LIVE UPDATES
Bota

Frontex: Gjithçka për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE?

14 Shkurt 2021, 06:28 Nga DOSJA
Frontex: Gjithçka për mbrojtjen e kufijve të jashtëm

Marko Gashperlin e kontaktuam përmes telefonit në Ministrinë e Brendshme Sllovene. Ai bën pjesë tek ata, që duan të zbusin tensionet e një debati të nxehtë. Në debatin mbi seriozitetin e vërtetë të problemeve në agjencinë evropiane për mbrojtjen e kufijve, Frontex, sidomos kur bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave themelore.

Kur është fjala për kufijtë e jashtëm të BE, ka pikëpamje të ndryshme, thotë Gashperlin. Qëndrime të organizatave të të drejtave të njeriut, që denoncojnë shkeljet, dhe qëndrime të policisë, të mbrojtësve të kufirit, të rojeve bregdetare, detyra e të cilëve është të pengojnë migracionin ilegal.

„Ne duhet ta shqyrtojmë secilin rast, kur ka akuza”, thotë Gashperlin, “por jo gjithçka është e bardhë apo e zezë.”

Sipas investigimeve të mediave të ndryshme dhe raportimeve të OJQ-ve në kufijtë me Bullgarinë, Hungarinë, Kroacinë apo Greqinë punonjësit e agjencisë evropiane të mbrojtjes së kufirit shpesh pranojnë, që policët e këtyre shteteve i kthejnë mbrapsht refugjatët dhe emigrantët, ndonjëherë edhe me dhunë.

Për shkak të këtyre akuzave këshilli administrativ i Frontexit, i kryesuar nga Marko Gashperlin, krijoi një grup pune dhjetorin e kaluar. Tetë nga akuzat janë sqaruar, pesë janë ende të hapura, thotë Gashperlin për DW. Raporti përfundimtar pritet në fund të shkurtit

Nga njëri problem te tjetri

Këshilli administrativ i Frontex-it nuk është institucioni i vetëm, që po kryen hetime. Mësohet se që nga janari autoriteti i BE kundër mashtrimit OLAF po kryen hetime kundër agjencisë evropiane të mbrojtjes së kufirit me seli në Varshavë. OLAF e konfirmon për DW investigimin, por thekson se Frontex konsiderohet i pafajshëm deri në një njoftim tjetër. Sipas raportimeve të mediave hetimet përfshijnë mobing, mashtrim dhe kthim të migrantëve.

Kërkesës së DW Frontex i përgjigjet, se agjencia aktualisht nuk është në gjendje të japë intervistë. Zgjerimi aktual e vë agjencinë para “sfida masive”, që janë thelluar me shpërthimin e pandemisë COVID-19, thotë një zëdhënës. Në fakt deri në vitin 2027 Frontex do të zgjerohet nga rreth 1.500 në rreth 10.000 punonjës. Kjo rezervë e përhershme ka për qëllim të ndërmarrë veprime kundër krimit ndërkufitar dhe të ndihmojë shtetet e BE-së në kontrollin e kufijve dhe në të ashtuquajturat kthime të migrantëve.

“Shfajësim jo fort bindës”

Ky zgjerim mund të jetë një nga arsyet e problemeve aktuale të Frontex-it, por jo një justifikim bindës, thotë Tineke Strik. Europarlamentarja hollandeze fajëson kreun e agjencisë, francezin Fabrice Leggeri.

“Ai është dashur të thotë se gjërat po ecin shumë shpejt dhe se nuk jemi në gjendje t‘u përmbahemi të gjitha rregulloreve të BE”, mendon Strik. “Por ai donte gjithnjë e më shumë. Më shumë personel, më shumë detyra, kur është fjala për kthime dhe sigurinë e brendshme.”

Frontex konsiderohet si agjenci shumë hierarkike. Ka kritika të shumta edhe për mungesë transparence për mënyrën se si agjencia vepron dhe shqyrton problemet. Në fakt Frontex duhet të mbajë sytë dhe veshët hapur për të dashur me të vërtetë të mësojë, nëse në kufi shkelen të drejtat e njeriut, thotë Tineke Strik. “Por unë nuk e kam këtë ndjesi.”

Mbrojtja e kufirit të jashtëm prioriteti më i lartë

Por fakt është që Frontex nuk vepron në një zonë të zbrazët. Mbrojtja e kufijve të jashtëm është shumë e rëndësishme për shtetet e BE, thotë Strik. Prandaj ata ushtruan presion të madh politik, që agjencia të zgjerohej. Shpresa: Frontexi zgjidhja e çështjes së migracionit. Kritika sidomos nga OJQ-të: të drejtat e njeriut nuk janë këtu gjëja më e rëndësishme.

Lena Düpont, eurodeputete gjermane e Grupit Parlamentar Kristiandemokrat të PPE, mendon se përgjegjësia qëndron te vendet anëtare të BE. Por në tjetër një aspekt: nëse vendet e BE e duan Frontex-in, ata nuk duhet të kursejnë, kur është fjala për personel ose financa.

Përsa i përket kryetarit të Frontex Leggeri, ajo thotë: “Është mirë që ne po e shoqërojmë në mënyrë kritike Frontex-in me Scrutiny Working Group, një grup i ri pune në Parlament. Me sa duket, ka ende shumë diskutime për t’u bërë në Këshilin Administrativ”.

Nga Ministria e Brendshme Sllovene kryetari i këtij këshilli Marko Gashperlin kërkon mirëkuptim, që nuk mund të japë sqarime për këtë çështje. Kritikat po shqyrtohen. Kur bëhet fjalë për kufijtë e BE, këto ditë dëgjohet edhe se: “Jo të gjithë ata që arrijnë në kufij, janë në nevojë dhe për rrjedhojë kanë të drejtën e azilit”.

Gjithsei të drejtën për të kërkuar azil BE duhet t’ia garantojë secilit.

Marre nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota frontex frontex

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj