"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
(FOTO+VIDEO) Bredhi i Hotovës: Parku i rrallë në Shqipëri që ka sfidë menaxhimin
31 Tetor 2020, 13:05Nga DOSJA
Bredhi i Hotovës një prej parqeve më të rrallë natyrorë në Shqipëri po njeh një rritje të numrit të botës shtazore që e popullon atë si dhe një interes të lartë prej vizitorëve. Parku ka sfida në rritje të menaxhimit, për shkak të sipërfaqes së gjerë prej rreth 1200 ha, sipërfaqe që mbrohet nga rojtarë pyjorë në numër minimal me një raport prej 1 rojtar për rreth 8000 ha zonë e mbrojtur.
Kreu i Agjensisë së Zonave të Mbrojtura ka theksuar nga parku i Hotovës se ende popullsia që përfiton prej parkut duhet të ndërgjegjësohet për mbrojtjen e tij ndërsa duhet të marrin fund edhe ndërhyrjet e paligjshme prej bizneseve. Megjithëse sipas tij parku nuk ka regjistruar raste të prerjeve të paligjshme apo edhe të gjuetisë zona të tjera të rralla natyrore në Jug si Zagoria dhe lugina e Vjosës po përballin si problemin e prerjeve dhe gjuetisë së paligjshme edhe atë të ndotjes masive.
Ndërkaq falë Cooperazione Italiana parkut do ti shtohet një program i ri. Programi sipas koordinatorit lokal i sjell banorët më afër këtij aseti kombëtar dhe i bën ata përtifues përmes nxitjes së iniciativave turistike.
Klipi Giovanni Timillero përgjegjës i programeve për Sektorin e Mjedisit dhe Natyrës AICS Tiranë: “ Programi ynë synon ta bëjë më të njohur parkun dhe gjithashtu kërkon t’ju provojë njerëzve se kanë arsye për ta vizituar. Eksperienca nuk është eksperimentale. Kjo po transferohet këtu pasi është aplikuar me sukses tek disa komunitete në Itali. Njerëzit dhe ofruesit e shërbimeve brenda territorit të parkut do jenë në qendër të programit.”
Bredhi i Hotovës shtrihet mes lartësive 800 dhe 1600 m në bashkinë e Përmetit dhe përveç bredhit maqedonas ai është edhe habitati i ilqes, mjedrës, dëllënjës, shkozës, panjës. Pylli strehon kafshë të rralla si ariu i murrmë, rrëqebulli, derri i egër, ujku, dhelpra e ketri ndërsa krenohet me praninë e kaprollit që vizitorët mund ta ndeshin me sy të lirë në thellësi të pyllit.
Marre nga: TopChannel
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Studentët kanë vendosur që të ngrihen në protestë pas vendimit për të zhvilluar mësimin onlinë që komiteti i ekspertëve deklarojë. Data 2 nëtorë du...
TIRANË- Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike dhe ish-deputetit Luan Baçi se në qarkun e F...
VLORË- Policia e Vlorës ka ndaluar ditën e sotme një 38-vjeçar në portin e Vlorës, pasi ky i fundit është kapur duke transportuar me një kamion 500 ...
GREQI-Ditën e djeshme, ishulli i Samos-it në Greqi u trondit nga një tërmet 6.7 ballë.Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme sizmike, që shkaktuan dëmtim të banesav...
TIRANË- 6 persona janë arrestuar ditën e sotme nga poilicia e Tiranës pasi akuzohen ëpr vepra të ndryshme penale. Blutë bëjnë me dije se është janë procedu...
TIRANË- Shansi që të arrestuarit në Shqipëri të shkelin ligjin është çdo vit e më i lartë. Nëse ndalohesh për një cigare hashash, pas një viti, mund...
DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme 3 persona, ku njëri prej tuyre ishte shpallur më parë në kërkim kombëtar. Blutë bëjnë me dije s...
TIRANË- Unioni i Këshillave Studentorë ditën e sotme i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve si dhe Universiteteve të jetë transparente me stu...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Fletur Zanin, 31-vjeçari i arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e shtrë...