LIVE UPDATES
Aktualitet

Fjalorth i vogël i dizinformimit online (pjesa e parë)

17 Dhjetor 2019, 21:54 Nga DOSJA
Fjalorth i vogël i dizinformimit online (pjesa e parë)

TIRANË– Qytetarët janë mësuar tashmë me termat “Fake News” dhe dizinformim, të cilat po përdoren gjerësisht jo vetëm për të përshkruar një fenomen të caktuar, por shpesh saktësisht për të dizinformuar lexuesit. Termi “Fake News” po përdoret po aq shumë sa për të përshkruar një fenomen të caktuar sa edhe për të sharë një raportim kritik. Ky është termi që po pëlqehet gjithnjë e më shumë nga autokratët nga të katër anët e botës për të sulmuar dhe burgosur kritikët e vet. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, një organizatë ndërkombëtare me bazë në Nju Jork, 30 gazetarë në të gjithë botën janë në burg për akuzën e publikimit të “lajmeve të pavërteta”.

Një listë me këto terma si dhe shpjegimet e tyre mund të ndihmojnë për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë si dhe për t’u informuar mbi teknikat kryesore të përdorura nga grupime të ndryshme për çorientimin tuaj.

Automatizim – Teknikë në internet për të kopjuar dhe botuar informacione të caktuara, ose për të shpërndarë një mesazh në një numër medias sociale. Automatizimi ofrohet si mundësi nga shumë media sociale si shërbim për klientët e vet, qofshin këto individë apo kompani. Fjala vjen, Twitter të lejon që të postosh automatikisht sa herë që ti poston në Facebook, por mjete më të avancuara, të cilat janë dizajnuar për industrinë e reklamave dhe lehtësimin e menaxherëve të reklamave që të shpërndajnë mesazhe në median sociale, krijojnë mundësi shumë më të larmishme se sa kjo. HootSuite, p.sh., të mundëson që përkundrejt një pagese prej 30 USD në muaj, të postosh njëkohësisht në një numër të madh platformash të medias sociale dhe në llogari të ndryshme, duke i kursyer kohë menaxherëve të marketingut. Platforma të tilla, përveçse ndihmojnë menaxherët e marketingut, janë gjithashtu një mënyrë që një njeri të shfaqet njëkohësisht në shumë rrjete sociale dhe në llogari të ndryshme. Sot automatizimi ndihmon jo vetëm menaxherët e marketingut, por edhe aktivistët apo politikanët që e përdorin atë jo vetëm për të shpërndarë më me lehtësi mesazhin e vet, por edhe për të manipuluar opinionin publik për t’u dukur sikur ka shumë njerëz që po diskutojnë mbi një temë të caktuar, ndërkohë që mund të jetë vetëm një person me shumë llogari dhe me një platformë menaxhimi. Përveç kësaj, këto platforma lehtësojnë manipulimin e mesazheve të medias tradicionale. Për shembull, ato mundësojnë që një redaktor të caktojë një titull për faqen e vet të internetit dhe një titull të ndryshëm posaçërisht për Facebook. Në një periudhë kohe, programe të tilla të mundësonin të manipuloje lajmet e medias tradicionale dhe t’i nxirrje në Facebook si reklama të këtyre mediave. Në një rast ekstrem, politikania Grida Duma u vu nën një fushatë baltosjeje.

BOT – Shkurt për robot, ky është një program kompjuterik që përdoret për të dhënë përgjigje kundrejt një situate të caktuar. Ndryshe nga automatizimi, ku një njeri programon shpërndarjen e një mesazhi në faqe të ndryshme apo llogari në median sociale, boti është në gjendje që të shkojë më tutje. Fjala vjen, një llogari Twitter e kontrolluar nga një bot mund të programohet që të retweet një postim ku përmendet emri i udhëheqësi politik. Duke qenë se botet mund të krijohen me mijëra, ato janë në gjendje të sugjerojnë se një postim i caktuar i, fjala vjen, një politikani, është ajo për çfarë mijëra përdorues Twitteri po flasin.

Botet kanë përdorime normale në shumë platforma, për shembull, në faqet e internetit të tregtisë elektronike. Kur ti e viziton një faqe, një kuadrat ju fton për të komunikuar me shitësit. Kuadrati në fakt është prodhimi i një roboti, i cili është në gjendje të japë përgjigje elementare, fjala vjen, në këtë orë nuk kemi operator në punë, ju lutem na kontaktoni me email në:[email protected] Por të njëjtët robotë mund të programohen për të prodhuar komente false. Fjala vjen, një robot mund të programohet që të bëjë sa herë që shfaqet emri i një politikani, një koment të llojit, ky politikan është hajdut. Në situata të caktuara, aktivitetet e boteve mund të asgjësojnë një hapësirë online duke e ndotur atë me ripostime të pavlera. Në këto kushte, mediat online përpiqen të kufizojnë aktivitetin e boteve për shkak se i dëmton ato ekonomikisht. Shih më shumë: Cyber Bot

Cikli i trafikimit të dizinformimit. Organizuesit e fushatave të dizinformimit përpiqen që të qarkullojnë lajme të vërteta apo të pavërteta duke i hedhur ato në platforma të ndryshme dhe në faqe të ndryshme interneti, me supozimin që kur njerëzit e shohin një informacion në vende të ndryshme, ata priren ta besojnë atë, ose së paku të reagojmë ndaj saj. Kështu, një informacion i postuar në një faqe Facebook-u gjen rrugën për t’u shpërndarë në profile të ndryshme apo grupe, e më pas në rrjete të tjera sociale para se të prezantohet në median e ashtuquajtur konvencionale ose kryesore si një fakt. Ndërsa termi Fake News është përdorur vazhdimisht në diskursin publik që nga viti 2017, ekspertët e komunikimit pëlqejnë përdorimin e termit Dizinformim, për shkakun e thjeshtë se shumica e lajmeve të tilla nuk janë domosdoshmërish të pavërteta. Më me shumë gjasa ato janë gjysmë të vërteta, ose fakte të vërteta të nxjerra jashtë konteksti. Në një situatë të tillë, njerëzit e kanë të vështirë të gjejnë burimin origjinal të informacionit. Për shembull, në vitin 2018, një person anonim telefonoi aktorin kosovar Enver Petrovci për ta pyetur nëse ai mendonte nëse Shqipërisë i nevojitej një teatër i ri kombëtar. Petrovci i tha “për mua është budallallëk mos me u ndërtu një teatër i ri”. Deklarata, tërësisht e vërtetë, u shpërnda jashtë kontekstit nga një numër mediash pranë qeverisë si mbështetje e Petrovkit për koncesionin e kryeministrit Edi Rama për Teatrin Kombëtar. Pavarësisht se Petrovci protestoi duke dhënë disa deklarata, shumica dërrmuese e mediave që postuan lajmin në formatin copy/paste nuk e tërhoqën atë si të pavërtetë, përfshirë Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Botsat janë bërë aq shqetësim, sa në një rezolutë, Parlamenti Europian rekomandoi që të shikohet mundësia që të hartohen ligje imponuese për median sociale për etiketimin e llogarive të menaxhuara nga një bot. Me një fjalë, qytetarët duhet të shohin një shenjë dalluese nëse një mesazh i hedhur në rrjet i përket një njeriu apo një roboti kompjuterik. Në një rast flagrant dizinformimi, deputetët e partisë socialiste duket se e keqpërkthyen këtë rezolutë në shqip duke zëvendësuar fjalën bot me fjalën përmbajtje.

Cyber Bot. Botët janë një teknologji që edhe pëlqehet, edhe nuk pëlqehet nga mediat sociale. Disa nga këto media si Twitter kanë zhvilluar teknika për të dalluar dhe bllokuar llogari të tilla për shkak se u prishin biznesin. Për këtë arsye, disa menaxherë kanë arritur të krijojnë një farëlloj kombinimi të llogarive të boteve me ndërhyrjen e njeriut për të krijuar një hibrid.

Diversion. Është një term ushtarak që përdoret për të çorientuar kundërshtarin, fjala vjen, duke goditur në njërin krah për ta gjetur të papërgatitur në krahun tjetër. Por e njëjta teknikë është përdorur nga politikanët për të hequr vëmendjen nga një telash, fjala vjen, duke bombarduar opinionin publik me një “skandal seksual” si tërheqje vëmendjeje nga një skandal me korrupsion. Sot termi i parapëlqyer për këtë praktikë është dizinformimi, por dizinformimi është shumë më i gjerë, i larmishëm në teknika dhe sistematik.

Fermë trollsash. Trollët në mitologjinë nordike janë njerëzit e shpellave, që jetojnë të izoluar dhe janë primitivë. Te libri Harry Potter dhe Guri Filozofal, trolli është gjigandi i trashë me të cilin përballen tre heronjtë e librit në vitin e tyre të parë në shkollën e magjisë. Huazuar nga kjo, trolli në internet (shiko) është është një njeri i trashë që shkatërron mundësinë për bisedë normale mbi çështje të rëndësishme. Përgjatë dekadës së parë të Facebook, nëpër vendet e varfra, disa kompani zbuluan një mundësi për të bërë para. Ata vunë një ushtri me njerëz të keqpaguar që të krijonin llogari të njëpasnjëshme në Facebook dhe i ofronin faqeve të ndryshme mundësinë për të blerë një numër të caktuar likesh. Quhen fermë trollsash edhe për faktin se persona që mund të nxjerrin një jetesë minimale duke krijuar llogari e duke bërë like, nuk janë e nevojshme të kenë ndonjë inteligjencë mbi elementaren. Kompani, njerëz të famshëm apo politikanë pranuan të paguanin, fjala vjen, 1000 dollarë për të marrë like në faqet e tyre nga 5 mijë llogari. Ky manipulim i vockël ka përparuar që nga ajo kohë. Fermat janë zhvilluar në fakt në kazerma, ku ushtri më të specializuara trollsash shërbejnë për fushata të gjera dhe sistematike dizinformimi online, duke sulmuar një qeveri, një grup shoqëror, një ide, apo duke shpërndarë informacione të gënjeshtërta ose gjysmë të gënjeshtërta.

Gjysmë e vërtetë. Shumica dërrmuese e informacioneve të shpërndara në internet me qëllim dizinformimin e popullsisë nuk janë tërësisht gënjeshtra, megjithëse ka plot të tilla. Dizinformuesit përdorin gjysmë të vërtetat për të pasur efekt më të madh në publikun e gjerë. Për shembull, përgjatë shumë viteve, në Shqipëri sugjerohej se një media e ndarë përgjysmë ose pothuajse përgjysmë, njëra në mbështetje të qeverisë dhe tjetra në mbështetje të opozitës, ofron të dyja anët e medaljes, vetëm se i ofron në dy gjysma të vërtetash. Fatos Lubonja argumentoi në shumë raste se askush nuk duhet të gënjejë veten me supozimin që duke ndjekur dy palë lajme apo duke lexuar dy gjysma të vërtetash do të arrijë te e vërteta. Problemi më i madh me gjysmë të vërtetat është se ato përdoren nga propaganduesit dhe përbëhen nga fjali të thjeshta, të shkurtra e elementare. E vërteta është dukshëm krejt e kundërta. Ajo nuk është e thjeshtë, as e shkurtër.

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dizinformimi online fake news dizinformimi online fake news

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci