LIVE UPDATES
Bota

Garë për Hënën: SHBA e ka me ngut, po Rusia?

18 Prill 2019, 16:52 Nga DOSJA
Garë për Hënën: SHBA e ka me ngut, po Rusia?

Në ligën jozyrtare të fuqive kryesore të hapësirës desh u fut së fundi edhe Izraeli. Por ky vend nuk arriti të kthehej në një nga vendet e tjera që kanë zbritur në Hënë pas SHBA, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës. Anija kozmike “Beresheet” u rrëzua për shkak të problemeve me motorin. Por, siç thonë disa vëzhgues tentativa izraelite tregon se ekziston “një garë e re për Hënën”. 

Garën e parë të zhvilluar gjysmë shekulli më parë e fitoi SHBA, kur në korrik 1969 austronautët e parë amerikanë zbritën në Hënë. SHBA kërkon tani të bëjë sërish një zbritje në Hënë, dhe kërkon ta bëjë sa më shpejt. Në fillim të muajit mars, zëvendëspresidenti Mike Pence, i dha si detyrë autoriteteve amerikane të hapësirës, NASA, që brenda pesë vjetëve të dërgojnë sërish amerikanë në Hënë. Nëse NASA nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë qeveria amerikane do të ngarkojë me këtë detyrë sipërmarrjet private, paralajmëroi Pence. Ai tha se SHBA ndodhet në garë që në vitet gjashtëdhjetë. Se me kë, ai nuk e tha.

Konkurrencë me Kinën dhe Elon Musk

Ramon Lugo, drejtor i Institutit Hapësinor të Floridës (FSI) nga Universiteti i Orlandos, mendon se Pence kishte parasysh rivalitetin mes SHBA dhe Kinës. Eksperti thotë, se është e qartë se Kina ka një program për Hënën. Përveç kësaj midis SHBA dhe Kinës ekziston “një garë në shumë sektorë teknologjie”, thotë Lugo. Në muajin janar të këtij viti kinezët arritën të dërgonin me sukses një anije kozmike në anën tjetër të Hënës.

Lugo, i cili ka punuar për një kohë të gjatë për NASA-n, mendon se nuk është e mundur, që Rusia të jetë rivale me SHBA për marrjen e Hënës, megjithë fluturimet e bëra me sukses në stacionin ndërkombëtar të hapësirës (ISS). Sipas tij, me “Garën për Hënën”, SHBA i bën në njëfarë mënyre konkurencë vetvetes. Sepse ekziston ndërkohë një garë midis NASA-s dhe firmave private, si SpaceX dhe Elon Musk.

Planet e Pence-s, që të fluturohet sërish në Hënë deri më 2024, Lugo i vlerëson si tepër optimiste. Ai thotë se në pesë vitet e ardhshme ekziston mundësia e fluturimit të astronautëve në orbitën e Hënës, por një zbritje tek satelitët rreth tokës do të jetë e mundur vetëm në vitin 2030. Kjo gjë mund të ndodhë më shpejt në kohë, nëse NASA përdor raketat e firmës private Elon Musk, që janë krijuar për fluturim në Mars. Por kushtet e Hënës dhe të Marsit janë të ndryshme, thotë eksperti.

A merr pjesë Rusia në garë?

Andrej Ionin nga Akademia ruse e kozmonautikës mendon se nuk ekziston “Gara për Hënën”. Deklarata e Pence është “e motivuar nga politika e brendshme”. Sfondi ka të bëjë me përgatitjet e kandidaturës për president për vitin 2024, megjithëse Pence nuk i ka shprehur zyrtarisht ambiciet për këtë post. Megjithatë, eksperti rus nuk e përjashton mundësinë e zbritjes në Hënë pesë vjetët e ardhshme, si një “projekt unik”. Por as Rusia as Kina nuk do të merrnin pjesë në “Garën për Hënën” të thirrur nga SHBA. Moska nuk është në gjendje financiare dhe nuk ka as teknologjinë e duhur për ta bërë këtë, thotë Ionin.

Megjithatë studimet e Hënës vazhdojnë në Rusi. Që nga mesi i muajit mars, në Rusi është duke u zhvilluar një eksperiment katër mujor, Sirius -19, për simulimin e fluturimit në Hënë. Në të marrin pjesë kryesisht shkencëtarë rus. Dhe në vitin 2021, organizata ruse e hapësirës “Roskosmos”, do të dërgojë në Hënë si në kohën e Bashkimit Sovjetik, një seri stacionesh automatike. Zbritja e kozmonautëve është planifikuar të paktën për 2030. Presupozohet se fluturimet për atje do të bëhen me anijen kozmike të papërfunduar ende “Federazija”, e cila do të ndihmohet nga raketa shumë e rëndë “Jenisej”, e sapo ndërtuar dhe  që pritet të lëshohet më 2028.

Europa pret sinjale të qarta

Thomas Jarzombek, deputet i Parlamentit gjerman dhe koordinator i qeverisë gjermane për fluturimet në hapësirë në ministrinë e Ekonomisë dhe energjisë, po ashtu nuk do të fliste për “Garë për Hënën”. “Amerikanët nuk duan që ta bëjnë këtë gjë të vetëm, por me një bashkëpunim të madh si në rastin e ISS, me Kanadanë, Europën dhe Japoninë,” shpjegon ai në një intervistë me DW. Ai shton: “Ne duam nga SHBA që të na thotë si do shkojnë punët”.

Ai nuk e përmend zëvendëspresidentin amerikan Pence. Megjithatë BE do patjetër të marrë pjesë në një projekt ndërkombëtar të NASA-s, projektin “Gateway”, për ndërtimin e stacionit hapësinor në Hënë. Ky projekt ndodhet aktualisht në planifikim. Edhe Rusia ka treguar interes. Por në fund të vitit të kaluar, shefi i “Roskosmos”, Dmitrij Rogosin, tha se Federata Ruse nuk do që të marrë pjesë në këtë projekt “në një rol të dorës së dytë”.

Pas përfundimit të programit Space Shuttle, SHBA ka dhjetë vjetë që nuk ka më mundësi të dërgojë astronautë tek ISS. Amerikanët janë të varur për këtë nga raketat ruse Sojus. Por amerikanët janë duke punuar për anijen kozmike me qëllime studimore “Orion”, me të cilën NASA ka lidhur planet e veta për Hënën. Fluturimi i parë provë është bërë më 2014. Stacioni hapësinor europian (ESA), ka krijuar për “Orion-in” një modul shërbimi për të furnizuar anijen kozmike me karburant dhe austronautët me ujë dhe oksigjen. Ajo u zhvillua kryesisht në Gjermani. “Për ne është sukses i madh, që të furnizojmë për herë të parë amerikanët me komponentë kritikë,” thotë Jarzombek.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hena luta per henen rusia shba hena luta per henen rusia shba

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen