LIVE UPDATES
Art&Argëtim

FOTO/ Historia e bizhuterive të mbretëreshës Geraldinë, shiti unazën e fejesës Cartier me diamant për kurimin e Leka Zogu

22 Tetor 2019, 06:50 Nga DOSJA
FOTO/ Historia e bizhuterive të mbretëreshës Geraldinë,

TIRANË- Përshkrimi i figurës së Mbretit Zog është ndoshta vizatimi me kontrastet më të thella. Kundërshtarët nuk kanë nguruar ta paraqesin deri edhe si një vrasës të pashpirt, hajdut e çfarë nuk kanë thënë për të. Krejt ndryshe nga ata që e kanë njohur. E mbi të gjithë, siç dhe është e natyrshme, përshkrimet e të afërmëve japin një figurë tejet të dashur. Mes atyre përshkrimeve që e paraqesin Zogun si një fisnik të vërtetë, nuk ngelet më pas, njeriu që e deshi aq shumë atë, Mbretëresha Geraldinë.

Me po atë dashuri që Mbreti i bleu xhevahiret e dasmës për nusen e tij të re, Geraldina njëzet vite më pas, po në emër të një dashurie të madhe, bën të kundërtën: i shet ata. Vërtet diçka e rrallë. Në vitin 1959 bizhuteritë e Geraldinës qenë ekspozuar në Paris. Në fotot e bëra në atë kohë bie në sy luksi i tyre. Ishin vërtet diçka me shumë vlerë. Por fisnike siç ishte, në ditën kur Mbreti kishte aq shumë nevojë, asaj nuk iu dhimbsën aspak thesaret e veta të shtrenjta. Një histori që bën me nder Mbretëreshën që jo më kot e kanë quajtur “Trëndafili i Bardhë i Tiranës”, e bardhë ashtu si xhevahirët e saj.

U blenë në emër të dashurisë

Geraldina kujton: “Një mëngjes, kur unë me Mbretin mbaruam së biseduari, ai thirri një nga oficerët, i cili hyri me një tabaka të madhe plot me kuti. I hapëm një e nga një. Në fillim ishte një diademe që vezullonte nga diamantet, me një gur në qendër, ku ishte gdhendur përkrenarja e Skënderbeut. Midis gjerdanëve ishte një lidhëse me një diamant të madh. Unë mbeta pa frymë nga ngazëllimi, kur Mbreti zgjodhi një byzylyk me diamante dhe ma vuri në dorë. Pastaj zgjodhi vathë me një diamant që të kombinoheshin me diademën. Pashë një kuti që kishte një zinxhir prej floriri të bardhë me një kryq me diamante. E kisha të vështirë t’ia ndaja sytë.”

Biografja e Geraldinës, vijon rrëfimin e saj: “Pjesa më e madhe e plaçkave u soll nga Parisi prej vetë Mbretit, i cili kishte shije të hollë dhe i pëlqente shumë të zgjidhte veshjet për Geraldinën. Ai kishte porositur një rrobaqepës të vinte nga Franca për të marrë masat e Geraldinës, ndërsa dy shtëpitë e modës Channel dhe Worth, të zgjedhura nga Mbreti, bënë një kallëp me përmasat e saj.” Në mbrëmjen e dasmës ajo veshi një fustan të qëndisur me perla dhe diamante të bërë nga Worth, posaçërisht për të. Gishti i unazës vezullonte nga një diamant i mahnitshëm katërmbëdhjetë karatësh ngjyrë bojeqielli të lehtë. Për herë të parë dhe të vetme edhe Mbreti mbante një unazë fejese nga Hungaria, prej floriri, rubini dhe safiri, e cila kishte qenë e gjyshit të Geraldinës, kontit Giula Aponi.

Pas dasmës, një lajm i trishtë

Të shtunën pas dasmës Mbreti vendosi t’i kthente bizhuteritë që nuk i bleu, me vlerë 1.052.000 dollarë, me një avion. Avioni u përfshi nga furtuna dhe u përplas në malin Maranola të Apenineve. Barinjtë gjetën trupat e 19 pasagjerëve, por pak gjurmë të bizhuterive. Diamantet dhe gurët e tjerë të çmuar u dogjën, platini dhe floriri u shkrinë. (Kthimi ishte i siguruar).

Midis pasagjerëve ishin ministri shqiptar në Romë, gazetarë, që përshkruan martesën dhe amerikania, zonja Helen Lindhein e New-Yorkut.  Geraldina kujton se rrëzimi i avionit ku ishin dhe disa prej dasmorëve, ishte si një shenjë e keqe që ajo nuk e harroi asnjëherë. Ngjante si paralajmërim për lumturinë e tyre të shkurtër në Shqipëri. Shtypi italian raportonte deri në mes të viteve ‘70 se banorët e zonës vijonin të kërkonin në zonën ku u rrëzua avioni për gurët e çmuar të firmës ”Cartier” që po udhëtonin me një valixhe special, por pa sukses.

U shitën në emër të dashurisë

Janar të vitit 1961. Familja Mbretërore me gjithë Mbretin Zog, sipas librit të autores britanike Guen Robyns, nga Kana me tren shkon në Paris. Mbreti Zog ishte shumë i sëmurë. U shtrua në spitalin “Foch” ku gjendej laboratori më i mirë kërkimor në Paris. Geraldina qe e para që mësoi se Mbreti vuante nga kanceri në stomak. Sëmundja kërkonte trajtim special dhe ata kishin fare pak para mënjanë. Atëherë ajo mori një prej vendimeve më të rënda të jetës së saj.

Vendosi të shesë stolitë e hershme, përfshi unazën e fejesës, e prodhuar nga firma Cartier me një diamant blu, 14 karatësh. “Kur e morëm vesh përtej çdo dyshimi se ai kishte kancer, i telefonova zotit Ostier, në Nju-Jork, ku kisha lënë pjesën e fundit të stolive të mia, dhe i kërkova të dërgonte ne emrin e Lekës 10 mijë dollarë. Kishim bërë një kontratë në Nju-Jork që stolitë nuk do të shiteshin poshtë një shume të caktuar, por për fat të keq nuk u shitën shumë sipër saj. Sot ato stoli do të vlenin shumë më tepër.” Më 1999, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, Geraldina deklaronte: “Për këdo që i ka blerë, ato përbëjnë një stoli të bukur dhe me vlerë. Per mua ishin më shumë se kaq, ishin fejesa, dashuria dhe jetesa ime me burrin që doja”. 12 vjet pasi Mbretëresha Geraldinë ndërroi jetë, në 2014, unaza e saj u shit në një ankand në Zvicër. Blerësi mbeti anonim ashtu si shuma që ai pagoi, sipas shtypit: disa milion dollarë!

(Marrë nga Darsiani.com)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur bizhuterite e geraldines mbreteresha geraldine bizhuterite e geraldines mbreteresha geraldine


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet