LIVE UPDATES
Bota

Gara e Rusisë për vaksinën Covid-19, ngre shqetësime në Perëndim

8 Gusht 2020, 09:17 Nga DOSJA
Gara e Rusisë për vaksinën Covid-19, ngre shqetësime në

RUSI- Rusia njoftoi me krenari se është gati të bëhet vendi i parë që do të miratojë një vaksinë kundër COVID-19 dhe se ka në plan të nisë vaksinimin masiv në muajin tetor, por pa përfunduar ende provat. Shkencëtarët në mbarë botën kanë dhënë alarmin se kjo mund të ketë pasoja, raporton VOA.

Moska po e propagandon këtë si një fitore sikurse ajo me Sputnikun, duke iu referuar lëshimit nga Bashkimi Sovjetik të satelitit të parë në botë në vitin 1957. Por injeksionet eksperimentale me vaksinën kundër COVID-19 nisën më pak se dy muaj më parë tek disa dhjetëra njerëz dhe nuk ka asnjë provë shkencore të botuar që mbështet futjen e vonë të Rusisë në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër virusit dhe aq më pak që të shpjegojë se pse ajo duhet të konsiderohet si kryesuese e garës.

“Jam i shqetësuar që Rusia po i bie shkurt dhe vaksina që do të dalë mund të jetë jo vetëm e paefektshme, por edhe e pasigurte”, thotë Lawrence Gostin, një ekspert i ligjit ndërkombëtar për shëndetin publik në universitetin “Georgetown”.

“Nuk funksionon kështu. … Provat klinike janë ato që kryen të parat. Kjo është vërtet e rëndësishme”, shton ai.

Sipas Kirill Dmitriev, kreut të Fondit rus të Investimeve Direkte, një vaksinë e zhvilluar nga instituti kërkimor “Gamaleya” në Moskë mund të miratohet brenda disa ditësh, përpara se shkencëtarët të përfundojnë atë që është quajtur faza e tretë e studimit. Studimi i fazës përfundimtare, që zakonisht përfshin dhjetëra mijëra njerëz, është mënyra e vetme për të provuar nëse një vaksinë eksperimentale është e sigurt apo nëse vërtet funkionon.

Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha se anëtarëve të “grupeve në rrezik”, siç janë punonjësit e mjekësisë, mund t’u ofrohet që ta bëjnë vaksinën këtë muaj. Ai nuk sqaroi nëse ata do të ishin pjesë e studimit të fazës së 3-të, që thuhet se do të përfundojë pasi vaksina të marrë atë që quhet “miratimin me kusht”.

Zëvendës Kryeministrja Tatyana Golikova premtoi se në shtator do të nisë “prodhimin industrial” të vaksinës dhe zoti Murashko tha se vaksinimi masiv mund të fillojë që në muajin tetor.

Doktor Anthony Fauci, specialisti kryesor i sëmundjes infektive në SHBA vuri në dyshim javën e kaluar qasjen e shpejtuar të disa vendeve: “Shpresoj që kinezët dhe rusët ta testojnë vërtet vaksinën përpara se ta shpërndajnë në masë, sepse pohimet se ekziston një vaksinë gati për t’u shpërndarë përpara se të testohet, përbëjnë në rastin më të mirë një problem”, tha ai.

Pikëpyetjet lidhur me vaksinën që po zhvillohet nga Rusia, vijnë ndërsa muajin e kaluar SHBA-ja, Britania dhe Kanadaja akuzuan Rusinë se po përdorte hakera për të vjedhur hulumtime rreth vaksinave nga laboratorët perëndimorë.

Të qenit i pari në garën për prodhimin e një vaksine është çështje prestigji kombëtar për Kremlin ndërsa përpiqet të mbrojë imazhin e Rusisë si një fuqi globale e aftë për të garuar me SHBA-në dhe Kinën. Nocioni i të qenit “i pari në botë” mbizotëroi mbulimin që i bënë mediat shtetërore këtyre përpjekjeve, ndërsa zyrtarët qeveritarë vlerësonin përfundimet e fazës së parë të testimit.

Në prill Presidenti Vladimir Putin urdhëroi zyrtarët rusë që të shkurtojnë kohën e provave klinike për një larmi ilaçesh, përfshirë vaksinën e mundshme kundër koronavirusit.

Sipas Bashkimit të Organizatave ruse mbi Provat Klinike urdhri vendosi “një kufi të pakuptueshëm” për shkencëtarët të cilët si rezultat “u bënë pjesë e garës së çmendur, duke shpresuar të kënaqin ata që janë në pushtet”. Shoqata i ngriti shqetësimet fillimisht në fund të muajit maj, kur profesor Alexander Gintsburg, drejtuesi i institutit “Gamaleya”, tha se ai dhe studiues të tjerë e kishin testuar vaksinat tek vetja e tyre.

Masa ishte një “shkelje e hapur e themeleve mbi të cilat janë ngritur hulumtimet klinike, shkelje e ligjit rus dhe rregulloreve ndërkombëtare të pranuara në mënyrë universale”, tha grupi në një letër të hapur drejtuar qeverisë, duke u bërë thirrje shkencëtarëve dhe zyrtarëve shëndetësorë që t’i përmbahen standardeve të testeve klinike.

Provat klinike në njerëz filluan më 17 qershor me 76 vullnetarë. Gjysma u injektuan me një vaksinë në formë të lëngshme dhe gjysma tjetër me një vaksinë në formë pluhuri që tretet.

Gjysma e parë e vullnetarëve u rekrutuan nga ushtria, gjë që ngriti shqetësimin se ushtarakët mund të jenë nën presion për t’u bërë pjesë e testeve. Disa ekspertë thonë se dëshira e tyre për një paraqitje të mirë mund të ndikojë tek gjetjet.

“Nuk është rastësi që njoftimet që shohim në media në lidhje me provat klinike tek ushtarakët thonë se askush nuk kishte ndonjë efekt anësor, ndërsa tek grupi tjetër u raportuan disa”, tha Vasily Vlassov, një ekspert i shëndetit publik në Moskë.

Ndërsa provat klinike u shpallën të përfunduara dhe me njoftimin për miratimin e rregulloreje të dyshimtë javën e kaluar, janë ngritur pikëpyetje në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës. Garancitë e qeverisë se ilaçi prodhoi reagimin e dëshiruar të imunitetit të njeriut dhe se nuk ka shkaktuar asnjë efekt domethënës anësor, nuk ishin aq bindëse pa të dhëna shkencore të publikuara që përshkruanin gjetjet. Organizata Botërore e Shëndetit tha se të gjitha vaksinat potenciale duhet të kalojnë fazat e plota të testimit përpara se të nxirren në qarkullim. “Ka praktika dhe udhëzime të miratuara”, tha zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier të martën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tatyana golikova vaksin kunder covid-19 tatyana golikova vaksin kunder covid-19

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron