LIVE UPDATES
Bota

“Fjalimet populiste si të Hitlerit” Mesazhi shpresëdhënës i Papës për botën e izoluar: Lutem më shumë, kujtoni trad

8 Prill 2020, 12:21 Nga DOSJA
“Fjalimet populiste si të Hitlerit” Mesazhi

ITALI– Ai beson se pandemia e Covid-19 është një “vend konvertimi”, një shans që nuk duhet ta lëmë të ikë. Dhe ai thotë se Kisha do të dalë nga kriza Covid-19 me të gjitha institucionet e saj sipas frymës së krishterimit të hershëm.

Papa ka folur në këtë intervist me gazetarin britanik në një intervistë të botuar ekskluzivisht nga Tableta dhe Commonweal.

Si po e jeton pandeminë e izolimin?

Zbatojmë rregullat e caktuara nga autoritetet shëndetësore. Për këtë arsye edhe për drekën kemi dy turne. Secili punon në zyrë e tij ose nga shtëpia. Të gjithë janë në punë. Askush më nuk po rri kot, duarkryq.

Si po e jetoj unë shpirtërisht?

Unë lutem shumë, sepse besoj se duhet ta bëj këtë. Mendoj edhe për njerëzit, sepse më shqetëson fati i tyre! Mendimi për njerëzit më ngushëllon, më bën mirë, më shkëput nga mendimet për vete. Të martën vjen rrëfyesi e atëhere i vë në rregull këto lloj mendimesh. Mendoj shumë edhe për përgjegjësitë e mia aktuale, për sot e për kohët që do të vijnë.

Unë kam një shqetësim shumë të madh, e ndjej fort sidomos gjatë lutjes,  duhet gjetur një zgjidhje sesi duhet shoqëruar populli i Zotit e si mund t’i qëndroj sa më pranë. Këtë kuptim ka edhe Mesha e orës 7.00 të mëngjesit në live streaming, që ndiqet nga shumë njerëz, të cilët ndihen të shoqëruar, ashtu edhe disa nga  fjalët e mia si dhe riti  i 27 marsit në Sheshin e Shën Pjetrit. Është punë e vazhdueshme pranie, përmes Lëmoshtarisë Apostolike, për t’i shoqëruar njerëzit në këtë situatë të pazakontë. Po e jetoj me shumë paqartësi këtë çast. Çast, që kërkon frymë të veçantë krijuese!

Më pas në pyetjen e dytë gazetari i kujton romanin “Të Fejuarit” të Alessandro Manzonit, me ngjarje që i përkasin kohës së kolerës, në vitin 1630 në Milano, ku romani fliste për njerëzit e Kishës me qëndrime tejet të ndryshme.

Marrë shkas nga kjo, gazetari e pyet sesi e shikon Papa misionin e Kishës në këtë çast?

Kardinali Federigo është hero i vërtetë i kolerës së Milanos. Por, në njërin nga kapitujt tregohet sesi ai kalonte duke i përshëndetur njerëzit ndërkohë që ishte në izolim, ndoshta pas ndonjë dritareje, për t’u mbrojtur. Populli mbetet keq, sepse e donte atë sa më pranë e nuk i pëlqen ta shikojë duke e mbrojtur veten në tepri. Edhe sot populli ka të njëjtën nevojë mes krizës së koronavirusit. I krishteri duhet të jetë krijues, të hapë horizonte të reja, dritare të reja,  rrugë të reja drejt Zotit e drejt njerëzve. E duhet të  jetojë në një mënyrë të re edhe në shtëpi. Sepse nuk është e lehtë të mbyllesh brenda katër mureve. Kujtoj një varg të Eneides që në rrethanat e humbjes së betejës, i këshillon luftëtarët të mos i ulin krahët. Përgatituni, prandaj, për kohë më të mira, duke kujtuar gjërat që ndodhin sot! Kujdesuni që tani, për kohët që do të vijnë. E kur të vijnë, do t’ju bëjë mirë të kujtoni atë që ndodhi. Kini kujdes për të sotmen, por me vështrimin drejt ardhmërisë. Me frymë krijuese. Me krjimtari të thjeshtë, që shpik çdo ditë diçka të re. Në familje nuk është vështirë të krijosh, nuk duhet ikur, gjatë kësaj kohe nuk duhen kërkuar rrugë të tjera përveç qëndrimit në shtëpi.

Politikat që po ndërmarrin qeveritë në përgjigje të krizës së virusit

Në  Evropë sot kur filloni të dëgjoni fjalime populiste ose vendime politike selektive, nuk është e vështirë të kujtoni  fjalimet e Hitlerit në 1933, pak a shumë të njëjtën gjë që bëjnë disa politikanë sot. Kjo është një kohë kohezioni. Ose jemi të qëndrueshëm ose humbasim gjithçka. Megjithatw disa qeveri morën masa shembullore, me detyra të dorës së parë të mirëmenduara, për ta mbrojtur sa më shumë e më mirë popullsinë. Pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, gjithçka po rrotullohet rreth ekonomisë. Mund të thuhet se në botën financiare të sakrifikosh duket si gjë krejt normale. Prej kreut, deri në fund! E kështu edhe kultura e eutanazisë, legale  apo e fshehtë qoftë, ajo që të moshuarëve ua jep ilaçet deri me limit.  Mendoj  për enciklikën e Palit VI, për Humanae Vitae. Kur flitej për pilulën, e Pali VI paralajmëronte valën e neomaltuzianizmit, që sot e shikojmë në seleksionimin e njerëzve, sipas mundësisë për të prodhuar. Të pastrehët mbeten të pastrehë! I pashë këto ditë në një fotografi, në Las Vegas të cilët ishin në një karantinë në mes të një parku. Sepse i pastrehi nuk mund të shkojë në hotel. Edhe kur hotelet janë bosh! E këtu shihet qartë teoria e hedhurinës!”.

Si mund të jetohen këto Kreshmë e këto Pashkë kaq të jashtëzakonshme. Cili është mesazhi që ke për pleqtë e izoluar, të rinjtë e mbyllur në shtëpi e për të gjithë ata, që vijojnë të varfërohen për shkak të krizës

Ju po më flisni për pleqtë e izoluar. Jetojnë në vetmi e distancë. Sa pleq kanë fëmijë, që nuk shkojnë t’i shikojnë as në kohë normale! Më kujtohet, në Buenos Ajres, kur vizitoja shtëpitë e pleqve e pyesja si shkonin punët në familje. Ah, mirë, mirë fort. Po vjen kush t’ju vizitojë?. Vijnë, vijnë, gjithnjë. Pastaj infermierja më thoshte se kishin kaluar gjashtë muaj nga koha kur fëmijët e tyre kishin qenë për herë të fundit në këtë vend, ku i kishin mbyllur prindërit e tyre. Në vetmi, braktisje, larg nga gjithkush e nga gjithçka dëshironin. E kjo, edhe pse të moshuarit vijojnë të jenë rrënjët e të rinjve. E i riu ka gjithnjë nevojë për rrënjë, edhe kur është plot me gjethe të gjelbërta. Po rrënjët i duhen. Ndryshe nuk mund të japë fryte. Njerëzit, që u varfëruan nga kriza, janë të mashtruarit e sotëm, që u shtohen të “zhveshurve” të përhershëm. Ç’kuptim ka sot humbja e gjithçkaje, parë në dritën e Ungjillit? Ungjilli na kujton se duhet të hyjmë në botën e tyre, ta kuptojmë atë, që deri dje kishte, e sot nuk ka më asgjë. Këtë u kërkoj njerëzve: të kujdesen për pleqtë e të rinjtë. Të përgjigjen për këta  njerëz, që nuk kanë tjetër gjë, veç shpirtit.

Kjo është ajo që të gjithë duhet të bëjmë tani, sot të kujtojmë traditat tona dhe të kemi mall për të dashurit tanë. 

Burimi:  thetablet.co.uk 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fjalimet e hitlerit koronavirusi ne itali papa françesku fjalimet e hitlerit koronavirusi ne itali papa françesku

Sondazh

Poll
Bota 8 Prill 2020, 11:22

GREQI– E përditshmja “Al Jazeera” i ka dedikuar një artikull mënyrës sesi Greqia përballoi më së miri dhe ka filluar me rënien e kurbës së koronavirusit n...

Bota 8 Prill 2020, 10:34

LONDËR– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson prej 2 ditësh është shtruar në spital, ku edhe po trajtohet nga koronavirusi. Ndërsa qeveria...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet