Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Fitorja në Rrogozhinë/ Veliaj: Edhe një bashkim i partive të tjera s’do na rrëzonin dot
7 Mars 2022, 09:00Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e pjesshme vendore. Veliaj tha se tashmë rezultati është i qartë dhe se në Rrogozhinë ka shumë punë për të bërë, ndërsa shtoi se të gjithë qytetarëve do t’u shërbehet pa diferencime.
“Falenderoj me gjithë zemër të gjithë anëtarët e PS e cmojmë besimin tuaj, e lexojmë shumë qartë votën tuaj. Kemi pafundësi punësh për të bërë në Rrogozhinë një tjetër zonë e prekut nga tërmeti ku do duhet që këtë vit ne të përfundojmë të gjitha investimet sa i përket infrastrukturës arsimore dhe urbane. Do të duhet të përfundojmë të gjithë rikonstruksionet dhe ndërtimet përsa i përket infrastrukturës urbane. Nuk duam t’ju zhgënjejmë. Do bëjmë çmos që të kapim çdo afat kur vjen puna që të sigurojmë se dhe familja e fundit të futet në banesë dhe secili të marrë një hapësirë më dinjitoze se sa ajo që kishte para tërmetit. Ndërkohë që është dhe një zonë turistike, ajo e Spillesë që është në Kryevidh. Doja të ftoja të gjithë qytetarët e Tiranës, kush mendon se nuk ka det, në qarkun e Tiranës është Rrogozhina që ka dalje në det”, tha Veliaj.
Edison Memolla i PS-së fitoi mandatin e kryebashkiakut. PD u rendit e dyta me 21.96% të votave dhe e fundit Shtëpia e Lirisë me 17.31% të votave.
Në Shqipëri, ndërsa vijon numërimi për zgjedhjet e pjesshme vendore të zhvilluara dje në 6 bashki të vendit, Partia Socialiste rezulton fituese në të paktën 2 p...
TIRANË- Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu thotë se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk fiton dot zgjedhje. I...
DURRËS– Vazhdon numërimi i votave në Bashkinë e Durrësit, ku kryeson kandidatja e Partisë Socialiste Emiriana Sako, e cila ka marrë 20.755 vota. Sako...
LUSHNJE– Bashkia e Lushnjes është drejt përfundimit të procesit të numërimit pasi ka hapur 129 kuti votimi nga 157 gjithsej. Deri më tani, kandidatja e Pa...
DIBËR- Procesi i numërimit në Dibër ka nisur pas mesnate për shkak të vonesave si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë ngadalësuar transportit kutive dhe f...
SHKODËR- Bardh Spahia vazhdon të kryesojë me vota në Shkodër. Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Spahia nga 147 kuti të numëruara nga 250 në total...
DIBËR– Një qytetar nga Dibra ka dhënë mesazhin e tij për presidentin rus, Vladimir Putin. Mesazhin e tij e ka shkruar në fletën e votimit që ka hedhu...
RROGOZHINË- Zgjedhjet e pjesshme lokale mbyllen në Rrogozhinë. Fitues është shpallur Edison Memolla i Partisë Socialiste, i cili ka marrë 5401 vota. Vendin...
DIBËR– Deri më tani në Diëbr janë numëruar 33 nga 101 kuti. Në këtë bashki, ndryshe nga bashkitë e tjera në garë janë katër kandidatë, ku i pari rend...
RROGOZHINË- 46 kuti të numëruara nga 53 janë numëruar në Bashkinë e Rrogozhinës. Kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla, i cili ka marrë 46...