LIVE UPDATES
Bota

Forcat policore në trazirat racore në SHBA, nënpresidenti Pence sulmon demokratin Biden

27 Gusht 2020, 14:22 Nga DOSJA
Forcat policore në trazirat racore në SHBA, nënpresidenti Pence

SHBA- Ndërkohë që vendi është përfshirë nga trazira të reja racore, nënpresidenti Mike Pence u tha votuesve “nuk do të jeni të sigurtë në Amerikën e Joe Bidenit,” duke sulmuar kandidatin demokrat për president se është partner i gatshëm i atyre që duan të shkurtojnë fondet për policinë.

“Joe Biden thotë se Amerika ka racizëm në sistem,” tha zoti Pence në natën e tretë të Kuvendit Kombëtar Republikan. “Dhe se në radhët e forcave të rendit ka “paragjykime të brendshme” kundër pakicave. Dhe kur e pyesin nëse mbështet shkurtimin e fondeve për forcat e rendit, u përgjigj ‘Po, patjetër’,” tha zoti Pence.

“E vërteta e vështirë është se ju nuk do të jeni të sigurtë në Amerikën e Joe Bidenit,” tha zoti Pence në fjalimin që mbajti nga Fort McHenry në Baltimorë, një fortesë që ka hyrë në histori për betejën e vitit 1814 me trupat britanike. Gjatë betejës, një oficer amerikan u frymëzua dhe kompozoi këngën “Flamuri i Spërkatur me Yje,” që u bë himni kombëtar.

Presidenti Donald Trump dhe shumë nga përkrahësit e tij kanë akuzuar zotin Biden se mbështet thirrjet e Lëvizjes BLM (Jetët e Afrikano-Amerikanëve Janë me Vlerë) si dhe të grupimeve të tjera liberale për të anuluar fondet për repartet policore, një akuzë që zoti Biden e ka hedhur poshtë. Por zoti Pence u bazua në komente reale të rivalëve demokratë në zgjedhje se Joe Biden dhe Kamala Harris janë shprehur të hapur ndaj idesë për të reduktuar fondet për repartet policore dhe për të përdorur fondet e kursyera për agjenci komunitare që të angazhohen për të luftuar krimin.

“Nuk dua të anuloj fondet për policinë,” tha këtë muaj zoti Biden. “Dua të miratoj më shumë fonde për policinë për t’iu përgjigjur nevojave urgjente, që nga qasja tek metodat e ruajtjes së rendit në formë komunitare, tek punësimi i punonjësve socialë në departamentet e tyre, të psikologëve, të cilët të jenë në gjendje të merren me problemet e rënda që do të kërkonin katë diploma universitare për zgjidhje,” siç u shpreh zoti Biden.

Emërimi

Zoti Pence pranoi zyrtarisht emërimin si kandidat i republikanëve për një mandat të dytë si nënpresident. Së bashku me të shoqen, Karen, në prani të rreth 150 vetëve, zoti Pence u betua se ai dhe Presidenti Trump do të “qëndrojmë përkrah atyre që veshin uniformën blu dhe nuk do të ndalim fondet për policinë, as tani, as kurrë!”.

Turma e mbledhur, shumë prej tyre veteranë të ushtrisë, ishin ulur pranë njëri-tjetrit, pa shumë distancë, pa maska, siç e kërkojnë rregullat për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Në mes të punimeve të kuvendit, trazirat racore kanë përfshirë qytetin e Kenoshës në Uiskonsin ku policia të dielën qëlloi 29-vjeçarin Jacob Blake duke rindezur revoltimin e aktivistëve që kanë demonstruar prej muajsh me thirrjet për drejtësi racore. Një 17-vjeçar u arrestua në shtetin e Ilinoit për vrasjen e dy protestuesve dhe plagosjen e një të treti.

Dyshja konkurrente republikane Trump dhe Pence, si dhe një numër figurash republikane që e kanë marrë fjalën gjatë kuvendit kanë theksuar se administrata është një përkrahëse e fortë e forcave të rendit, përballë protestave të dhunshme që kanë shpërthyer kundër dhunës dhe padrejtësive racore ndaj pakicave që nga vdekja më 25 maj e George Floyd-it në Mineapolis gjatë arrestit.

Nënpresidenti Pence deklaroi: “Dhuna duhet të ndalet, qoftë në Mineapolis, në Portland apo në Kenosha,” duke shtuar se administrata Trump do të garantonte “ligjin dhe rendin” për çdo qytetar.

Në komentet e tij, ai tha “Presidenti Trump dhe unë e kemi të qartë se burrat e gratë që mbajnë uniformat e rendit janë njerëzit më të mirë që kanë dalë prej nesh. Ata vënë jetën në rrezik çdo ditë”.

“Populli amerikan e di se nuk na kërkohet të zgjedhim mes përkrahjes së për forcat e rendit dhe mbështetjes së afrikano-amerikanëve që janë fqinjët tanë për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytetet tona. Që nga dita e parë e administrates Trump, i kemi bërë të dyja dhe do të vazhdojmë edhe për katër vjet të tjera në Shtëpinë e Bardhë,” tha ai.

Presidenti, Zonja e Parë përshëndesin Kuvendin

Pas fjalimit të zotit Pence, Presidenti dhe Zonja e Parë hipën në podiumin e ngritur në Fortesën “Fort McHenry” për të përshëndetur nënpresidentin dhe bashkëshorten e tij dhe për të dëgjuar këngëtarin e muzikës Country, Trace Adkins në interpretimin e himnit kombëtar.

Të enjten, presidenti do të mbajë nga Shtëpia e Bardhë fjalimin ku pranon emërimin si kandidat i republikanëve në zgjedhje, që do të pasohet nga një shfaqje me fishekzjarre, ndërkohë që mbeten më pak se 10 javë nga dita e zgjedhjeve.

Të mërkurën e mori fjalën edhe Kellyanne Conway, një nga këshilltarët kryesorë të Presidentit Trump, e cila brenda pak ditësh pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë për të shpenzuar më shumë kohë me familjen dhe katër fëmijët e saj. Duke folur për presidentin, ajo tha se ai është një individ që “zgjedh betejat më të vështira dhe do të luftojë për ju”.

Lista e figurave republikane që morën fjalën të mërkurën përfshinte edhe senatoret Marsha Blackburn nga Tenesi dhe Joni Ernst nga Ajova, si dhe Richard Grenell, ish-drejtor në detyrë i zbulimit kombëtar.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump shprehu ngushëllimet të martën për viktimat e pandemisë së koronavirusit, në një kontrast të dukshëm nga bashkëshorti i saj, Presidenti Donald Trump, që shpesh i minimizon pasojat e sëmundjes duke thënë se ajo do të zhduket vetvetiu.

“Që nga marsi, jetët tona kanë ndryshuar në mënyrë drastike. U dërgoj ngushëllimet më të thella të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e dashur. Lutem për ata që janë të sëmurë ose po vuajnë”, tha Zonja e Parë në fjalimin kryesor të natës së dytë të Kuvendit Kombëtar të Republikanëve nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë së Bardhë.

“E di që shumë njerëz janë në ankth dhe disa ndjehen të pafuqishëm. Dua që ta dini se nuk jeni të vetëm”, tha ajo.

Fushata e zotit Biden kritikoi përmbajtjen e kuvendit, duke thënë se ata që ndjekin kuvendin nga shtëpitë nuk kanë dëgjuar ende ndonjë plan për të kontrolluar pandeminë.

“Këmbulja e vazhdueshme e zotit Trump për të mos e marrë këtë virus seriozisht ka bërë që Shtetet e Bashkuara të përfshihen nga goditja më e rëndë e pandemisë në botë. Refuzimi gjatë kuvendit për të pranuar realitetin apo për të pranuar përmasat e problemit është një kujtesë e rëndë për amerikanët për dështimin e plotë në udhëheqje,” tha zëdhënësja e zotit Biden, Kate Bedingfield përmes një deklarate.

Anketat tregojnë në masë të madhe amerikanët e shohin negativisht mënyrën se si Presidenti Trump i është përgjigjur pandemisë, e cila deri tani ka shkaktuar mbi 179 mijë viktima dhe ka infektuar mbi 5.8 milionë vetë në SHBA, duke e renditur Amerikën si vendin e goditur më rëndë në botë.

Anketat tregojnë se zoti Biden kryeson ndaj Presidentit Trump me një diferencë prej 7.6% sipas një analize anketash nga faqja elektronike “Real Clear Politics”. Por në disa shtete kritike për zgjedhjet epërsia e zotit Biden është më e vogël dhe ky fakt mund të ketë ndikim të madh në zgjedhje.

Vetëm dy presidentë amerikanë nuk kanë arritur të sigurojnë një mandat të dytë në katër dekadat e fundit: Jimmy Carter në 1980 dhe George H.W. Bush në 1992.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden mike pence shba joe biden mike pence shba

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen