LIVE UPDATES
Aktualitet

Fresku, filmat dhe tradita e mikëpritjes rikthejnë pushuesit në Pogradec

25 Korrik 2021, 05:20 Nga DOSJA
Fresku, filmat dhe tradita e mikëpritjes rikthejnë pushuesit në

POGRADEC– Emirjonit, shoferit të linjës së autobuzit nga Durrësi drejt Pogradecit, i pëlqen të tregojë për të rejat që i presin pushuesit dhe turistët këtë verë në qytetin piktoresk buzë liqenit të Ohrit.

Pa i hequr sytë nga rruga dhe duart nga timoni ai tregon për urën mesjetare të Golikut dhe për varret monumentale të mbretërve ilirë  në Selcë.

Atje ku në verë organizohet festa e zonës së Mokrës,” shpjegon Emirjoni, ndërsa autobuzi i ngjitet Qafë Thanës.

Megjithatë, pushues janë ende më pak se sa në 2019, se krahasimet me vitin e pandemisë janë të kota”, shtoi ai , ndërkohë që mjeti filloi zbritjen drejt fshatit Lin.

Reshjet e ditëve të fundit i kanë dhënë më shumë freski se zakonisht Pogradecit, dhe të ardhurit dallohen nga vendalinjtë, pasi megjithëse është korrik mbajnë veshje me mëngë të gjata.

Ka pogradecarë që ankohen se nuk ka pushues, por e kanë gabim,” thotë Nesim Pere, pa e fshehur optimizmin.

Nesimi administron një bujtinë me pamje të mrekullueshme në kodrën mbi qytet.

Tek unë ishin mysafirë një grup arkeologësh shqiptarë dhe zviceranë, që punuan një muaj buzë liqenit”, shpjegoi ai.

Thonë se kanë zbuluar edhe objekte të hershme, si dhe palafite, shtëpi druri, 5 apo 6 mijëvjeçare”, vijon mesoburri, i cili gjithsesi e ka më lehtë të flasë për kuzhinën e bujtinës së tij.

Në rrugën “Rinia”, që dallohet për hijeshinë që i japin pemët e blirit, një grup të moshuarish përballë njeri-tjetrit respektojnë një radhë, që fillimisht nuk kuptohet se çfarë qëllimi ka.

“Ne pëlqejmë qumështin dhe produktet e baxhos së Cërravës, e po kështu edhe mjaft pushues vijnë të blejnë këtu,” i përgjigjet habisë sime një vendali.

Edhe në mëngjes herët, bujqit e fshatrave pranë sjellin produktet e freskëta të bahçeve të tyre në lulishten kryesore, tamam aty ku numri i pushuesve është edhe më i madh.

Bashkë me frutat e zarzavatet e përditshme ata ofrojnë edhe manaferra, boronicë, apo edhe bimë të tjera me indikacione shëndetsore që pëlqehen nga vizitorët.

Në kërkim të destinacioneve turistike

Lulishte buzë liqenit në Pogradec | Foto : G. Kabashi

Vetëm 125 kilometra larg kryeqytetit, dhe diçka më shumë nga Durrësi  bregdetar, Pogradeci buzë liqenit mbetet një nga qendrat e pushimit veror më të njohura në shkallë vendi.

Numri i hoteleve, të ndërtuar rishtaz veçanërisht në Tushemishtin pranë tij, është rritur ndjeshëm dhe aktualisht statistikat lokale dëshmojnë për 1,500 shtetër, pa numëruar dhomat me qira që ofrojnë familjarët.

“Qyteti ka një traditë mikpritëse të konsoliduar në këtë drejtim, pasi edhe 40—50 vjet më parë ishte i vetmi që lejohej të jepte dhoma me qira”, thotë Artin Halili, këshilltar në bashkinë e Pogradecit.

“Sidoqoftë, ne po punojmë për të krijuar një regjistër me numrin e saktë të kapaciteteve turistike të qytetit”, shtoi ai.

Bashkia e Pogradecit duket se ka edhe disa sfida të tjera konkrete.

Sipas këshilltarit Halili, jehona pozitive që po e shoqëron monumentin e teto Ollgës në Tushemisht, atje ku në vitet 1980 u xhiruan filmat “Zonja nga qytetii” dhe “Shoqja nga fshati”, ka nxitur edhe projekte të tjera të  ngjashme.

Në  Pogradec dhe në rrethinat e tij janë xhiruar mbi 15 filma artistikë.

Bashkia po punon për rikrijimin pranë liqenit të setit kinematografik në filmin “Mëngjese lufte”, që trajton temën e rezistencës gjatë pushtimit nazi-fashist të qytetit,” tregoi Artini.

Mbrëmjet në dy shëtitore

Piktori Gjergji Marko | Foto: G. Kabashi

Mbrëmja në Pogradec ka dy pista për shëtitje, e para buzë liqenit, ndërsa në të dytën, përballë lokaleve të shumta, ku gati – gati sfilojnë vajzat dhe djemtë pogradecarë.

Të veshur me shije dhe me dialektin e butë karakteristik të zonës, ata janë një nga asetet e çmuara të qytetit.

Pushuesit përgjithësisht kanë dyfishin e moshës së tyre, pasi Pogradeci nuk është një destinacion i dëshiruar për të rinjtë e qyteteve kryesore të vendit.

Moshatarët tanë nga kryeqyteti vijnë më së shumti në qershor, kur qyteti ynë ende nuk ka dalë nga dimri,” shpjegon Enkeli, një i ri pogradecar. “Atëhere i bëjnë edhe festat shoqërore,” theksoi ai.

Mes bar-restoranteve të shumtë të shëtitores dallohet një studio e lartë dhe e ndriçuar mirë.

Janë pesë piktorë të njohur, dy nga të cilët nga Tirana, Buron Kaceli e Gjergj Marko, ndërsa të tjerët, Agron Polovina nga Berati, Emjona Stasi nga Durrësi dhe Vangjo Vasili nga Pogradeci janë bashkuar për një nismë të re. Në veprat e ekspozuara në parete dallohet stili i veçantë i secilit prej tyre.

Eshtë një përvojë ndryshe, që do të zgjasë dy muaj,” thotë Gjergj Marko, pa e fshehur ambicien për të çelur studio të tilla shumëfunksionale edhe në Berat, Durrës apo nëë Gjirokastër.

Sipas Markos, ky komunikim i drejtpërdrejtë me publikun i bën mirë piktorëve, por u jep mundësi edhe vizitorëve të flasin me  artistët për veprimtarinë e tyre dhe për vlerat e tablove.

Çdo mbrëmje piktorët qëndrojnë së  bashku, punojnë në kavalet, japin ndonjë mësim të shkurtër për nxënësit e pasionuar dhe diskutojnë për planet e ardhshme. Megjithëse është piku i shëtitjes duket sikur numri i vizitorëve ka rënë. Por nuk është ashtu.

Që prej një viti shëtitja zgjatet më tej, në trotuare të rinj  edhe për  gati 2 kilometra drejt Tushemishtit, ndërsa plani i bashkisë synon shëtitoren 5-6 kilometra që fillon në Pogradec dhe përfundon në zonën kufitare.

Bashkë me guidat drejt liqeneve akullnajore të Mokrës apo bashkëpunimit me institucionet shkencore për zbulimin e mureve të kalasë mbi qytet, edhe shëtitorja e ardhshme tingëllon si një ftesë afatgjatë në qytetin piktoresk.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pogradeci turizmi ne pogradec pogradeci turizmi ne pogradec

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Korrik 2021, 20:12

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga gjendja shëndetësore e dy të rinjve që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme.Mësohet se Altin Gjoka, 32 vje&cce...

Aktualitet 24 Korrik 2021, 19:17

TIRANË– Sherri që la pas dy persona të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ka ardhur fill pas një aksidenti automobilistik. Mësohet se fillimisht të...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet