“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
FOTO: Ky është Bejtja që u plagos me kallashnikov, mik i të zhdukurit Enver Stafuka
9 Janar 2022, 18:54Nga DOSJA
FUSHË KRUJË- Personi që po shikoni në foto është Gentjan Bejtja, 41-vjeçari që u plagos mbrëmjen e sotme me kallashnikov. Bejtja rezulton të ketë qenë mik i ngushtë me Enver Stafukën, i cili rezulton i zhdukur dhe i rrëmbyer që në shkurt të vitit 2015. Mbrëmjen e sotme, ai po udhëtonte me makinë së bashkë me Klodjan Stafukën, 31 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë.
Sapo furnizoi makinën me karburant dhe doli që aty, Bejtja u qëllua me kallashnikov dhe u plagos në krah. Ndërsa 31-vjeçari Stafuka u lëndua pasi makina humbi kontrollin pas të shtënave e u aksidentua. Të dy ndodhen në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ata rezultojnë të jenë persona me precedentë penalë.
Bejtja i ka shpëtuar një atentati me minë të telekomonduar në vitin 2016. Emri i tij është përmendur edhe në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, pasi organizonin lojëra fati. Mësohet se në pranga ka rënë pronari i një lokali, 36-vj...
TIRANË – Një makinë dhe një ambulancë janë përplasur me njëra tjetër në rrugën e Rinasit pasditen e sotme. Për rrjedhojë, janë lënduar pacientja në a...
VAU I DEJËS- Policia ka dhënë detaje në lidhje me krimin e rëndë që tronditi Vaun e Dejës këtë pasdite. Në njoftim, viktima 40-vjeçare, Xhuliana Top...
VAU I DEJËS- Dosja.al ka zbardhur emrin e 40-vjeçares që është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj këtë pasdite. Mësohet se viktiëm si pasojë e të sht...
TIRANË– Ylli Gosturani, një prej të arrestuarve pas protestës së dhunshme të ndodhur në selinë blu rezulton të jetë vëllai i truprojës së kryedemokra...