LIVE UPDATES
Aktualitet

Flet pronari i ‘Shtëpisë së Verdhë’: Këtu nuk është kryer asnjë transplant, është zonë e vdekur kjo, boll hodhët

6 Nëntor 2020, 08:53 Nga DOSJA
Flet pronari i ‘Shtëpisë së Verdhë’: Këtu

BURREL– Mersin Katuçi, pronari i “Shtëpisë së Verdhë” në Gurrë të Burrelit, ku sipas Gjykatës Speciale janë kryer transplante organesh gjatë luftës së Kosovës, ka hedhur poshtë këto akuza.

Në një lidhje në FaxNews, Katuçi shprehet se banesa është kontrolluar disa herë në mënyrë të paligjshme, dhe nuk është gjetur asnjë provë që mund të vërtetojë akuzat. Sipas Katuçit në zonën e Gurrës, në Burrel, nuk ka pasur asnjë ushtar apo shtetas të Kosovës që të jetë strehuar gjatë viteve 98-99, dhe aq më pak që në banesën e tij të mund të kryhej transplant organesh.

Ai shtoi se do të kërkojë dëmshpërblim moral për dëmin që i është kryer.

Këtu ku jemi ne nuk ka as rrugë makine asgjë, është një zonë e vdêkur ku nuk ka as mjek as gjë, Ne i kërkojmë shtetit shqiptar që të na jepet dëmshpërblim moral, nuk jemi ne njerëz që bëjmë transplant organesh. Në zonën e Gurrës nuk ka ardhur asnjë kosovar gjatë luftës së Kosovës, ne kemi jetuar rreth 10 persona në këtë shtëpi, në vitet e luftës, se kam pasur dhe fëmijët e vegjël. Gjatë kontrolleve të agjenturave serbe kanë nxjerrë dhe nusen e vëllait nga shtëpia, që ishte me fëmijët e sapolindur. Këtu duhet të merret në pyetje ish-prokurori i Matit Arben Dyla dhe Theodhori Sollaku, që i kanë lejuar që të vijnë këtu dhe të bëjnë kontrolle padrejtësisht. Ne si familje nuk na kanë lejuar që të jemi aty kur janë bërë kontrollet në banesë, nuk është gjetur asnjë provë për të vërtetuar atë që thonë. Edhe ju si televizion kërkojini zotit Rama që të flasë për këto padrejtësi, këtu mund të kenë dorë dhe ministrat tanë, që u kemi kërkuar ndihmë dhe nuk na kanë dhënë asnjë zgjidhje, do ta kërkoj deri në vdêkje që kjo padrejtësi të zbardhet. Të shkoj dhe unë atje në Hagë dhe të përballem me të vërtetën. Ne nuk na ka lënë kush që të prezantohemi me personat që kanë ardhur dhe kanë bërë kontrolle në shtëpinë tonë, unë sot jetoj ende në këtë shtëpi. Mafia serbe, mund të ketë dorë dhe Sigurimi i Shtetit shqiptar që të na ketë njollosur ne si familje. Do ua lë amanet edhe fëmijëve, që kjo padrejtësi të vihet në vend një ditë, nga shteti shqiptar nuk më ka trokitur njeri në derë që të më pyesë se çfarë halli kam. Këtë qendrim që të dhashë ty do ta jap edhe kudo që të më pyesin, pse ka pranuar prokurori që të bëhet kontroll, duke e ditur se çfarë familje jam unë. Shteti shqiptar më ka ardhur në shtëpi pa asnjë autorizim dhe pa asnjë gjë. Nuk më ka marrë askush në pyetje, përveç një hetuesi të rrethit, u kam thënë se te ne nuk ka ardhur asnjë ushtar i Kosovës dhe askush, është një fantazmë e madhe, pasi zona jonë është e vdêkur. Jo, jo, në të gjithë zonën e Gurrës nuk ka pasur asnjë ushtar të UÇK-së dhe asnjë person nga Kosova që të jetë strehuar. Hajdeni këtu në vend që të shikoni terrenin, merrni në pyetje dhe kryetarin e Bashkisë dhe prokurorin e Matit, dhe do të mësoni që këtu nuk ka pasur asnjë mundësi që të bëhej transplant,”- tha Katuçi.

Fjala e Katucit vjen një ditë pas operacionit masiv të EULEX në Kosovë. Tashmë Krasniqi, Thaçi, Veseli dhe Selimi janë të prangosur në Hagë. Një natë më parë, Dhoma e Specializuar konfirmoi aktakuzën kundër ish-presidentit Hashim Thaçit, dy ish-kryeparlamentarëve Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që aktualisht ndodhen në dhomat e paraburgimit. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

“Shtëpia e Verdhë” u përmend fillimisht nga ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla Del Ponte, e cila do të ngrinte dyshime se në një banesë në fshatin Gurrë të Matit janë kryer transplante të organeve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mersin katuci shtepia e verdhe mersin katuci shtepia e verdhe

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Nëntor 2020, 21:10

A janë zgjedhjet në SHBA si zgjedhjet shqiptare?

A janë zgjedhjet amerikane si ato tipike shqiptare, me komisionerë që fusin vulën në xhep kur nuk duan që të numërohen votat apo me Komision Qendror Zgjedhjesh ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet