LIVE UPDATES
Art&Argëtim

FOTO/ Detajet e pathëna të romancës dhe dasmës luksoze të vajzës, që bëri të lumtur Sandër Lleshajn 6 muaj pas dorëhe

12 Qershor 2021, 15:47 Nga DOSJA
FOTO/ Detajet e pathëna të romancës dhe dasmës luksoze

Gjashtë muaj pas dorëheqjes së bujshme si ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shfaqur i lumtur në ceremoninë luksoze të martesës së vajzës, Dorothea Lleshaj. Lajmi se në familjen e Lleshajt kishte dasmë do të kishte mbetur sekret, nëse miku i tij i ngushtë, ish-boksieri shqiptar me famë botërore, Luan Krasniqi, nuk do ta zbulonte përmes rrjeteve sociale.

Me fotot bashkë me një dedikim plot respekt e dashuri, Krasniqi njoftoi ndjekësit e tij se ndodhej në Shqipëri, i ftuar nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili martoi vajzën të dielën.

Ceremonia e martesës së Dorotheas u zhvillua në Tiranë, ndërsa Krasniqi ka qenë në këtë ceremoni si i ftuar special, për shkak të miqësisë që ka me Sandër Lleshajn, që prej kohës kur Lleshaj ka jetuar në Gjermani.

“Njeriu lumturohet gjithsesi kur merr pjesë në një gazmend familjar që me atmosferën e ngazëllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër. Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshaj, që me festën e organizuar për martesën e vajzës së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shumë të mira ne Tiranë. Çiftit të ri, Dorotheas dhe Manuelit, u uroj shëndet e të mbara të përhershme!”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkohë, mësohet se ceremonia u zhvillua në Kishën Katolike të Tiranës, nga ku u postuan dhe disa foto nga Krasniqi. Nusja kishte zgjedhur dy fustane të bardhë nusërie, një për ceremoninë në Kishë dhe tjetrën për darkën e zhvilluar më pas.

Bien në sy detajet luksoze të ceremonisë, për të cilat çifti i ri ishin kujdesur në maksimum, si për shembull, zemra e vendosur mes një gjelbërimi, ku të sapomartuarit bënë foto me të ftuarit. Në foto u panë prindërit e nuses, ish-ministri Lleshaj dhe bashkëshortja e tij, shumë të gëzuar në këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre.

Po kush është dhëndri i Lleshajt?

Ai quhet Manuel Kopper dhe është një djalë gjerman, nga Feldberg. Me vajzën e ish-ministrit ai ka një romancë disavjeçare, të cilën e ka ekspozuar edhe në rrjetet sociale. Ata janë njohur në Gjermani, ku mendohet të kenë mbaruar edhe studimet bashkë.

Dhëndri i Lleshajt është i apasionuar pas udhëtimeve dhe shquhet për stilin ekstravagant, ku nuk mungojnë edhe pearcing në fytyrë. Ai është shumë romantik dhe shpesh poston foto e statuse, ku tregon se sa shumë e dashuron vajzën me sy blu të Lleshajt, Dorothean.

Pavarësisht ceremonisë martesore që e organizuan në Tiranë, ata do TA vazhdojnë jetën si të martuar në Gjermani dhe në Spanjë. Kjo është festa e parë që Lleshaj planifikoi për familjen e tij, pas dorëheqjes jo pak të zhurmshme në fund të vitit 2020.

Kujtojmë që gjashtë muaj më parë, Kryeministri Edi Rama pranoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, pas ngjarjes së rëndë ku një punonjës policie vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha. Kryeministri e konsideroi vendimin e Lleshajt “si vendim të një shqiptari të mirë, i cili jep kontributin e tij për të qetësuar situatën”.

Kështu, pesë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, qeveria e Kryeministrit Rama u detyrua të ndryshonte ministrin e Brendshëm, kjo për herë të dytë brenda një mandati. Lleshaj u emërua ministër më 28 nëntor 2018, një ditë pas largimit nga detyra të Fatmir Xhafajt.

Në karrierën e tij, Lleshaj deri në vitin 2013 ishte pjesë e Forcave të Armatosura me gradën madhore “Gjeneral Brigade” dhe zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm. Në shtator të atij viti, ai ishte kaluar në lirim dhe ishte angazhuar si këshilltar për sigurinë pranë kabinetit të Kryeministrit Rama, pozicion të cilin e mbajti për gjashtë vite deri në momentin kur u bë ministër.

Gjatë ushtrimit të detyrës, opozita e kishte kritikuar shpesh Lleshajn për udhëzimin e Policisë, kryesisht në rastet e protestave, për të përdorur gaz lotsjellës dhe sidomos për ndërhyrjen e dhunshme me forca të armatosura në rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Para dorëheqjes, Lleshaj kishte deklaruar tërheqjen nga politika aktive pas përfundimit të mandatit, ndërsa Partia Socialiste nuk e kishte përfshirë në asnjë post drejtuesi qarku apo shtabi elektoral për zgjedhjet e ardhshme. E tashmë i tërhequr, Lleshaj po i gëzohet më shumë jetës dhe familjes, duke provuar statusin e ri të vjehrrit.

Marrë nga Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dorothea lleshaj sander lleshaj dorothea lleshaj sander lleshaj


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj