LIVE UPDATES
Bota

Fund i tolerancës: Afera me maskat sjell largimin e dy deputetëve gjermanë nga politika

10 Mars 2021, 07:19 Nga DOSJA
Fund i tolerancës: Afera me maskat sjell largimin e dy deputetëve

GJERMANI -Dy deputetët gjermanë, Nikolaus Löbel nga CDU, dhe Georg Nüßlein nga CSU (ndërkohë të larguar nga partia) janë pasuruar personalisht përmes sigurimit të maskave në krizën e Coronës. Gjatë vitit të kaluar ata kanë marrë provizione në shuma 6 shifrore për ndërmjetësimin që kanë bërë për kontratat me prodhuesit dhe furnizuesit e maskave. Firma e Löbel ka marrë 250.000 euro honorar për ndërmjetësimin që ka bërë mes një furnizuesi maskash dhe dy sipërmarrjeve private, kurse në ndërmjetësimin që ka bërë Georg Nüslein, përmes një firme të tretë kanë mbërritur në firmën, ku ai është drejtor vetë, një shumë prej 650.000 eurosh.

Reagime të ashpra

Reagimet në Gjermani pas zbulimit të aferës janë shumë të ashpra. Opozita e ka kritikuar ashpër Unionin CDU e CSU dhe ka folur për një problem strukturor. Kreu i Të Gjelbërve, Robert Habeck ka thënë, se “asnjë parti nuk është e mbrojtur nga gabimet e veçanta personale. Por në rastin e Unionit shumë të dhëna të thonë, se bëhet fjalë për një problem strukturor.” Sipas Habeck, me këtë CDU dhe CSU tregon se ka një qëndrim të pagdhendur për pushtetin, gjë që dëmton besimin në institucionet demokratike.” Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder kërkoi që deputetët të dorëzojnë mandatet e tyre. Nikolaus Löbel reagoi dhe dorëzoi të hënën të gjitha mandatet e postet, dhe bëri të ditur largimin nga partia. Kurse Georg Nüßlein mandatin e deputetit do ta mbajë deri në zgjedhje, megjithëse imuniteti i është hequr. Prokuroria ka nisur hetimet për rastin si për deputetin Löbel edhe Nüßlein.

Kandidatja e CDU-së për landin Baden-Vyrtemberg, Susanne Eisenmann ka thënë se e përshëndet që kolegu i i dikurshëm i CDU-së, Nikolaus Löbel ka lënë edhe mandatin e deputetit. Ajo pret që ai t’i dhurojë paratë e fituara një organizate. ” E qartë është që bëhet fjalë për raste të veçanta, tha ajo, por “çdo rast është një më shumë”.

“Këtu merr fund toleranca”

Afera e maskave e dëmton rëndë Unionin konservator në këtë vit zgjedhor. Në shtator zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Gjermani, kurse gjatë vitit ka zgjedhje në disa lande. Sipas politologut të Universitetit të Lirë të Berlinit, Thorsten Faas, afera e maskave ka potencialin të ndezë paragjykimet kundër politikës. “Parimisht deputetët mund të kenë punë dytësore. Kjo nuk është amorale. Të ndërmjetësosh kontakte në kohë pandemie, madje ka kuptim. Por të marrësh për këtë shuma të mëdha, këtu merr fund toleranca”, tha Faas në intervistë për “tagesschau”. Sipas tij afera e maskave dominon tani axhendën dhe prodhon furtunë për CDU në një situatë të vështirë aktualisht.

Thirrjet për pasoja të zgjeruara pas aferës së maskave janë shtuar. Kreu i Transparancy International për Gjermaninë, Hartmut Bäumer i kërkoi Bundestagut të plotësojë rregulloret, për të sanksionuar forma të caktuara të lobiizimit, shkruan agencia e lajmeve, dpa. Grupet parlamenatra duhet të vendosin rregulla të tilla të brendshme, “me një mekanizëm sanksionimi disa shkallësh, nga paralajmërimi deri tek përjashtimi nga grupi parlamentar.” Kurse të ardhurat dytësore, si për deputetët që janë lobiistë për një produkt të caktuar, që blihet më pas nga ministritë duhet të ndalohen plotësisht.

Kreu i grupit parlamentar të CDU, Ralph Brinkhaus dhe kreu i grupit parlamentar të landit të CSU, Alexander Dobrindt në një letër për deputetët e Unionit janë shprehur se “ne kemi bërë gabime, nuk kemi parë sa duhet, kjo duhet të bëhet më mirë.” Ata kanë bërë të ditur, se do të marrin masa të forta për të mos pasur raste të tilla në të ardhmen, si për shembull krijimin e një kodi sjelljeje, “që kalon përtej asaj, se çfarë pritet nga anëtarët e Bundestagut gjerman.”

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afera me maskat deputete gjermane afera me maskat deputete gjermane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet