LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Fjalimi i panjohur i Enver Hoxhës: Shoqëria jonë goditi me forcë “importimet” e bastarduara të flokëve të gjatë dhe

6 Prill 2021, 06:51 Nga DOSJA
Fjalimi i panjohur i Enver Hoxhës: Shoqëria jonë goditi me

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat i përkasin qershorit të vitit 1973, kur në Tiranë u mbajt Plenumi i IV-ët i Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku Enver Hoxha mbajti raportin kryesor me temë “Të thellojmë luftën ideologjike kundër shfaqjeve të huaja dhe qëndrimeve liberale ndaj tyre”.

Fjala e panjohur e Enver Hoxhës i cili u mbajt kryesisht vetëm për artin e kulturën dhe u shëndrua në “giotinën” e shkrimtarëve dhe artistëve, pasi aty u “prenë shumë koka” të tyre, duke u shkarkuar fillimisht nga detyrat dhe funksionet që kishin pasur deri në atë kohë, për të përfunduar më pas fshatrave më të largët të Shqipërisë, në miniera dhe në kantiere ndërtimi, si dhe burgjeve e internimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, si: Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Mihallaq Luarasi, Lluk Kaçaj, Sherif Merdani, Minush Jero, Kujtim Spahivogli, Ibrahim Uruçi, Dhimitër Shuteriqi, Edi Luarasi, Zhani Ciko, Leka Bungo, Bujar Kapexhiu, Novruz Yzeiri, Dorjan Nini, Francesk Radi, Justina Aliaj, Vilson Kilica, Hamide Stringa, etj.

“Fenomene të kësaj natyre janë vënë re edhe në muzikën e lehtë, sidomos në atë ritmike, ku ka pasur deformime të vijës së qartë melodike dhe u është hapur rrugë ritmeve të shfrenuara. Kjo u duk sidomos në Festivalin e 11-të të Këngës në Radio-Televizion. I tërë opinioni ynë shoqëror e refuzoi me indinjatë atë muzikë vulgare, ato këngë të përçmuara dhe atë paraqitje snobiste që ky festival na nxori në skenë. Ai me të drejtë e konsideron dhe e dënon atë si një ofendim që i bëhet traditës më të mirë kombëtare, frymës popullore dhe partishmërisë së artit tonë. Shfaqje të tilla të huaja janë dukur edhe në disa piktura, në paraqitjen skenike të ndonjë vepre teatrale e operistike, në kopertinat e librave etj. Shmangie të tilla kanë ndikuar drejtpërsëdrejti si në formën, ashtu edhe në brendinë e letërsisë e të artit tonë. Këto prirje të shtrembra janë në kundërshtim me partishmërinë e letërsisë e të artit, me rolin formues dhe edukues, me karakterin popullor e kombëtar të tyre. Ato vënë një barrierë midis artit dhe popullit, zbehin natyrën demokratike që duhet të ketë arti ynë, prishin shijet e masave punonjëse”.

Kështu u shpreh në mes të tjerash Enver Hoxha në fjalën e tij të mbajtur në Plenumin e IV-ët të Komitetit Qëndror të PPSH-së që u zhvillua në datat 26 dhe 27 qershor të vitit 1973, i cili u mbajt kryesisht vetëm për artin e kulturën dhe u shëndrua në “giotinën” e shkrimtarëve dhe artistëve, pasi aty u “prenë shumë koka” të tyre, duke u shkarkuar fillimisht nga detyrat dhe funksionet që kishin pasur deri në atë kohë, për të përfunduar më pas fshatrave më të largët të Shqipërisë, në miniera dhe në kantiere ndërtimi, si dhe burgjeve e internimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, si: Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Mihallaq Luarasi, Lluk Kaçaj, Sherif Merdani, Minush Jero, Ibrahim Uruçi, Dhimitër Shuteriqi, Edi Luarasi, Zhani Ciko, Leka Bungo, Bujar Kapexhiu, Novruz Yzeiri, Dorjan Nini, Francesk Radi, Justina Aliaj, Vilson Kilica, Hamide Stringa, etj., ku pjesa më e madhe e tyre dolën nga burgu apo u kthyen në Tiranë vetëm pas shëmbjes së regjimit komunist në fillimin e viteve ’90-të.

Për më shumë se çfarë u tha nga Enver Hoxha në Plenumin e IV-ët të Komitetit Qëndror të PPSH-së, na njeh dokumenti arkivor që Memorie.al po e publikon për herë të parë në disa pjesë (me disa shkurtime), duke filluar nga shkrimi i sotëm.

Fjala e Enver Hoxhës në Plenumin e IV-ët të Komitetit Qendror të të PPSH-së, të mbajtur në Tiranë më 26 dhe 27 qershor 1973

Borgjezia imperialiste gjithnjë është përpjekur të denigrojë apo të zhdukë traditat kulturore të popujve të vegjël, frymën kombëtare të artit e të kulturës së tyre. Kjo është një nga rrugët për realizimin e agresionit të saj kulturor e të nënshtrimit të popujve. Koncepti reaksionar borgjez mbi “ndërkombëtarizimin” e kulturës e të artit, mendimet se “tanimë u kapërcye faza e shkollave kombëtare”, kanë për qëllim zhdukjen e kulturave të popujve të tjerë. Në këto kushte për ne bëhet edhe më imperative lufta për të ruajtur fizionominë kombëtare të artit, pasurinë kulturore të popullit. Duke luftuar për mbrojtjen e frymës kombëtare të letërsisë e të artit, ne gjithmonë theksojmë me forcë karakterin e tyre revolucionar e socialist. Zhvillimi krijues i realizmit socialist ka ndeshur edhe në disa interpretime të gabuara e teorizime me prejardhje të ndryshme. Sidomos këto janë shfaqur në trajtimin e problemit të kontradiktave e të heroit në art.

Ka ndodhur që kontradiktat e shoqërisë sonë janë paraqitur pa rrugëdalje, me një ndjenjë të errët pesimizmi, që është tipike për konceptimet borgjezo-revizioniste. Nuk është treguar kurdoherë si duhet epërsia e forcave dhe e idealit socialist. Ka pasur edhe raste të konfondimit të kontradiktave në gjirin e popullit me kontradiktat midis nesh e armiqve tanë. Kjo të çon në gabime të rënda parimore, ku përpiqej ta fuste artin tonë Fadil Paçrami, kur thoshte se mjaft jemi marrë deri tani me luftën midis “nesh dhe armiqve” e se këtej e tutje duhet të flasim kryesisht për luftën “midis nesh”. Pra, t’i lëmë të qetë armiqtë dhe të trajtojmë si të tillë njerëzit tanë. Partia ka theksuar se zbulimi i kontradiktave e pasqyrimi i tyre në art, duke përfshirë këtu edhe kritikën e fenomeneve negative, duhet bërë drejt, nga pozitat e partishmërisë proletare, nga qëllimi që ato të kapërcehen dhe shoqëria të shkojë përpara dhe jo të mbetet në darën e kontradiktave.

Nga ana tjetër, ato teorizime që janë bërë për heroin pozitiv, për copëzimin e tij, për identifikimin e tij me gjithçka, për ndarjen artificiale në “hero tradicional” dhe “hero novator” etj., nuk janë gjë tjetër veçse pikëpamje që të shpien te deheroizimi në letërsi e në art, te largimi nga jeta dhe nga njeriu. Edhe teorizimet skematike për heroin, të konceptuar në mënyrë idilike dhe sentimentale, janë, gjithashtu, të dëmshme dhe e largojnë artin nga vërtetësia dhe realizmi. Duke kritikuar kuptimin skematik të një heroi të idealizuar në mënyrë libreske, pa u mbështetur në realitetin tonë, në të njëjtën kohë ne nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë skemën e re për një hero të lëkundur, e cila në fakt është një ndikim i hapët borgjezo-revizionist. Këto pikëpamje e qëndrime nuk kanë asgjë të përbashkët me parimet tona, ato tregojnë një konfuzion teorik. Këto ishin disa probleme që kanë shqetësuar Partinë, punonjësit e gjithë krijuesit, lidhur me zhvillimin në rrugë të drejtë të letërsisë e të arteve tona, në luftë kundër ndikimeve të ideologjisë së huaj.

Shkarjet në letërsi e në art kanë lidhje edhe me punën e pamjaftueshme të Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës, ku militojnë shumica e shkrimtarëve dhe e artistëve dhe ndodhen institucionet kryesore artistike të vendit, në të cilat, më shumë se kudo, ishte përhapur fryma e liberalizmit. Në këtë drejtim ka ndikuar në mënyrë shumë të dëmshme veçanërisht ish-sekretari për propagandën, Fadil Paçrami, i cili për problemet e letërsisë, të arteve dhe të institucioneve artistike të qytetit, kishte arritur t’i imponohej Komitetit të Partisë të Tiranës.

Fadil Paçrami për këto probleme ka pasur pikëpamje të huaja, në kundërshtim me vijën e Partisë, të cilat janë shfaqur edhe në krijimtarinë e tij letrare. Me predispozicionet e tij të theksuara liberale, me teorizimet e huaja, ai i mohonte dhe i luftonte traditat e shëndosha të letërsisë e të arteve, nxiste ndarjen artificiale midis brezave të krijuesve dhe predikonte luftën midis tyre, inkurajonte dhe përkrahte përhapjen e ndikimeve e të shfaqjeve të huaja moderniste. Me prirjet e tij liberalo-anarkiste, të shprehura në konceptimet e djathta të problemeve dhe në përdorimin e metodave agresive, të zbatuara me mendjemadhësi e arrogancë, ai ka ushtruar një ndikim shumë negativ në Lidhjen e Shkrimtarëve e të Artistëve dhe në jetën letraro-artistike të kryeqytetit.

Pikëpamjet antiparti të Fadil Paçramit janë shfaqur jo vetëm në moszbatimin e vijës së Partisë për luftën në të dy krahët, por edhe në kundërshtimin e hapur të saj, duke luftuar nga pozita të huaja vetëm kundër konservatorizmit. Në fakt, si deviator i djathtë, ai ka luftuar për t’i hapur rrugën liberalizmit. Në punën e tij ai ka shkelur normat e Partisë. Kritikat që i janë bërë herë pas here nga komunistë, nga aparati dhe Sekretariati i Komitetit Qendror të Partisë, ai me fodullëk nuk i ka marrë parasysh. Duke qenë kundër vijës së Partisë dhe kundër vetë Partisë, ai ka spostuar organizatat-bazë të sferës së kulturës dhe ka zbatuar një politikë personale kuadri, duke synuar që drejtimi këtu të kryhej jo nga Partia, por nga njerëzit që i shkonin atij për shtat.

Fadil Paçrami e Todi Lubonja, si elementë antiparti, në fakt kanë pasur qëllime të njëjta dhe kanë ndjekur një rrugë për të goditur Partinë e udhëheqjen e saj. Një përgjegjësi të madhe për shkarjet nga vija e Partisë në art e në letërsi mban Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, sepse e ka nënvleftësuar rrezikun e liberalizmit dhe është tërhequr para presioneve liberale. Prandaj, ajo duhet ta rishikojë punën e saj në këtë drejtim dhe të marrë masa për zbatimin e plotë e të saktë të detyrave të ngarkuara për drejtimin e gjithë jetës kulturore e artistike të vendit, pa bërë asnjë lëshim ndaj kujtdo që shkel vijën e Partisë në çështjet e letërsisë, të artit e të kulturës sonë socialiste.

Veçanërisht përgjegjësi të madhe për shkarjet nga vija e Partisë në lëmin e arteve e të letërsisë mban Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve, mbajnë shokët kryesorë drejtues të saj. Shumë koncepte e teorizime që u kritikuan më lart kanë gjetur strehë në veprimtarinë e lidhjes, në organet e shtypit të saj, veçanërisht në gazetën “Drita”. Duke pretenduar se vetëm ata i njohin problemet e letërsisë e të artit e specifikën e tyre, shokët drejtues të lidhjes jo vetëm nuk kanë luftuar kundër ndikimeve të huaja, por shpesh, me qëllimet e tyre, i kanë ushqyer ato. Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve duhet të analizojë thellë punën e vet, të zbulojë çdo shtrembërim të vijës së Partisë në letërsi e në art, të marrë masa serioze e me përgjegjësi për të mos lejuar më shfaqje të ideologjisë borgjeze e revizioniste në sferën e veprimtarisë së saj.

Por vitet e fundit, kur iu dha një goditje e fort& koncepteve e paragjykimeve të vjetra fetare, feudale e patriarkale-konservatore, u la disi pas dore dhe u nënvleftësua lufta kundër ndikimeve të sotme të ideologjisë borgjeze e revizioniste, kundër shfaqjeve të tyre në jetën tonë. U dukën koncepte e qëndrime liberale, që u hapën rrugën disa fenomeneve të dëmshme që filluan të shfaqen në disa njerëz e sidomos në disa të rinj. Ato ndikime, për të cilat folëm në letërsi e në art, nuk mund t’i shohim të shkëputura nga disa shfaqje të huaja, që janë vërejtur në shijet e disa të rinjve, në sjelljet dhe në veprimet e pahijshme të tyre. Këto, si dhe presioni i vazhdueshëm i jashtëm, janë shkaqet themelore të përhapjes së disa shijeve të huaja e vulgare për muzikën dhe artin, të ndjekjes së modave ekstravagante e të shëmtuara, të sjelljeve të papëlqyeshme në kundërshtim me etikën socialiste dhe traditat pozitive të popullit.

Me të drejtë opinioni ynë shoqëror goditi me forcë “importimet” e bastarduara të flokëve të gjatë, të veshjeve ekstravagante, të britmave të muzikës së xhunglës, të harbutllëqeve, të sjelljes pa cipë etj. Po të mos luftohen që në embrion ndikimet e shfaqjet e mënyrës së jetesës borgjezo-revizioniste, ato u hapin shtegun shthurjes e degjenerimit të njerëzve, që janë aq të rrezikshme për çështjen e socializmit. Zhvillimi i gjithanshëm shpirtëror e figura morale e njeriut tonë të ri nuk mund të kuptohen pa formimin e shijeve ideoestetike të shëndosha për të bukurën në art, në natyrë, në punë e në jetë. Çështja e shijeve nuk është një çështje thjesht personale e individëve, për të cilën gjoja as që mund të diskutohet. Me gjithë praninë e elementit individual në to, shijet kanë gjithmonë karakter shoqëror, formohen nën ndikimin e drejtpërdrejtë të marrëdhënieve ekonomiko-shoqërore, të ideologjisë e të kulturës, të psikologjisë shoqërore. Këtej del i qartë edhe karakteri klasor që kanë ato. Prandaj, shijet tona në thelbin e vet janë krejtësisht të kundërta me ato borgjezo-revizioniste.

Gjithashtu duhet të tërheqim këtu vëmendjen se shfaqje të huaja kanë depërtuar sidomos në institucionet kulturore e artistike. Ndikimet e huaja liberalo-moderniste nga krijimtaria letraro-artistike kanë kaluar edhe në skenat e teatrove e të estradave, në ekranet e kinemasë e të televizionit, në aktivitetet e ndryshme të klubeve, shtëpive e vatrave të kulturës. Në mjaft institucione kulturore që shtrihen edhe në bazë është vërejtur, gjithashtu, prirja e nënvleftësimit të mbështjes në traditat e shëndosha kombëtare e popullore në aktivitetin kulturor. Fenomene shqetësuese kemi pasur edhe në mënyrën e sjelljes e të jetesës. Janë vënë re mjaft shkelje të disiplinës shoqërore në punë e në shkollë, mospërfillje të normave të moralit socialist dhe të ligjeve të shtetit, cënime të rendit publik dhe të personit, shfaqje imoraliteti, injorime të detyrimeve shoqërore që kanë njerëzit si punonjës, si qytetarë, si prindër e familjarë.

Veçanërisht në një numër të rinjsh filluan të duken disa fenomene shumë negative, si braktisja e shkollës, qëndrimi pa punë, rrugaçëria, vjedhjet etj. Të gjitha këto ‘ushqyen prirjet e parazitizmit, prirjet individualiste e zhvatëse në kurriz të shoqërisë, si dhe pretendimet e padrejta. Bartësit e këtyre shfaqjeve të huaja, që bënin një jetë jashtë luftës së popullit, kanë qenë kontingjenti më i predispozuar për aktet e vagabondazhit e krimet, pasi dihet që parazitizmi dhe prirjet zhvatëse janë një burim i degjenerimit moral të njerëzve. Natyrisht, po të kemi parasysh se ç’ndodh në botën kapitaliste e revizioniste, këto fenomene te ne janë mjaft të kufizuara. Por shoqërinë tonë të shëndoshë e shqetësojnë dhe duhet ta shqetësojnë gjithnjë fenomene të tilla, edhe sikur këto të jenë fare të pakta, qoftë dhe në individë të veçuar, për arsye se ne luftojmë që të ruajmë të pastër e të shëndoshë ndërgjegjen dhe figurën morale të çdo punonjësi, për të ruajtur të pastër tërë shoqërinë tonë socialiste.

Pastërtia ideologjike ka qenë dhe mbetet parimi bazë i shtypit tonë popullor e të partishëm. Por kohët e fundit në disa organe, si në gazetën “Drita” e “Zëri i rinisë”, në revistën «Nëntori» e në disa botime të shtëpisë botuese “Naim Frashëri” kanë dalë një sërë krijimesh letraro-artistike e shkrimesh kritike me ide, koncepte e teorizime të huaja, me prirje liberale moderniste e dukuri të tjera dekadente, të papajtueshme me ideologjinë dhe kulturën tonë. Këto kanë krijuar pështjellim në mendjet, ndjenjat e shijet e masave punonjëse e sidomos të rinisë.

Lëshimet që janë bërë në organet e ndryshme të shtypit sjellin një dëm shumë të madh, sepse nëpërmjet tyre ndikimet e huaja borgjezo- revizioniste të futura kontrabandë, jo vetëm që fitojnë, si të thuash, “të drejtën e qytetarisë”, po përhapen në mënyrë të shpejtë e masive në të gjitha kategoritë e popullsisë. Në organet e shtypit duhet të zbatohen me intransigjencë dhe konsekuencë vija dhe direktivat e Partisë.

Çdo shkrim, çdo material i botuar në faqet e gazetave, të revistave e të librave duhet të përshkohet nga ideologjia marksiste-leniniste, t’i shërbejë edukimit të gjithanshëm komunist të masave, formimit të njeriut të ri të shoqërisë socialiste. Shtypi, ashtu si deri sot, duhet të frymëzojë masat për qëllimet e larta të ndërtimit të socializmit dhe mbrojtjes së atdheut.

Ai duhet të rritë frymën militante revolucionare dhe të goditë me forcë ndikimet e huaja të çfarëdo lloji dhe nga çdo krah që të vijnë ato. Ai duhet të demaskojë rendin borgjez e revizionist, politikën e tyre antipopullore e agresive, ideologjinë e kulturën e tyre dekadente, të zbulojë plagët sociale dhe të tregojë kalbëzimin e gjithanshëm të sistemit Njihet vendi i posaçëm që zënë radioja dhe televizioni në sistemin e propagandës së Partisë.

Radio-Televizioni ynë, i udhëhequr nga Partia, ka bërë nga viti në vit përparime të dukshme. Në tërësinë e vet puna e tij është karakterizuar nga përpjekjet e komunistëve dhe të të gjithë punonjësve për rritjen e rolit të këtij institucioni në jetën politike, kulturore e artistike të vendit për propagandimin e vijës e të qëndrimeve marksiste- -leniniste të Partisë, të përparimeve të Shqipërisë socialiste.

Megjithëkëtë, duhet vënë në dukje se, vitin e fundit sidomos, në programet muzikore, kulturore e artistike të Radio-Televizionit u dobësua dalngadalë fryma revolucionare, brendia socialiste dhe karakteri kombëtar. Këto shmangie u pasqyruan në kopjimin e mënyrave dhe të formave të huaja të ndërtimit e të paraqitjes së programeve të ndryshme televizive, në transmetimin pa kriter politik e ideoestetik të këngëve të huaja, në inkurajimin e krijimit dhe në propagandimin e këngëve moderniste, që imitonin muzikën perëndimore. Kështu programet e Radio-Televizionit filluan të shkëputeshin nga kërkesat shpirtërore të masave të gjera punonjëse, sidomos të rinisë, dhe të bëheshin përçuese të shijeve dhe të një morali të huaj, që u pëlqenin vetëm një kategorie snobistësh.

Ky produkt i huaj për jetën, për ideologjinë e kulturën tonë u shpreh në mënyrë të sintetizuar në Festivalin e 11-të të Këngës në Radio-Televizion. Një përgjegjësi të madhe për këto shmangie nga vija e Partisë në Radio-Televizion mban Todi Lubonja, ish-drejtor i këtij institucioni, i cili si deviator i djathtë ka manifestuar dhe ka përkrahur pikëpamje të theksuara liberale oportuniste, shije estetike moderniste dhe ka zbatuar metoda të huaja drejtimi.

Ai u orvat t’i jepte Radio-Televizionit një drejtim thjesht informativ e kulturor-argëtues, drejtim ky që ishte në kundërshtim me orientimet e Komitetit Qendror të Partisë, për karakterin politik, ideologjik e kulturor-edukativ të tij. Todi Lubonja edhe si ish-sekretar i Komitetit të Partisë të Rrethit të Korçës, edhe si drejtor i Radio-Televizionit është karakterizuar nga mendjemadhësia. Ai, duke qenë në të njëjtën rrugë antiparti si Fadil Paçrami dhe, duke ndjekur të njëjtat qëllime kundër Partisë, ka qenë kundër vijës së Partisë dhe ka punuar për shtrembërimin e saj.

Ai ka mënjanuar organizatën-bazë të Radio-Televizionit nga udhëheqja ideologjike, politike e organizative e këtij institucioni, ka ndjekur një politikë personale kuadri, duke grumbulluar rreth vetes njerëz që vetë gjykonte se ishin të përshtatshëm për zbatimin e pikëpamjeve dhe të shijeve të tij. Në këtë mënyrë ai dëmtoi rëndë veprimtarinë e këtij institucioni të rëndësishëm dhe përgjithësisht punën e Partisë për edukimin ideoestetik të masave, veçanërisht të rinisë. Partia ka marrë masa për zhdukjen e ndikimeve të huaja në Radio-Televizion. Gjendja atje është përmirësuar, por mbetet akoma shumë për të bërë që radioja e sidomos televizioni të zbatojnë plotësisht detyrat e mëdha që i ka besuar Partia kësaj qendre të madhe propagandistike e kulturore për edukimin e gjithanshëm të masave dhe formimin e tipareve të tij si një televizion revolucionar, socialist e shqiptar.

Këto tipare Televizioni ynë i ri do t’i krijojë jo duke imituar e kopjuar programet dhe format e paraqitjes të televizioneve të huaja. Një vijë e qartë demarkacioni duhet të ndajë televizionin tonë nga ai vendeve borgjezo-revizioniste. Rruga e zhvillimit të tij është ajo e Partisë, e popullit, e socializmit dhe e revolucionit. Partia dhe Qeveria do të përkrahin e do të inkurajojnë si kurdoherë përpjekjet e punonjësve të Radio-Televizionit për të renë, për të bukurën, të larmishmen, për programe që të pasqyrojnë me të vërtetë zhvillimin e vrullshëm dinamik të shoqërisë sonë, për programe që t’u përgjigjen kërkesave arsimore-kulturore e shijeve estetike gjithnjë në rritje të masave punonjëse e sidomos të rinisë.

Marrë nga Memorie.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

dikur dikur enver hoxha enver hoxha

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni