E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
SHBA- Këshilltari i lartë për Çështje të Posaçme Politike i ShBA-së, Jeffrey DeLaurentis, u deklarua të premten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Mes tjerash, ai tha se dialogu mbetet platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve dhe për normalizimin e raporteve me Serbinë, duke arritur përfundimisht në marrëveshje për njohje reciproke.
Ai gjithashtu e mirëpriti marrëveshjen e 30 shtatorit për targat e veturave, duke e cilësuar atë si hap përpara për Kosovën, Serbinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Fjalimin e plotë të përfaqësuesit amerikan në OKB mund ta lexoni më poshtë:
Faleminderit, zotëri President dhe faleminderit përfaqësuesit special, Tanin, për deklaratën tuaj. Ne e vlerësojmë udhëheqësinë tuaj dhe përkrahjen e përkushtuar për Republikën e Kosovës, përfshirë adresimin e sfidave të vazhdueshme, të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Dua gjithashtu që t’i falënderoj Presidenten Osmani dhe ministrin e Jashtëm, Selakoviq, për pjesëmarrje në këtë takim sot.
Dua të filloj duke e mirëpritur marrëveshjen e 30 shtatorit për çështjen e targave mes Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Lajçak. Kjo marrëveshje është një hap para për Kosovën, Serbinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëveshje është dëshmi që, kur udhëheqësit angazhohen haptazi dhe seriozisht, ata mund të gjejnë pajtueshmëri që sjell përfitime për të gjithë qytetarët e tyre.
Ne i inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që ta shfrytëzojnë këtë proces si themel duke e zbatuar këtë marrëveshje, duke i respektuar marrëveshjet paraprake, duke u përmbajtur nga provokimet dhe duke u zotuar përsëri për gjetje të zgjidhjeve për çështje të tjera përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Dialogu mbetet platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve të mbetura dhe për normalizim të marrëdhënieve, përfundimisht duke arritur marrëveshje për njohje reciproke.
Ne vërejmë se UNMIK-u nuk ka luajtur rol kritik në zgjidhjen e tensioneve të fundit mes Kosovës e Serbisë rreth çështjes së targave. De-eskalimi i këtij problemi, me përkrahje të përkohshme të ofruar nga KFOR-i, tregon se organizatat tjera mund të shërbejnë në këtë rol me efekt më të mirë.
Ngjarjet e fundit dëshmuan përsëri se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e vet siç përshkruhet në mandatin origjinal. Ne duhet ta njohim këtë realitet dhe të lëvizim drejt mbylljes së tij. Ky këshill ka përgjegjësi që t’i ridrejtojë vëmendjen e burimet e veta ndaj fushave dhe çështjeve ku ka nevojë më së shumti. Kombet e Bashkuara ende mund të luajnë një rol të rëndësishëm për ta çuar përpara zhvillimin e normave dhe institucioneve demokratike në rajon. Por ky rol nuk e kërkon mbajtjen e një misioni paqeruajtës në Kosovë.
Shtetet e Bashkuara shprehin zhgënjim që thirrjet e mëparshme nga anëtarët e Këshillit për rishikim dhe marrje të hapave për t’i dhënë fund misionit të UNMIK-ut kanë mbetur pa u vënë re. Ne përsëri bëjmë thirrje për zhvillimin e një plani të tillë, në mënyrë që Këshilli të mund t’i japë fund UNMIK-ut dhe ta ndihmojë tranzicionin për një prani më efektive të OKB-së, që u ndihmon Kosovës dhe pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor për ta realizuar potencialin e plotë të tyre.
Ne e përsërisim thirrjen e sekretarit të Përgjithshëm për pjesëmarrje të plotë e të barabartë të grave në proceset politike në Kosovë dhe e inkurajojmë qeverinë që të vazhdojë të investojë në avancimin e grave brenda shoqërisë civile.
Për fund, Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne do të punojmë ngushtë me partnerët tanë evropianë për të inkurajuar shoqëri paqësore, të begata e multientike që e respektojnë sundimin e ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor.
Ju faleminderit, z.President!
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë, ka mbështetur deklaratat e djeshme në Këshillin e Sigurimit në lidhje me përfundimit të misionit të UNMIK-ut në Ko...
HAGË– Zyra e Prokurorit të Specializuar ka publikuar sot një deklaratë pas fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luft...
GJERMANI– Shteti gjerman i Hesse është bërë i pari në vend që lejon bizneset të mohojnë aksesin e personave tv pavaksinuar, duke krijuar një precedent shq...
GREQI– Pamjet e shpëtimit të një familjeje gjermane që jeton në Greqi është publikuar thujse në të gjithë mediat e vendit fqinj.Uji dhe shirat e dendur ka...
KOSOVË– Këtë të dielë në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale për të zgjedhur drejtuesit e rinj të komunave dhe asambleistët. Sot është dita e fundit...
GJERMANI- Grupet kryesore mjedisore në Gjermani po u bëjnë thirrje anëtarëve të Parlamentit Federal që të lënë makinat e tyre zyrtare me karburant dhe të udhëto...
ABU DHABI- Loja Squid Game e Netflix është kthyer në hit në të gjithë botën. Por tani, koncepti ka dalë nga ekrani dhe në jetën reale. Tag24 shkruan se Squid Ga...
SHBA– Mbledhja e Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur sot për të shqyrtuar raportin e rregullt gjashtëmujor të sekretarit të Përgj...
AUSTRALI- Një burrë që po rinovonte shtëpinë e tij gjeti një letër misterioze në një shishe të lënë gati 50 vjet më parë duke zbuluar se si ishte jeta atëherë. ...
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, Mësohet se një 35-vjeçare ka dhunuar mësuesen e vajzes së saj, pasi kjo e fundit e k...