Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Krimi në Paskuqan/ Nëna e 30-vjeçares tregon skenën e vrasjes: Erdetin e kemi denoncuar në Polici, i preu damarët vajzës
10 Janar 2020, 07:50Nga DOSJA
Tiranë- Nëna e 30-vjeçares, Enkeleda Çapokut, e cila u vra nga kunati i saj Erdet Çapoku, ka treguar skenën e tmerrit mbrëmjen e djeshme. Ajo është shprehur për mediet se autorin e kishin frikë dhe se prej kohësh e kishin denoncuar në Polici. Ajo tregon se autori i prekur damarët vajzës së saj dhe më pas ajo humbi jetën.
” Mbrëmë ka qenë duke pirë nëpër lokalet e Paskuqanit, a drogë ka pirë, ku di unë, vetëm kur erdhi, ka shqyer derën, ma futi mua në levë dhe rashë pa ndjenja, pastaj i ra me levë edhe gocës dhe më pas i preu gocës damarët, e preu me thikë te hunda deri te faqja. Erdeti përndiqte vajzën time, i bënte presion. Erdetin e denoncuam në Polici se kishim frikë”, u shprehet nëna e 30-vjeçares.
Në orën 23:40 të mbrëmjes së djeshme, në gjendje të dehur, 34-vjeçari, Erdet Çapoku vrau në Paskuqan, Enkeleda Çapokun, kunatën e tij. Burime për Dosja.al sqarojnë se e gjithë skena e krimit ndodhi në banesën e viktimës, ku kunati shkallmoi derën e shtëpisë, goditi 30-vjeçaren me shkop druri duke e lënë të pajetë dhe më pas dhunoi nënën e saj dhe mbesën. Enkeleda, 30 vjeçe punonte bashkë me të ëmën në një fabrikë këpucësh, dhe puna, ka qenë shkaku i parë i xhelozisë. Burri i saj, Elton Çapoku ndodhet në burg për drogë dhe i kishte lënë pororsi vëllait të ruante të gjitha lëvizjet e gruas. 30-vjeçarja 6 muaj më parë kishte marrë urdhër-mbrojtje.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Detaje të reja kanë dalë për vrasjen në Paskuqan të Tiranës, ku kunati Erdet Çapoku vrau me shkop druri kunatën e tij. Ky që shikoni në foton e m...
TEPELENË– Një person është gjetur i pajetë në lumin Maricaj në Tepelenë. Paraprakisht mësohet se vitkima, Arben Stambolliu është i moshës 50 vjeç. A...
FUSHË KRUJË- Në orën 01:00 të ditës së sotme një makinë është shkrumbuar nga flakët në lagjen ‘Punëtori’ në Fushë- Krujë. Mësohet se makina tip fuoris...
Tiranë- Diskutimi për konfliktin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit u shoqërua me debate të nxehta mes drejtuesit të emisionit “360 Gradë” Artur ...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja sa i përket vrasjes me snajper të biznesmenit Kastriot Reçi, në Rrëshen. Në emisionin Opinio...
SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në autostradën Lezhë-Shkodër në dalje të fshatit Balldren.Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes...