LIVE UPDATES
Bota

Fituesit e lotarisë amerikane ndihen të mashtruar nga urdhëri i presidentit Trump (Afati i kartave jeshile)

3 Korrik 2020, 09:34 Nga DOSJA
Fituesit e lotarisë amerikane ndihen të mashtruar nga urdhëri i

SHBA– Por shpresat që ajo dhe bashkëshorti i saj të lëviznin me dy fëmijët e tyre në Nju Jork, u shuan javën e kaluar kur Presidenti Donald Trump zgjati një ndalim për aplikimet e kartave jeshile të lëshuara jashtë Shteteve të Bashkuara deri në fund të vitit, përfshirë këtu edhe “vizat e lotarisë së diversitetit” të cilat janë lëshuar çdo vit që nga viti 1990 për njerëzit nga vendet e përfaqësuara më pak në Shtetet e Bashkuara.

Fituesit e këtij viti mësuan për fatin e tyre të mirë rreth një vit më parë, por shumë nuk kishin përfunduar ende procesin e verifikimit të dokumentacionit kur konsullatat amerikane u mbyllën në mars për shkak të pandemisë së koronavirusit. Tani, hapi i fundit i administratës për të zvogëluar imigracionin e ligjshëm ka përmbysur planet e tyre, dhe shumë e shohin veten të mbërthyer në një situatë edhe më të keqe nga ajo që po përpiqeshin të shpëtonin.

Sipas rregullave të lotarisë kartat jeshile duhet të merren deri më 30 shtator ose ato do të anulohen. Departamenti i Shtetit thotë se nuk ka përjashtime për ata që nuk e kanë marrë ende.

Noha dhe fëmijët e saj morën vizat në shkurt. Por bashkëshorti i saj, Ahmed, është ende në pritje dhe familja ka frikë se viza e tij nuk do të lëshohet kurrë.

Situata e ka detyruar Nohën të bëjë një zgjedhje të pamundur mes shkuarjes vetëm në Nju Jork për të kërkuar një jetë më të mirë për vajzën 7-vjeçare dhe djalin 9-vjeçar, dhe heqjes dorë nga kjo ëndërr, në mënyrë që familja të mund të qëndrojë së bashku. Ajo thotë u zemërua dhe qau me ditë të tëra pasi mësoi për urdhrin e Trumpit.

“Të gjitha planet e mia u rrëzuan brenda një çasti,” thotë Noha, e cila foli me kusht që mbiemri i saj të mos përdorej nga frika se të folurit publikisht mund të dëmtojë çështjen e familjes së saj.

Është hera e parë që programi i vizave është ndërprerë që kur u krijua për të tërhequr emigrantë nga vende të ndryshme. Avokatët e imigracionit në Sh.B.A po mendojnë ta sfidojnë vendimin e presidentit Trump në gjykatë.

Vetëm 13,000 nga afro 55,000 viza lotarie janë lëshuar deri tani këtë vit, thotë Simon Paul, një përfitues i vizave të diversitetit që tani drejton një blog për të ndihmuar emigrantët e tjerë (britsimon.com). Edhe ata që kanë marrë vizë e kanë të vështirë të vijnë në Sh.B.A për shkak të kufizimeve të udhëtimit nga pandemia.

Familja e Nohas harxhoi afro 10,000 dollarë gjatë procesit të verifikimit të dokumentave.

Pasi u njoftua nga një zyrtar amerikan në shkurt se e gjithë familja ishte miratuar, çifti filloi të bënte plane për jetën e tyre të re. Noha dhe burri i saj, gjithashtu një inxhinier, dhanë dorëheqjen nga punët e tyre, shitën makinën e tyre, njoftuan pronarin e tyre qse po lëviznin dhe ndaluan pagesat për shkollimin e fëmijëve të tyre për vitin e ardhshëm.

Në maj, ambasada i tha bashkëshortit të saj se viza e tij thjesht duhej të shtypej, kështu që ata “madje bënë gati edhe çantat”. Fëmijët e saj panë video në YouTube për jetën në SH.B.A.

Administrata ndaloi dhënien e vizave si pjesë e përpjekjeve për të liruar vendet e punës në ekonominë e mbërthyer nga koronavirusi – një arsye që presidenti e ka përdorur për të arritur shumë nga shkurtimet në imigracionin e ligjshëm që synonte para pandemisë. Masa e presidentit vlen edhe për aplikantët e tjerë të kartave jeshile dhe për njerëzit që kërkojnë viza të përkohshme të punës në kompani të teknologjisë së lartë, kampe verore dhe korporata shumëkombëshe.

Shumë kohë para pandemisë, presidenti Trump kritikoi lotarinë, duke pohuar pa të drejtë se ishte “një shfaqje tmerri” sepse vendet fusnin në të “disa njerëz shumë të këqinj”.

Qeveria amerikane drejton programin, dhe qytetarët e vendeve kualifikuese janë ata që vendosin të hyjnë në lotarinë e vizave. Qeveritë e huaja nuk zgjedhin se kush aplikon apo kush merr vizë.

Aplikantët duhet të kenë mbaruar shkollën e mesme ose të kenë përvojë dy vjeçare në një numër fushash të identifikuara nga Departamenti amerikan i Punës. Fituesit nuk duhet të kenë një precedent penal, dhe duhet të kenë një sponsorizues amerikan të gatshëm dhe të aftë t’i mbështesë ata derisa të vendosen. Më shumë se 80,000 aplikantë u shpallën fitues, kështu që ata u detyruan të garojnë kundër njëri-tjetrit për të marrë vizat në dispozicion.

Dhjetra fitues të vitit 2020 kontaktuan agjencinë Associated Press në përgjigje të një kërkese për të treguar historitë e tyre. Shumë janë të mirë arsimuar, por kanë pengesa për shkak të mungesës së mundësive në vendet e tyre.

Në mesin e të përzgjedhurve këtë vit ishin një mjek i sëmundjeve infektive, një inxhinier agronomie, një zhvillues i programeve kompjuterike, një studiues pas doktoratës, një afariste dhe një mësues i shkollës së mesme. Ata vijnë, mes të tjerash nga Egjipti, Turqia dhe Shqipëria.

Mahmoud Elrweny, i cili punon si menaxher prodhimi në kompaninë Hershey në Memfis të Tenesisë, tha se ai ishte i ngazëllyer kur dëgjoi se lotaria i kishte rënë të vëllait e që do ta lejonte të bashkohej me të në SH.B.A.

Papunësia e lartë në Egjipt e kishte detyruar vëllain e tij të shkonte në Arabinë Saudite, ku ai jepte mësim, megjithëse nuk dëshironte të qëndronte atje pasi ka dy vajza dhe mendonte se si gra, ato do të kufizoheshin në atë vend.

Vëllai i tij duhej të bënte intervistën e vizave në vendin e tij të lindjes. Pesë ditë pasi arriti në Egjipt, ambasada amerikane e anuloi intervistën, dhe më pas presidenti Trump lëshoi urdhrin. Shkolla e tij në Arabinë Saudite e pushoi nga puna për largimin dhe nuk pranoi t’i jepte pagesën e fundit. Arabia Saudite anuloi vizën e tij për t’u rikthyer. Ai gjithashtu la atje makinën e tij.

Ai dhe gruaja e tij tani janë të dy të papunë në Egjipt.

Elrweny dëshiron ta ndihmojë të vëllanë, por nuk di se si.

“Jam vërtet i stresuar dhe i dëshpëruar,” tha ai. “Ëndrra e tij ishte të vinte në Amerikë”.

Lotaria i ndryshoi jetën Alma Mandijas në vitin 1997, kur vendi i saj Shqipëria u përfshi nga trazirat civile që rezultuan në rrëzimin e qeverisë dhe vdekjen e më shumë se 2,000 njerëzve.

“Gjendja ishte shumë e pasigurtë,” thotë ajo. Viza i lejoi asaj të shkonte në kolegj. Ajo u bë avokate imigracioni në Nju Jork.

Kushëriri i saj, Eldis Bushati, ishte ndër fituesit e këtij viti, pasi ishte përpjekur për 16 vjet. Mandija dhe prindërit e saj ranë dakord ta mbështesin atë, gruan e tij dhe vajzën 3-vjeçare dhe gjetën disa kompani në Nju Jork që shprehën interes për ta punësuar si hidraulik.

Bushati, 31 vjeç, ishte në pritje të zyrtarëve amerikanë për t’i dërguar me email datën e intervistës, kur presidenti Trump urdhëroi ndalimin. Ai është ende duke shpresuar.

“Koha do të kalojë shpejt. Virusi do të jetë larg, dhe ne do ta përfundojmë këtë proces dhe së shpejti do të jemi në Amerikë”, thotë ai.

Nataly Savenkova, 27 vjeç, e cila punon në degën ruse të një banke amerikane, nuk i mbajti shpresat në asgjë. Ajo mori kartën e saj jeshile në janar dhe vendosi të transferohej në Sh.B.A. edhe pse bashkëshorti i saj nuk e ka marrë ende vizën e tij.

Çifti kishin shpresuar të ndërtonte një “të ardhme të re dhe të lumtur së bashku”. Por tani “fati dhe lumturia duken si një fatkeqësi totale,” shkroi Savenkova në një email për agjencinë AP.

Noha kishte aspirata të ngjashme për familjen e saj.

“E gjithë kjo ishte për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ajo, duke luftuar të mbante lotët, ndërsa fliste jashtë shtëpisë së saj në Kajro.“Tani nuk dimë çfarë të bëjmë”, thotë ajo.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fituesit e lotarise amerikane fituesit e lotarise amerikane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet