Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kirurgia e njohur Lida Shosha është rikthyer në sallën e operacionit tre javë pasi u përball me Covid-19. Ajo ka bërë të ditur se ka fituar luftën me Covid e se ka hyrë direkt në operacion për të hequr tumorin e një pacienteje që e priste prej 3 javësh.
Ajo ka dhënë një mesazh të fortë mbi përgjegjësinë e çdo kirurgu. Ajo shkruan se një kirurg nuk është një copë bukë qe e gjen në dyqanin e lagjes në çdo orë të ditës dhe të nates e se nuk zëvendësohen me politiçka, politikruca, delenxhinj, e delenxhesha, që vjellin.
POSTIMI:
Pas tre jave perleshje me Covidin, mblodha ato pak fuqi dhe shkova te operoj pacienten qe me priste plot tre jave, per ti hequr tumorin. E kam shpetuar dhe here tjeter, se fundmi e diagnostikova me tumor, e trajtova intensivisht ,pasi erdhi me hemoglobine Une prisja te sherohesha, ajo priste qe une te sherohesha e me pas te sheroja ate. Besimi i saj dhe i te shoqit qe me konsideronin si pjese te familjes e u luten pa fund per familjen time, me dha fuqi e motivim. Shkoj dhe e operoj para dy ditesh, gjithcka kaloi shume mbare.Duhet dhe besim ne Zot, ne ditet e qametit.
Por miqte e mi, a e dini cdo te thote te jesh kirurg?
A e dini cfare investimi kolosal te duhet , qe tehu i mprehte i bisturise brenda trupit te njeriut ti heq semundjen, infeksionin , tumorin, per ta rikthyer mes familjes e shoqerise?.
A e dini cfare pergjegjesie eshte, qe dora te mos te dridhet, qe te ruash qetesine kur gjaku hidhet perpjete,kur vlerat bien, kur anestezisti me gjysem zeri te thote, komprimo se po rendohet…prisni, mos manipuloni, nuk eshte film, qe ju mban shtangur me zemer ne dore nga ekrani, eshte realiteti brenda nje salle operacioni ku sfidohesh nga mortja qe do ta rembeje pacientin, dhe per nje moment ndalet fryma e gjithkujt, degjohet vec respiratori sepse ne ate moment nuk egziston askush pervec frymes se pacientit.
Dhe ti, kirurgu primar duhet te ruash qetesine astronautike, te mbledhesh stafin me nje veshtrim, dhe te maresh vendimin ” Ecim” sepse kursesi nuk mund ti dorezohesh humbjes, cdo qelize e jotja eshte vulosur me emblemen do ja dal, ta shpetoj,nuk dorezohem, ky ring i perket kirurgut, jo mortjes.
Pas nje operacioni te tille, mund te jesh plakur 10 vjet, shpirti te eshte thermuar ne mijera copash qe lotojne, por ti e mbledh veten,me djerset qe kullojne nga qimja e flokut deri ne kerbishte, del dhe sqaron njerezit me lot ne sy, ke shume deshire ti perqafosh,tani sna le as Corona, ka shprese per jeten, akoma.
Nje kirurg, nuk eshte nje cope buke qe e gjen ne dyqanin e lagjes ne cdo ore te dites dhe te nates?
Nje kirurg i mire, eshte aset i nje kombi, i pazevendesueshem.
E ne nje vend si ky i joni, qe nuk ka kapacitet te prodhoje nje mjek mesatar, jo me Exelenca, nje kirurg i mire eshte equivalent mijera njerez se bashku.
Mos kujtoni se do i zevendesoni me politiçka, politikruca, delenxhinj, e delenxhesha, qe vjellin vrer e zeher per pak vemendje mediatike, interesa politike, karrige pusht- eti,
Me vjen ne mend Churchilli, une neser do jem esell , ti do jesh prape e shemtuar, kirurgu mbetet kirurg, po fytyrat me shpirt te shemtuar, nuk ka kirurg qe u ben derman, mbeten shemtia e perjetshme e nje shoqerie qe ne 30 vjet tranzicion e la mjekesine si ishull te vetmuar per ta vjele nga gjithe anet, por jo per ta ndrequr per qytetarin e fshatarin e thjeshte qe lebetitet spitaleve per pak jete e shprese. Lida. Shosha
Shosha pak ditë më parë nëpërmjet një statusi të publikuar në ‘Facebook’ kërkoi që të merreshin masa ndaj aktori, Ermal Mamaqit pasi ai mblodhi në një sallë të madhe shumë persona. Sipas saj Mamaqi po vepronte kundër rregullave të pandemisë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka dhënë njoftimin për situatën që ndodhet territori i vendit pas reshjeve të dëborës. Sipas institucionit në ditët në vijim ...
TIRANË– Rrallë herë ndodh që Tiranën ta shohim të mbuluar me dëborë. Sot kryeqyteti është gdhirë me një pamje fantastike. Pas katër vitesh, rrugët e ...
VERMOSH– Alarmi SOS nga Vermoshi është lëshuar nga 6 turistë kanë mbetur të bllokuar. Rrugët jane të izoluara nga dëbora e cila arrin deri në gjysmë metri, ndër...
KUKËS– Situatës së rëndë nga reshjet e dëborës i është shtuar edhe mungesa e energjise elektrike në qarkun e Kukësit.Sipas informacioneve të fundit në Kukë...
KUKËS– Të rinjtë në qytetin e Kukësit nuk janë përmbajtur nga sasia e dëborës që ka rënë nga mbrëmja e djeshme. Në një video të siguruar nga Dosja.al shihe...
TIRANË– Gazetari Andi Bushati ka treguar se pas disa orësh i bllokuar në Lezhë për shkak të motit të keq, pa ndihmën e askujt ka mundur të mbërrijë në shtë...
TIRANË– Shqipëria është përfshirë nga një mot me erëra të forta dhe me temperatura të ulëta. Akset rrugore në vend janë bllokuar duke shkaktuar panik dhe s...
ELBASAN– Trashësia e dëborës në qarkun e Elbasanit ka krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve. Mësohet se gjatë natës është dashur ndërhyrja për dy qytetarë...
TIRANË– Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla është gëzuar aq shumë për borën që nisi mbrëmjen e djeshme në Tiranë saqë ka dalë në ballkon i zhve...
DIBËR– Shumë akse rrugore në Dibër janë bllokuar për shkak të rreshjeve të dendura të dëborës. Trashësia e dëborës në qytet shkon mbi 40 cm ndërsa në zona ...