LIVE UPDATES
Aktualitet

Fitoi 8 mijë euro për muajin e parë! Zbardhet rrëfimi i të resë nga Shkodra që i fejuari e detyroi të prostituonte në B

9 Gusht 2021, 12:55 Nga DOSJA
Fitoi 8 mijë euro për muajin e parë! Zbardhet rrëfimi i

TIRANË– Mbas një lidhjeje të njohur edhe nga prindërit e saj , L… 30 vjeç vendosi që së bashku me të dashurin e saj të emigronin. Por sapo mbërriti në Bruksel nën dhunën dhe kërcënimet për jetën që I vinin nga të afërmit filloi të prostituoj. Gazeta “Si” po sjell rrëfimin dhe hetimin e prokurorisë ndaj çiftit shkodran , njëri prej të cileve u kallzua 10 vjet mbasi e mashtroi të dashurën, dhe prindërit e saj se do të shkonin ne altar dhe se për të nisur një jetë të re duhej “ sakrificë”.

Por si ajo, ai kishte dërguar në Belgjikë edhe shumë  “të dashura” të tjera. Njëra prej tyre kur u pyet nga belgët se përse i kishte dërguar para shqiptarit që ajo pretendonte se nuk e njihte tha: I nisa euro mbasi ai po ndërton një vilë në Shkodër. Por asnjëra prej tyre me përjashtim të më të resë nuk pranoi ta akuzonte përvec vajzës që ju tha se ajo ishte gruaja.

Gjatë disa muajve në Bruksel L…rrihej vazhdimisht në shtëpinë ku jetonte me qira me të dashurin shkodran i cili sapo ajo kthehej në dhomë numëronte paratë e fituara dhe e pyeste: Përse vajzat e tjera kanë fituar më shumë se ti. Puno në shumë

“Jetonim në Shkodër dhe i dashuri im më bindi të niseshim drejt Brukselit . Isha e lidhur nga viti 2011 deri në vitin 2014. Ai më bindi se kur të shkonim në Bruksel, do punoja si kamariere dhe shoqëruese në një lokal”.

Prokuroria veçon faktet duke theksuar se e reja ka pranuar me dijeninë e prindërve që ishin të bindur që po martonin vajzën, ka udhëtuar nga Shkodra për në Milano dhe me pas ka marrë avionin për në Bruksel. Aty, sipas porosive të dhëna nga I dashuri e ka pritur nje vajzë tjetër nga Shkodra , e cila banonte në një zonë të quajtur “L…B…”, ku e reja ka qëndruar për rreth një muaj.

“E.. më ka ka çuar në një lokal  ku pronar ishte një shqiptar nga Shkodra. E… e ka porositur se gjatë punës së saj ajo do të shoqëronte klientët e barit dhe të kryente marrëdhënie seksuale me ta nëse do t’ja kërkonin.”

Në pritje të bashkëshortit që ndërkohë kishte qëndruar në Shkodër e reja tregon në prokurorinë e qytetit se është nxitur vazhdimisht prej tij që të bënte çfarë i thoshte vajza tjetër. “ Puno më thoshte , mos rri kot dhe aty nisa prostitutën . Muajin e parë fitova tetë mijë euro”

Pas muajit të parë në Bruksel ku nga kamariere dhe shoqëruese ka përfunduar prostitutë, ka mbërritur i fejuari nga Shqipëria.

“Lekët e fituara i mori ai. Më urdhëroi se priste prej meje të punoja më shumë e të fitoja më tepër para , kështu që edhe dy muajt e tjerë vazhdova si prostitutë. Ai më qëllonte , më rrihte dhe më paralajmëronte se do më zhdukte familjen, prindërit nëse veproja ndryshe”

Gjatë kësaj kohe teksa punonte policia belge kishte shkuar në lokal dhe e kishte shoqëruar së bashku me disa vajza të tjera drejt rajonit  për duke u marrë gjurmët e gishtërinjve.

“Punoja dhe kryeja marrdhënie kundrejt pagesës në atë lokal nga ora 12 e drekës deri në 1 të natës dhe ndonjëherë pas këtij orari. Gjatë një dite kryeja mardhënie seksuale me 7 deri në tetë klientë në ditë , kurse në fundjavë numri i klientëve që vinin në lokal dhe me të cilët kryeja mardhënie shkonte nga 10 deri në 11 persona. Për 30 minuta paguhesha 50 euro, ndërsa për 60 minuta kërkoja 100 euro”

Denoncuesja sipas dosjes që gazetës “Si” ju vendos në dispozicion nga gjykata e cila e dënoi trafikantin tregon në rrëfimin e saj se iu lut të dashurit ta lejonte të kthehej në shtëpi ose të paktën tek gjyshërit e saj në Krujë dhe se nuk do tregonte askujt se çfarë i kishte ndodhur. Por 35-vjeçari e refuzoi kërkesën.

“Ai më kërcënoi, ushtroi dhunë ndaj meje. Kjo periudhë zgjati 6 muaj . Për më ndaluar , më grisi pasaportën dhe më hoqi telefonin”.

E bindur se tanimë nuk kishte më rrugë kthimi dhe asnjë shans, e reja ka ndryshuar sjellje dhe nuk kërkonte më që të kthehej në shtëpi, derisa “i fejuari”  u bind se ajo ishte pajtuar me fatin e një prostitute.

“Më çoi në ambasadën shqiptare në Bruksel ku më pajisën me leje kalimi, pasi i dashuri më lejoi që të shkoja për vizite pranë prindërve në Shkodër. E binda atë se do të kthehesha sërish dhe më preu biletën,”-tregon e reja.

Sipas prokurorisë, ajo udhëtoi me autobus dhe hyri në Shqipëri përmes pikës kufitare të Murriqanit dhe në të njëjtën ditë trafikanti i saj përmes linjës ajrore hyri në Rinas dhe mbërriti në Shkodër. Që atë ditë ajo nuk ka pranuar më as të dalë dhe as ta takojë. Pikërisht këtu kanë nisur edhe kërcënimet dhe paralajmërimet që janë kqyryr më tej nga akuza dhe që  për rrjedhim rënduan pozitën e trafikantit. Prokuroria shkruan në dosjen që disponon gazeta “Si” se e reja, në cellular e kishte rregjistruar emrin e të “fejuarit” me pseudonim, si kundër dhe numrat e tjerë shqiptarë, që të gjithë me nofka. Në një çast trafikanti e kërcënon për jetën dhe për familjen.

“I fejuari”: Të q… robt.  Mu në bllok, Të bëj lapidar, Mu në bllok, Ti je kart e djegun, Do të degjeneroj, Do të shkatërroj më shumë.

E reja i lutet që ta lerë të qetë në jetën e saj : nuk jam më gruaja jote dhe nuk të dua më, me zor nuk më bën dot gjë

Debatet kulmojnë përmes një numri tjetër të cilin vajza e ka rregjistruar me emrin Shkodra dhe ku diskutohet edhe për paratë që ajo fitonte kur prostituonte dhe më pas ia dorëzonte shfytëzuesit të saj.

Vajza : po ma kthe pak moralin e Belgjikes ???

Ai: ..Si ta kthej. Ik se po te q. robt se ti me ke lek mu borxh, Po nuk me plas as per burg as per njeri”.

Prokuroria deklaron se ka 208 komunikime mes të resë dhe ish të dashurit në të cilat ajo kërcënohet vazhdimisht. Por provat më rënduese që u vlerësuan nga gjykata janë përgjigjjet e palës belge dhe transfertat e shumta që 30-vjeçarja depozitoi në llogarinë e personit me të cilin asaj ju premtua se po krijonte familje

Belgët i deklarojnë prokurorisë se mbas pyetjes së disa shqiptarëve në lokalin në fjalë mes tyre edhe banakierit,  pranohet se e reja punonte si prostitutë në këtë ndërtesë. Një tjetër shqiptare me inicialet E. Z, në deklarimet e saj shton se punonte si shoqëruese me pagesë mbasi ishte një punë fitimprurëse dhe për shkak se në Shqipëri nuk kishte punë ajo punonte në Belgjikë

“ L… fitonte  nga 500-800 euro në ditë. “ thoshte shqiptarja nga Lezha , e cila fillimisht u tregon belgëve se nuk e njihte të riun nga Shkodra por më pas rrëfeu se edhe ajo kishte transferuar euro në llogarinë e tij bankare.

“ Ja kam dërguar ato para pasi ai po paguante matërialet e ndërtimit të një shtëpie në Shkodër . E njoh mirë djalin por nuk desha të jap detaje për të ngaqë e njoh familjarisht”

Belgët i shkruajnë prokurorisë se mbasi ka pyetur shumë vajza shqiptare që bëjnë të njëjtën punë në Bruksel , konkludon se gjatë kohës kur e reja L… kishte qenë në këtë qytet , ajo ishte referuar në një rast për nxirje të imoralitetit së bashku me të dashurin e saj

Policia atje deklaron se kishte të dhëna nga burime të tjera se “I fejuari” e shfrytëzonte vajzën e re . “Ajo nuk zotëronte as pasaportën e saj dhe u ka kërkuar adresën e ambasadës shqiptare në Bruksel. Ajo u ka thënë punonjësve të policisë se pasaportën ia kishte marrë M…dhe ua kishte dërguar shokëve të tij në Shqipëri. Policia belge ka pasur te dhëna nga burime të tjera se ky person e shfytëzonte L. për prostitucion, jetonte në një apartament me të dhe ishte i dhunshëm ndaj saj. Ajo kishte liri të kufizuar për lëvizjet duke qenë se mund të lëvizte vetëm nga banesa në vendin e saj të punës. Ajo është shprehur para oficerëve të policisë belge se i frikësohej ndonje hakmarrjeje”.

Gjykata bën me dije për gazetën “Si” se e dënoi me 11 vite burgim. 35 vjeçarin bazuar në provat e sjella nga belgët por edhe në rrëfimin e të resë.

Marrë nga Gazeta Si 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet historia e te rese nga shkodra shkoder historia e te rese nga shkodra shkoder

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit