kualifikimet dhe ofertën ekonomike, që duhet të nënshkruhen nga përfaqësuesi. Përfaqësuesi gjithashtu duhet të sigurojë ofertën duke specifikuar pjesëmarrje në bashkimin e operatorëve ekonomikë.
Secili prej anëtarëve të këtij bashkimi duhet të plotësojë kërkesat, të cilat përcaktohen në Nenin 76 të Ligjit të Prokurimit Publik, dhe ato të përcaktuara në dokumentet e tenderit. Kërkesat e kualifikimit përfshirë ato ekonomike, financiare, profesionale dhe teknike duhet të plotësohen nga i gjithë bashkimi, në përputhje me përqindjen dhe / ose natyrën e pjesëmarrjes në punë, shërbim ose mallra, siç përcaktohet në marrëveshje. Kur oferta paraqitet nga një bashkim i operatorëve, kushti i përcaktuar në nenin 39, Paragrafi 5, Nënparagrafi “a” i këtyre rregullave duhet të plotësohet nga anëtari që ka përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në bashkim. Anëtarët e tjerë të bashkimit do paraqesin kontrata të ngjashme në lidhje me përqindjen e pjesëmarrjes së tyre në këtë bashkim. Nëse operatorët ekonomikë, anëtarë të një bashkimi, kanë të njëjtën përqindje të pjesëmarrjes në këtë bashkim, ata do të vendosin mbi marrëveshjen në kontratën e bashkëpunimit se cili prej tyre do plotësojnë këtë kusht.
Operatori ekonomik, anëtar i një bashkimi kompanish, nuk mund të paraqesë oferta individuale në të njëjtën kohë. Nëse bashkimi i operatorëve ekonomikë ndryshon pas paraqitjes së ofertës, kjo e fundit do të refuzohet. Para lidhjes së kontratës, autoriteti kontraktues ose subjekti mund të të kërkojë krijimin zyrtar të bashkimit të operatorëve ekonomikë me marrëveshje të noterizuar. Nëse bashkimi i operatorëve ekonomikë shpallet si fitues, kontrata duhet të nënshkruhet nga secili prej anëtarëve të këtij bashkimi.
Në rast falimentimi të njërit prej anëtarëve të bashkimit të operatorëve ekonomikë ose në një rrethanë tjetër që i jap fund aktivitetit gjatë ekzekutimit të kontratës autoriteti kontraktor apo etniteti përgjegjës mund të vazhdojë kontratën me operatorë të tjerë, anëtarë të bashkimit me kusht që anëtari të gëzojë aftësi juridike, ekonomike, financiare dhe teknike për të ekzekutuar kontratën. Përndryshe, autoriteti / entiteti kontraktues do të mbyllë kontratën” thuhet në publikimin e MIE.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi tuneli i llogarase tuneli i llogarase

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë