LIVE UPDATES
Politike

Garancia sovrane, Tabaku: 50% të totalit të kredive e përfituan oligarkët, fasonet dhe hoteleri-turizmi u detyruan të largo

13 Korrik 2020, 09:48 Nga DOSJA
Garancia sovrane, Tabaku: 50% të totalit të kredive e përfituan

TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetes, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me skemën e garancisë sovrane. Duke iu referuar një studimi të BIRN, sipas Tabakut 50% të kredive të miratuara nga fondi i garancisë e kanë përfituar 10 oligarkët e lidhur me qeverinë, të cilët kanë koncesionet kryesore.

Më tej ajo shton, se ndërsa oligarkët përfituan nga garancia sovrane 2 miliardë lekë, shumë biznese u detyruan të largonin qindra punonjës për shkak të vështirësive ekonomike.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Kryeministri në ikje e ka vënë çdo gjë të ekonomisë së vendit në funksion të një grushti oligarkësh. Ata përfitojnë gjithçka, ndërsa qytetarët dhe bizneset e tjera janë lanë të vetëm në përballjen me me krizën ekonomike më të rëndë të 20 viteve të fundit.Pasi i izoloi dhe mbylli bizneset për tre muaj me radhë pa u dhënë as ndihmën e merituar, ndryshe nga vendet e rajonit, qeveria refuzon edhe sot e kësaj dite t’i mbështesë siç duhet financiarisht. Nën presionin e një krizë të dyfishtë ekonomiko-shëndetësore, Rama vazhdon të kujdeset posaçërisht duke mbrojtur 10 oligarkët e tij, me të cilët ka plaçkitur Shqipërinë dhe taksat e shqiptarëve për 7 vite rresht. Sipas të dhënave të paraqitura dhe nga një hetim i thelluar nga BIRN rezulton se 50% e kredive të miratuara nga fondi i garancisë, u përkasin të dyshuarve të përhershëm, oligarkëve. Kreditë e miratuara nga bankat e nivelit të dytë, si pasojë e Fondit të Garancisë Sovrane kapin vlerën e 3.9 miliardë lekësh. Nga të cilat 10 kompani që kanë koncesionet kryesore në Shqipëri kanë përfituar 2 miliardë lekë apo rreth 50% të totalit të këtyre kredive. Por ndërsa oligarkët e PPP-ve përfitojnë nga kjo garanci sovrane, sipërmarrje si fasoneritë apo hoteleri turizmi që u detyruan te largonin me qindra punonjës nga puna nuk kanë përfituar asgjë. Kjo, nuk është rastësi, pasi Edi Rama që prej ditës së parë të pushtetit ka pasur një qëllim – të jetë në funksion të një pakice. Prandaj sot, shumica e qytetarëve të vendit e gjejnë veten më të varfër se sa dje, sipërmarrja e ndershme e gjen veten ose peng të gjobëvënësve tatimorë në prag falimenti, ose ul qepenat. Disa herë në mënyrë të përsëritur Partia Demokratike kërkoi që të pezullohen pagesat prej 120 mln euro për PPP. Edi Rama jo vetëm që i pagoi ato për çdo ditë në kulmin e pandemisë, por ndërsa mijëra qytetare humbën dhe po vazhdojnë të humbasin vendet e punës, kryeministri në ikje po i shndërron të njëjtët përfitues edhe në përfituesit kryesor lë të garancisë sovrane, që mbulohet me paratë e taksapaguesve. Sot ekonomia shqiptare po përjeton një nga periudhat më të vështira të 20 viteve të fundit. Të ardhurat në buxhet mungojnë, borxhi është rritur, bizneset po falimentojnë masivisht dhe janë lënë jetimë nga qeveria. Atëherë kur duhet më shumë, qeveria zgjedh sërish të jetë me pakicën. Të gjitha raportet ndërkombëtare e cilësojnë qeverinë shqiptare si shkaktare të kësaj krize. Qartësisht Rama punon vetëm për dy grupe: kriminelët dhe oligarkët. Prandaj Edi Rama bën gjithçka qe Shqipëria të mos dalë nga kthetrat kriminalo-korruptive të tij. Shqipëria nuk mund të jetë pengu i një njeriu të kapur në kurthin e pushtetit kriminal dhe korruptiv. Të gjitha sondazhet tregojnë se Edi Rama është pakica. Shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë zgjedhur ndryshimin dhe duan një qeveri normale që i shërben shumicës së heshtur dhe punëtore duke i dhënë përgjigje pakicës që vjedh dhe shurdhon shqiptarët me propagandë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grancaia sovrane jorida tabaku grancaia sovrane jorida tabaku

Sondazh

Poll
Politike 12 Korrik 2020, 09:58

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish lidhur me raportin e fundit të “Moody-s”. Në një status në rrjetet e saj socia...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet