Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Fitoi zgjedhjet/ Albin Kurti fton në festë mbështetësit e Vetëvendosjes: E shpëtuam Republikën nga kapja
6 Tetor 2019, 22:03Nga DOSJA
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas numërimit të 80 për qind të votave në një intervistë ekskluzive për T7 ka deklaruar se VV-ja ka fituar. Ai ka ftuar qytetarët që të dalin në sheshin e Prishtinës dhe të festojnë. Kurti ka thënë se që nga nesër do t’i fillojë përpjekjet për themelimin e Qeverisë.
Kurti shtoi se erdhi dita dhe se ajo se çka ka ndodhur sot në Kosovë është fitore historike e popullit të Kosovës.
“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve. Pjesëmarrja masive bëri që ne ta vërtetojmë atë që e thamë në mëngjes. Ne pas pak do të nisemi drejt sheshit Skënderbe ku do ta festojmë fitoren tonë. E shpëtuam Republikën nga kapja e shtetit. Çka ka ndodhur sot është një ndërhyrje e popullit tonë në skenën politike në mënyrë që drama të përfundojë, në këtë mënyrë ata e shpëtuan shtetin nga politikanët”, ka deklaruar Kurti.
Tutje ai ka thënë se Qeveria Kurti do t’i plotësojë të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale.
“Unë do të bëj përpjekjet maksimale që legjislatura e shtatë ta ketë qeverinë sa më parë. Bisedimet për koalicionin e ri qeverisës do të jenë bisedime që do të reflektojnë menjëherë. Ne do t’i realizojmë të gjitha zotimet që i kemi dhënë sepse erdhi dita”, ka deklaruar Kurti.
Marrë nga Ekspress
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje do të jetë partia që do qeverisë Kosovën për katër vitet e ardhshme Kur janë numëruar më shumë së 75% e votave LVV kryeson shu...
SERBI- “Lista Serbe e ka arritur fitoren më të madhe dhe më bindëse në historinë e saj”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferen...
KOSOVË- Numëri i votave në Kosovë ka marrë një rrjedh tjetër. Lëvizja Vetëvedosje pasi janë numëruar më shumë se 60% e votave është në kryesim me një avant...
KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet e para të numërimeve të votave. Sipas të dhënëave paraprake deri tani i krye...
KOSOVË-RTK-ja dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, kanë publikuar exit-pollin për zgjedhjet të parakohshme të mbajtura për K...
BRITANI E MADHE- Boris Johnson ka pohuar se propozimet e tij për Brexit kanë marrë mbështetje në Parlament, pasi ai i kërkoi BE-së të bënte kompromis.Përpara nj...
KOSOVË– Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media në zyrat qendrore të partisë, ka thënë se kanë dalë si partia e...
KOSOVË- Fatmir Limaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR, pasi mbylljes së votimev në një deklaratë për mediat ka thënë se kanë arritur të...
KOSOVË- Pas mbylljes së procesit të votimit nëtë gjitha qendrat, Partia Demokratike e Kosovës e ka shpallur veten fituese. Ka qenë nënkryetari i PDK-së, Ab...
KOSOVË- Kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj, pas mbylljes së votimeve ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka thënë se partia e tij ka rritje në...