LIVE UPDATES
Aktualitet

2 plumba në lëkurë, kush është Arjan Ndoja, prokurori që u sulmua nga qeveria, 10-fishoi pasurinë në 4 vite, 21 apartame

4 Tetor 2019, 09:35 Nga DOSJA

TIRANE- Dosja.al sjell detaje nga jeta e prokurorit Arjan Ndoja, i cili ra sot pre e një atentati me armë zjarri, nga ku mbeti i plagosur bashkë me një grua që e shoqëronte dhe të ‘tmerrshmin e Sukthit’, Landi Muharremin.

Ndoja është akuzuar publikisht nga zv.kryeministri Erion Braçe se punon për grupet kriminale në Durrës. Teksa ndodhej në qytetin e Durrësit ku mori pjesë në proçesin gjyqësor ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, i cili u arrestua për shpërdorim detyre, Braçe tha se Ndoj ka bërë presion mbi Pulën.

Gjithashtu gjatë seancës plenare të mbajtur më datë tre tetor, kryeministri Edi Rama, megjithëse pa i përmendur emrin, tha se “në Durrës është një prokuror që punon për grupet kriminale. Arrestojeni!”. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ndoja është prokurori që akuzohet nga kryeministri dhe qeveria se ka shkelur ligjin duke bashkëpunuar me grupe kriminale që veprojnë në qytetin e Durrësit, si edhe i ka bërë presion Pulës. 

Por kush është prokurori Arjan Ndoja dhe shkeljet e mëparshme me detyrën?

Më 19 korrik 2018, Ilia Ilia, avokati që ka mbrojtur Lul Berishën është dhunuar fizikisht nga dy persona teksa dilte nga Gjykata. Avokati akuzoi se pas ngjarjes fshihet prokurori Arjan Ndoja, me të cilin ka debatuar gjatë një seance gjyqësore.

 “Kam dalë nga seanca gjyqësore e Gjykatës së durrësit rreth orës 10:30 dhe po ikja nga Prokuroria. Më del një person përpara dhe më thotë ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoja dje në seancë gjyqësore, ke bërë të fortin. I thash kush je ti, ai më ofendoi, i ktheva të njëjtën përgjigje. Jam goditur nga ky dhe personi tjetër që erdhi. Dje në seancë gjyqësore më kanosi prokurori.”-tha avokati Ilia.

Policia bëri identifikimin e njërit prej autorëve që dhunoi Ilian, dhe ai është Mondi Voga, i cili siç shihet edhe në këtë foto, është miku i ngushtë i prokurorit Arjan Ndoja.

Ndaj Ndojës nisi një hetim asokohe nga Prokuroria, por ai ia doli të shfajësohej duke thënë se me avokatin Ilia ka patur një debat verbal por nuk ka lidhje me të. 

Arjan Ndoja, prokurori që 10 fishoi pasurinë në 4 vite

Arjan Ndoja është emëruar prokuror në qytetin e Durrësit në vitin 2008, pasi ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku e shkarkoi atë nga detyra si prokuror. Gjatë periudhës së “pushimit”, Ndoja është fokusuar tek avokatia, ku ka qenë avokat i Arjan Selimit.

Më interesante është pasuria e Ndojit, ku sipas të dhënave zyrtare te “Open Data”, del se ai ka arritur që të dhjetëfishojë pasurinë e tij për vetëm 4 vite!

Në vitin 2004, Ndoja ka patur 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë. Në vitin 2008, pasuria e tij, është plot 760 mijë euro. Arsyetimi i prokurorit është se pasuria është siguruar nga puna e tij si avokat… por këtë profesion ai e ka ushtruar për vetëm 3 muaj. Ndërkohë që pasuria e tij ka vijuar të shtohet përgjatë viteve. Në 2016, Ndoja ka deklaruar se ka në pronësi 21 apartamente në Shëngjin, bodrume, vreshta, si dhe një truall në Krujë.

Pasditen e sotme prokurori Arjan Ndoja ka mbetur i plagosur gjatë një atentati bashkë me dy persona të tjerë. Ndoja po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz” fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës.

Bashkë me Ndojan mbeti e plagosur gruaja, e cila ende nuk është identifikuar dhe Landi Muharremi i njohur ndryshe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoj dhunimi i avokatit ilia ilia erion brace prokurori ne durres arjan ndoj dhunimi i avokatit ilia ilia erion brace prokurori ne durres


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit