All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Gara për Durrësin, Hoti: Do të kthej bashkinë në favor të qytetarëve

10 Shkurt 2022, 17:51 Nga DOSJA
Gara për Durrësin, Hoti: Do të kthej bashkinë në favor
All - Paragraf - 1

DURRËS- Kandidati për kryetar të bashkisë së Durrësit nga ana e Partisë Demokratike, Luan Hoti ka nisur fushatën elektorale. Gjatë takimit me banorë të Durrësit, Hoti tha se qëllimi i tij është që të kthejë administratën lokale si dhe bashkinë në favor dhe funksion të qytetarit. Ai gjithashtu tha se prioritetet e tij kryesore për Durrësit janë pastrimi i qytetit, përmirësimi i transportit publik si dhe dëmshpërblimet për tërmetin.

Fjala e Hotit: 

Të dashur qytetarë dhe qytetare. Të dashur demokratë. Unë jam Luani. Me shumicën prej jush njihemi personalisht, kemi shtrënguar duart, kemi shkëmbyer mendime, jemi përpjekur, kemi shpenzuar kohë e energji, kemi arritur fitore dhe kemi pësuar humbje, por një gjë nuk e kemi bërë kurrë: nuk jemi dorëzuar. Më vjen mirë që ta rithem sot para jush se kam qenë gjithnjë pjesë e Partisë Demokratike, që nga anëtar i thjeshtë dhe deri tek drejtimi i saj në Durrës. Drejtimin e Partisë Demokratike e kam konsideruar që prej ditës së parë një përgjegjësi të madhe sepse qyteti ynë ka qenë dhe duhet të mbetet vendi ku demokratët kanë treguar dhe do tregojnë forcën, vendosmërinë dhe bashkimin mbi çdo interes në funksion të demokracisë, demokratëve dhe qytetarëve.

Sfida e kandidimit për kryetar bashkie është një tjetër përgjegjësi e madhe. Këtë herë, na duhet që së bashku të tregojmë që vlerat dhe kontributi ynë për Durrësin do jenë më të forta se çdo bashkim antivlerash që e kanë shkatërruar këtë qytet. Gjatë 20 viteve të fundit qyteti është administruar në formën më të keqe të mundshme. Sot kemi një qytet, i cili është vështirësisht i jetueshëm, i papastër, me trafik të rënduar, pa hapësira të gjelbra, me shërbime të cunguara dhe të papërshtatshme dhe pa asnjë vizion për të ardhmen. Qëllimi ynë është ta kthejmë bashkinë dhe administratën lokale në funksion të qytetarit. Një gjë është e qartë: Qyteti bëhet më i jetueshëm, më i bukur dhe më i mirë nëse vendimmarrjet i bëjnë qytetarët. Kjo është arsyeja pse veprimi i parë në drejtimin e Bashkisë do të jetë fillimi i konsultimit masiv publik për çështjet kryesore të qytetit. Konsultimi i parë me qytetarët do të jetë për Velierën. Vijimësia e këtij projekti dhe qëndrimi i Bashkisë në lidhje me këtë projekt do t’i nënshtrohet mendimit dhe vullnetit të qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë dhe e gjithë Bashkia do të jenë vetëm zbatuesit e këtij vullneti. Vizioni im për qytetin është i qartë por unë jam edhe një njeri me këmbë në tokë. E di që si fillim kemi një vit kohë. Por kur ka vullnet të mirë pengesat janë të tejkalueshme. Punët e mëdha nisin nga të voglat. Si njohës i problematikës së Durrësit, halleve dhe problemeve më shqetësuese për qytetarët kam menduar dhe studiuar për të gjetur se ç’mund të bëhet për një vit.

Do të ndërhyjmë menjëherë për të korrigjuar dhe përmirësuar situatën e trafikut dhe të transportit urban. Policia Bashkiake do të disiplinojë në mënyrë të vazhdueshme, dhe veçanërisht gjatë orëve më të ngarkuara, trafikun në 4 arteriet kryesore të qytetit. Do të mbikëqyrim në përditshmëri zbatimin e kontratave nga shoqëritë e transportit urban me qëllim respektimin e orareve, itinerareve, çmimeve dhe aksesit të qytetarëve në marrjen e aboneve. Fokus të veçantë dhe të menjëhershëm do të marrë pastrimi i qytetit. Do ndërhyjmë në dy elementë kryesorë. Së pari të dyfishojmë oraret dhe shpeshtësiinë e pastrimit në zonat me sasi më të madhe të prodhimit të plehrave dhe
së dyti të menaxhojmë më mirë burimet njerëzore të disponueshme për pastrimin me themel të çdo hapësire të qytetit.

Nisur nga gjendja e krijuar në verën e vitit 2021, gjatë së cilës qyteti u mbulua nga plehrat do të hartojmë plane paraprake dhe efektive për situata emergjente me qëllim që të mos lejojmë që e njëjta gjendje të përsëritet. Në fund të vitit të kaluar Bashkia Durrës miratoi me vendim të Këshillit Bashkiak paketën e re fiskale për vitin 2022, paketë e cila ka shtuar barrën financiare që të gjitha bizneset, veçanërisht ato të mëdhatë, duhet të përballojnë. Brenda 100 ditëve nga marrja e detyrës Bashkia do të fillojë një konsultim masiv publik me të gjitha kategoritë e bizneseve, duke filluar nga shitësit ambulantë e deri tek bizneset e mëdha me qëllim krijimin e një pakete fiskale, e cila të jetë në përputhje jo vetëm me nevojat e Bashkisë por edhe në përputhje me shërbimet që përftohen nga biznesi dhe kapacitetet financiare të këtij të fundit.

Do të ngulmojmë që programet e dëmshpërblimit për të gjithë të prekurit nga tërmeti i vitit 2019 jo vetëm të vijojnë por të përfundojnë brenda 200 ditëve. Nuk do të lejojmë më që këto fonde të përdoren si mekanizma presioni për marrjen e votës, siç ndodhi ne zgjedhjet e prillit te kaluar dhe po vazhdon te ndodhë dhe sot. Dëmshpërblimet dhe fondet për tërmetin do të kthehen në një të drejtë legjitime dhe të përfituar nga të gjithë. Urbanizimi përfundimtar i zonës periferike të qytetit, duke përfshirë ish-Kënetën, Spitallën, Shkozetin dhe Unazën e Plazhit është një nga projektet tona kryesore.

Njësitë administrative dhe zhvillimi i zonave rurale me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen e sektorit bujqësor, rritjen e aksesit të produkteve bujqësore në tregun qytetas janë prioritet kryesor i joni. Krjimi i hapësirave për çerdhe, kopshte dhe shkolla në këto zona, si dhe mbyllja përfundimtare e atyre problemeve që trashëgohen nga një mandat në tjetrin, ka për qëllim ngritjen e këtyre zonave në të njëjtin nivel jetese me pjesën tjetër të qytetit. Brenda 100 ditëve të para, bashkia do të vërë në funksion të gjithë mekanizmat ligjorë dhe do të ndërmarrë të gjithë hapat administrativë që të gjithë objektet e banimit në bashkëpronësi të caktojnë administratorë. Ne do të hartojmë rregulloret tip për administrimin e banesave të përbashkëta, të cilat do t’u vihen në dispozicion të gjithë qytetarëve dhe administratorëve të pallateve.

Sektori i turizimit është dhe do të mbetet edhe në të ardhmen një nga burimet më të mëdha financiare të qytetit. Bashkia do të ofrojë çdo ndihmë të mundshme për të gjitha kategoritë e operatorëve dhe bizneseve që operojnë në fushën e turizmit. Do të ndërmerren të gjitha veprimet administrative për fillimin e sezonit turistik në kohën më të shpejtë të mundshme. Do të përmirësohet menaxhimi i hapësirave për plazhe publike dhe ofrimi i shërbimeve për të gjithë ata qytetarë që do të zgjedhin plazhet publike si alternativë e pushimeve të tyre. Të gjithë si qytetarë të Durrësit e ndjejmë mungesën e hapesirave të gjelberta në qytet. Rifitimi dhe krijimi i zonave të reja të gjelbëruara dhe parqeve të lojrave për fëmijë është një nga projektet tona më të rëndësishme. Kjo synohet edhe në njësitë administrative, kryesisht me parqe lojrash dhe ambiente sportive, aq të munguara për fëmijët e këtyre zonave.

Do të përmirësojmë aksesin e të rinjve në të gjithë infrastrukturën dhe sipërfaqet publike të administruara nga Bashkia. Do të propozojmë programe mbështetëse për Start Up-et në nivel lokal me një fokus të veçantë në sektorin e turizimit, agriturizmit dhe teknologjive të informacionit. Bashkia do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë për të përmirësuar aksesin e të rinjve, në tregun e ambienteve me qera. Një ndër projektet e menjëhershme do të jetë ai i ndërtimit të Kampusit Universitar dhe të godinave rezidenciale për studentët. Do të krijojmë ambiente të dedikuara për moshën e tretë. Kjo moshë ka mbetur në vijimësi jashtë vëmendjes së Bashkisë. Sot Durrësi ka vetëm një Qendër Rezidenciale, e cila funksionon mbi baza ditore dhe që është në kushte të mjerueshme. Në bashkëpunim më shoqërinë civile dhe me aktorët e vullnetshëm për të kontribuar do të krijojmë hapësira dhe ambiente për moshën e tretë, Do t’u japim nënave, baballarëve tanë dhe gjyshërve të fëmijëve tanë mundësinë të japin kontributin e tyre aktiv në jetën e qytetit nëpërmjet programeve të ndryshme sociale.

Sfida jonë është ndryshimi rrënjësor i modelit, me të cilin Bashkia e Durrësit nuk është administruar, por është përdorur nga kryetarët e majtë të 20 viteve të fundit. Projekti ynë ka si objektiv kryesor kthimin e Bashkisë në shërbim të qytetarëve. Në Bashkinë e drejtuar nga Partia Demokratike kryefjala do të jetë qytetari dhe vetëm qytetari. Vullneti dhe interesat e qytetarëve të Durrësit dhe të të gjitha Njësive Administrative të kësaj Bashkie do të jenë ylli polar që do të udhëheqë të gjithë aktivitetin tonë. Në përfundim nuk kam se si të mos them dy fjalë për të gjithë demokratët. Partia Demokratike është familja jonë e madhe. Si në të gjitha shtëpitë dhe në të gjitha familjet e mëdha, ka edhe grindje, edhe hatërmbetje, edhe kundërshti. Ka edhe mendime dhe qëndrime të ndryshme.

E rëndësishme është të mos harrojmë kurrë që themelet e kësaj familjes sonë politike janë të forta dhe parimet mbi të cilat ajo u ngrit dhe funksionon do të mbeten të palëkundura. Partia Demokratike është dhe mbetet frymë, ideal, parime, vullnet. Beteja jonë është me kundërshtarin politik, me modelin e dështuar që ka sjellë qytetin tonë të dashur në gjendjen e tij sot. Beteja jonë është për të gjithë demokratët dhe për të gjithë qytetarët. Duke ju respektuar për qëndrimet tuaja unë sot ju ftoj të bashkoheni rreth Partisë Demokratike, të bashkoheni rreth meje për të treguar se jemi të denjë për besimin e qytetarëve të Durrësit, për të gjithë ata që duan një të ardhme më të mirë, pavaresisht bindjeve politike, sepse ne kemi projektin më të mirë. Kemi projektin fitues për t’ia kthyer këtë qytet qytetarëve të tij.
Për Partinë Demokratike, Për Durrësin, Për të Ardhmen, Të gjithë bashkë për fitoren! Ju faleminderit!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan hoti zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 luan hoti zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri