LIVE UPDATES
Aktualitet

Fushata zgjedhore europiane – po a ka vërtet fushatë?

8 Maj 2019, 07:35 Nga DOSJA
Fushata zgjedhore europiane – po a ka vërtet fushatë?

Zgjedhjet për Parlamentin Europian nuk janë ndonjë temë që i prek thellë zemrat e publikut të BE. Vetëm 43% e 445 milionë qytetarëve dhanë votën e tyre në vitin 2014 për Parlamentin Europian. Edhe kësaj here nuk pritet ndonjë pjesëmarrje më e lartë, thonë ekspertët. Pjesëmarrja në zgjedhje ka rënë vazhdimisht që nga viti 1979, nga zgjedhjet e para direkte për Parlamentin Europian.

Secili për vete

Mobilizimi i votueseve dhe votuesve për Europën duket se nuk është i lehtë. Po ashtu në 28 vendet anëtare nuk zhvillohet një fushatë e njësuar ashtu si edhe partitë nuk janë njësoj. Në të gjitha 28 vendet anëtare secili lufton për vete, sepse votimi bëhet sigurisht në bazë të rregullave kombëtare. Nuk ka një ligj europian votimi. Kandidatin kryesor të partive popullore europiane, Manfred Weber mund vërtet ta votosh vetëm në Gjermani, sepse qytetari me shtetësi gjermane, Weber mund të kandidojë vetëm në Gjermani. Madje edhe në Gjermani, vetëm një çerekut të të anketuarve i thotë diçka emri Manfred Weber. Pllakate të njëjta në Europë, sllogane zgjedhore njësoj, dhe spote televizive, siç shihen në zgjedhjet për parlamentet e vendeve zor se gjen. Më 15 Maj do të jepet i vetmi debat televiziv i kandidatëve kryesorë për postin e presidentit të Komisionit Europian, i cili organizohet nga televizionet publike në BE. Por as ky debat nuk jepet kudo drejtpërdrejt.

Vetëm në pak shtete anëtare, – Itali, Francë, Gjermani, Holandë, – takohen kandidatët e partive europiane në debate përballë njëri-tjetrit. Dueli i parë nga dy duele në Gjermani mes kandidatit Manfred Weber nga PPE dhe holandezit Frans Timmermans nga socialdemokratët zhvillohet me regjistrim nga ARD të martën (07.05).

Në Bruksel madje ka dyshime nga ekspertët për konceptin e kandidatëve kryesorë, sepse as Weber dhe as Timmernmans nuk i kanë të mëdha shanset për t’u zgjedhur në fund në krye të Komisionit Europian. Manfred Weber ka nevojë për një koalicion të gjerë me socialdemokratët, liberalët dhe ndoshta edhe të Të Gjelbrit për t’u zgjedhur si presidenti i KE. Frans Timmermans ka akoma më pak shanse para rrudhjes gjithnjë e më të madhe të grupit parlamentar socialdemokrat. Më shumë gjasa ka që krerët e shteteve dhe qeverive të BE, që kanë të drejtën e propozimit, në fund të bien dakord për një kandidat tjetër, ose kandidate për herë të parë.

Zgjedhje vendimtare

Shumë politikanë europianë i kanë deklaruar këto zgjedhje si “zgjedhje vendimtare”, ndër ta edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, që në fillim të fushatës zgjedhore madje iu drejtua me një apel 28 shteteve anëtare për reformim themelor të BE që është e kërcënuar.

Si kundërpol i Macronit liberal organizohen populistët në BE, ndryshe nga zgjedhjet e tjera europiane, me më tepër eficiencë dhe në plan më të gjerë. Nën drejtimin e radikalit të djathtë, ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini po ngrihet një aleancë e populistëve të djathtë nga Italia, Franca, Gjermania, Austria deri në Hungari. Sipas ekspertëve zgjedhorë ata mund të mbledhin votat e të zemëruarve dhe mund të arrijnë të marrin deri në 20% të vendeve në Parlamentin Europian.

Këshilltar i radikalëve të djathtë është strategu i fushatës së Trumpit, Steve Bannon, që e ndihmoi edhe Trumpin të ngjitet në postin e presidentit. Në verën e vitit të kaluar, Bannon tha se partive tradicionale në Europë u mungon “entuziazmi, fuqia dhe rinia” që të rezistojnë në fushatë. Bannon dhe Salvini duan ta ndryshojnë radikalisht nga brenda BE. A do të fitojnë ata më shumë elektorat në këto zgjedhje?

28 herë zgjedhje europiane

Në të 28 fushatat zgjedhore të veshura me flamurin europian, temat janë të ndryshme. Në Gjermani psh. luan rol tatimi mbi dioksidin karbonik, filtrat e uploadimit apo e ardhmja e koalicionit me bazë të gjerë në Berlin. Në Hungari fushata europiane zhvillohet vetëm për atë, se si mund të zmbrapsen migrantët dhe si mund të mbahet lart krishtërimi. Në Itali zgjedhjet janë një test, se sa fort do të arrijë të zgjerojë elektoratin Lega në zgjedhjet kombëtare. Kur do ta kërkonte Salvini prishjen e koalicionit me “Pesë Yjet” dhe të bëhej vetë kryetar qeverie?

Në Spanjë zgjedhjet europiane shihen thjesht si raundi tjetër i zgjedhjeve parlamentare që sapo u zhvilluan. Në Belgjikë nuk flet njeri për Europën, sepse në të njëjtën ditë votohet parlamenti kombëtar. Në Çeki janë reforma e të drejtës së autorit dhe filtri upload tema që debatohen. Në Poloni zgjedhjet shihen si test për përballjen kombëtare mes populistëve të PiS dhe opozitës së moderuar. Në Sllovaki nuk ka ndonjë interes për zgjedhjet europiane. Në Britaninë e Madhe, zgjedhjet europiane që nuk i donte kush, kthehen në test për Brexitin.

Më pak para për Europën

Por a janë partitë europiane kaq të pafuqishme siç i përshkruan Steve Bannon? Një vështrim tek shifrat nga zgjedhjet e fundit të thotë, se partitë europiane të bashkuara japin pak para për fushatën zgjedhore europiane. Partitë popullore europiane, PPE përreth Manfred Weberit kanë dhënë vetëm 1,67 milionë euro si shpenzime për fushatën. Liberalët vetëm 260.000 euro. Në Gjermani partitë tradicionale, CDU dhe socialdemokratët japin më shumë, afërsisht 11 milionë euro, e megjithatë kjo shumë është sa gjysma e asaj që shpenzohet për zgjedhjet kombëtare.

Por çfarë u intereson vërtet njerëzve në BE. Parlamenti Europian e teston situatën në sondazhe të opinionit, si eurobarometri. Ekonomia, papunësia e të rinjve, migrimi, ndryshimi i klimës shihen si temat më të rëndësishme nga qytetarët e BE. Shumica e njerëzve në këto vende, sipas një sondazhi të shkurtit 2019, kërkon të qëndrojë në BE, me përjashtim të britanikëve, çekëve dhe italianëve. Mesatarisht 61% e qytetarëve europianë thonë se BE është pozitive për vendin e tyre.

Marrë DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushata zgjedhore europiane situata në gjermani fushata zgjedhore europiane situata në gjermani

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen