LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Fotot e rralla/ U vra nga një student, varrimi madhështor në Tiranë i Cen beg Kryeziut, kunatit të Mbretit Zog

14 Janar 2021, 07:27 Nga DOSJA
Fotot e rralla/ U vra nga një student, varrimi madhështor në

Publikohen disa foto me imazhe të rralla që pasqyrojnë varrimin e Ceno beg Kryeziut nga familja e njohur e Kryezijve të Gjakovës që ishte martuar me njërën nga motrat e Ahmet Zogut, me të cilin kishte dhe një djalë, të quajtur Tati. Ceno begu ishte një nga njerëzit që mbështeti rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet në dhjetorin e vitit 1924 dhe në qeverinë e krijuar në janarin e vitit 1925, kryeministri Ahmet Zogu, i dha atij postin e Ministrit të Brendshëm.

Gjatë kohës që Ceno Begu ishte në atë post, ndodhën vrasjet e Bajram Currit dhe Luigj Gurakuqit, të cilat nuk kaluan pa lënë pasoja në politikën shqiptare, ku opozita e asaj kohe akuzoi kryeministrin Ahmet Zogu, duke thënë që ai kishte urdhëruar Ceno begun për eleminimin e dy politikanëve të njohur.

Pas disa kohësh, Kryeministri Ahmet Zogu i prishi mardhëniet me Ceno begun dhe pasi e shkarkoi nga posti i Ministrit të Brendshëm, e emëroi atë Ministër fuqiplotë të Shqipërisë në Beograd. Mardhëniet në mes Zogut e kunatit të tij, u ftohën akoma dhe më shumë, për shkak se Ceno begu, thuhet se filloi të ndiqte një politikë pro-jugosllave në dëm të interesave të Shqipërisë dhe vetë Zogut. Pas kësaj, Zogu e emëroi Ceno begun si Ministër fuqiplotë në Republikën e Çekisë, ku pas pak ditësh, ai u vra nga një student shqiptar, i quajtur Alqiviadh Bebi nga Elbasani.

Vrasja e tij ndodhi më 14 tetor të vitit 1927 në orën dhjetë të natës, teksa Ceno begu ishte duke hyrë në kafenenë e tij të preferuar “Passage”, që ndodhej në sheshin “Vaclavski Namesit”, studenti shqiptar Alqiviadh Bebi, që ishte futur më përpara aty dhe po pinte i vetëm në tavolinë, e qëlloi disa herë me pistoletë në trup dhe në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, studenti elbasanas nuk u largua dhe personeli i lokalit e kapi dhe i’a dorzoi policisë. Ajo vrasje në atë kohë bëri bujë të madhe dhe u publikua nga shumë gazeta të Europës, të cilat dhanë versione nga më të ndryshmet për motivet e saj, ku nuk munguan dhe akuzat ndaj Zogut, i cili sipas tyre, kishte paguar studentin shqiptar që ta vriste kunatin e tij.

Po kështu shtypi i kohës për atentatin ndaj Ceno begut e akuzonte herë Komitetin Nacional Revolucionar (KONARE) e herë emigrantët shqiptarë antizogistë që nodheshin në Jugosllavi. Nga disa dëshmi të kohës, thuhet se kryeministri shqiptar Ahmet Zogu, lajmin për vrasjen e Ceno begu e përjetoi rëndë dhe pati një atak nervor kur mori vesh vdekjen e burrit të motrës. Ai qau ditë të tëra para personaliteteve të larta të shtetit shqiptar të asaj kohe që shkonin për t’a ngushëlluar si dhe para vëllezërve të Ceno begut, por e vërteta s’doli kurrë në dritë! Së pari, se në fillim Alqiviadh Bebi pohoi se e kish vrarë vetë, thjesht për motive patriotike dhe pa porosinë e askujt, e së dyti, sepse atë e vranë vetë vëllezërit e Ceno begut në sallën e gjyqit, me anë të Zija Vuçiternit.

Atë ditë që në kryeqytetin çek Pragë, filloi gjyqi ndaj Alqiviadh Bebit, i cili e pranoi se atë vrasje e kishte bërë për motive politike, pasi sipas tij, ‘Ceno Begu kishte tradhëtuar Ahmet Zogun’, ndodhi dhe vrasja e tij brenda në sallën e gjyqit, nga një shqiptar i quajtur Zija Vuçiterni nga Kosova, që shërbente si adjutant i Gani Beut (vëllai i Cenos), i cili e qëlloi disa herë me pistoletë Bebin, që ra i vdekur mbi tavolinën e gjykatësit dhe plumbat e tjerë plagosën edhe një gazetar italian. Zija Vuçiterna e pranoi autorësinë e vrasjes në gjyqin e tij që u zhvillua po në Pragë, duke deklaruar: “Mora hakun e vëllait tim, Ceno begut”. Pas disa ditësh, trupi pa jetë i Ceno beg Kryeziut u soll në Shqipëri, ku atij i’u bë një varrim madhështor në Tiranë, gjë e cila duket edhe nga fotot përkatëse që publikohen për herë të parë nga/Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur cen ben kryeziu kunati i mbretit zog cen ben kryeziu kunati i mbretit zog


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet