LIVE UPDATES
Aktualitet

Frika nga koronavirusi, shqiptarët reduktojnë fluturimet me Italinë, shitjet e biletave ranë 50%

9 Mars 2020, 06:32 Nga DOSJA

Shqipëri- Situata e rënduar në Itali për shkak të koronavirusit ka frikësuar shqiptarët të udhëtojnë drejt Italisë. Përfaqësues të kompanive ajrore pohuan për “Monitor” se fluturimet me Italinë janë ulur 50 për qind, krahasuar me periudhë normale te vitit.  Reduktim regjistruan edhe shitjet me rezervim të fluturimeve të ardhshme. Kompanitë shprehen se biletat me rezervim ranë me 50 për qind , tendencë kjo më e theksuar, sidomos për zonën e Lombardisë.

Për shkak të situatës së krijuar, të gjitha kompanitë ajrore raportohet se kanë reduktuar disa nga frekuencat e fluturimeve për periudhën mars deri në fund të muajit prill. Kthimi i fluturimeve në frekuencat e mëparshme do të rinisë pas stabilizimit të situatës me Italinë.

AlItalia psh ka reduktuar frekuencën e fluturimeve nga Tirana drejt Romës në dy në ditë për gjithë muajin mars, nga tre në ditë që ishin në periudhë normale, duke hequr fluturimin e mëngjesit. Edhe nga Roma në Tiranë janë dy fluturime në ditë (është hequr fluturimi i darkës).

Air Albania ditën e diel anuloi tre fluturime drejt Italisë dhe këto anulime vijuan dhe të hënën, duke cituar arsye operacionale.

Kompanitë ajrore, gjithashtu po përpiqen të marrin masa për rritjen e eficencës në monitorimin e kostove, që mos ketë ndikime fatale në përfitueshmërinë e aktivitetit ekonomik.

Pavarësisht se çmimet janë të ulëta, kompanitë ajrore pohojnë se po fluturojnë me gjysmë avioni, sidomos për vendet, si Milano, Verona dhe Roma.

Për shkak të situatës së rënduar në Itali, kompania e fluturimeve ajrore “AlItalia”, nxori në asistencë të përkohshme 4 mijë punonjës.

Italia është destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt Rinasit, me 50% të trafikut total të pasagjerëve për vitin 2019, sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport. Pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.7 milionë në vitin 2019.

Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit vijon të jetë Roma, me 334 mijë pasagjerë në 2019-n. Destinacioni i dytë është Milano, me 317 mijë pasagjerë, i treti është Bergamo, me 169 mijë pasagjerë.

Rëndohet situata me linjat ajrore në Itali, preket turizmi

Italia është shteti më i prekura nga udhëtimet ajrore për shkak të frikës nga koronavirus. Situata po ndikon te turizmi. Sipas raportimeve të mediave në Itali janë anuluar një numër i lartë rezervimesh që kishte pasur për festën e pashkëve në prill.

Në Itali për rastin e udhëtimeve shkollore, të pezulluara në të gjithë territorin kombëtar, sigurohet kthim i pagesave të paradhënies ose shitjeve. Sa i përket udhëtimit privat, legjislacioni ekzistues parashikon se nëse afatet për anulimin kanë skaduar, varet nga disponueshmëria e strukturës për të vlerësuar nëse do t’i ktheni ato apo jo, por sipas ligjit nuk ka asnjë dispozitë .

Në Itali, segmenti i turizmit vlen një total prej 146 miliardë eurosh: një shifër e barabartë me 12% të PBB-së, e krijuar nga një zinxhir prej 216 mijë njësish akomodimi dhe 12 mijë agjenci udhëtimesh. Përhapja e koronavirusit ka bërë që disa qeveri, nga Irlanda në Izrael, të përfshijnë Italinë midis vendeve “jo të rekomanduara” për vizita kënaqësie dhe “jo rekomanduar rreptësishtë” për udhëtime biznesi, shkruajnë mediat.

Australia dhe Izraeli kufizojnë fluturimet, masat në SHBA

Qeveria australiane  ka vendosur kufizime të ashpra për fluturimet me Italinë.  Kryeministri Scott Morrison saktësoi që udhëtarët nga Italia do të përballen me “masa të avancuara të shqyrtimit”, që do të thotë se më shumë pyetje do të bëhen pas check-in dhe se pas mbërritjes në Australi temperatura e tyre do të matet. Vendimi u mor në fund të takimit të sigurisë kombëtare të kabinetit federal, pas një raporti nga komiteti kryesor i mbrojtjes shëndetësore, i cili rekomandoi forcimin e masave parandaluese.

Izraeli gjithashtu njoftoi disa ditë më parë se ndalon hyrjen e qytetarëve italianë në vend, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Dhoma Federale e Shteteve të Bashkuara dhe Senati kanë arritur një marrëveshje për të ndarë 8.3 miliardë dollarë në masa emergjente për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Dhoma e ka aprovuar tashmë masën, ndërsa Senati prioritet të japë dritën jeshile.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet